Author: almakos

Mirsad Ziberi Pas skandalit hotline në mes të Musa Xhaferit si zavendëskryeministër nga njëra anë, dhe të Ermira Mehmetit nga ana tjetër si deputete shqiptare në Kuvendin e Republikës së Maqedinisë, po shof se e gjithë biseda nëpër mediat e informimit po bëhet vetëm për moralin dhe ndërgjegjen e njërës palë në këtë hotline bisedë, konkretisht vetëm për Ermirën!!?? A thua e rastësishme është kjo!!?? Nga ana tjetër e kemi edhe palën tjetër Musa Xhaferin i cili që nga viti 2002 mban postin si zavendëskryeministër njeriu i cili ka influencë në parti po thuaj se edhe ma…

Lexo më Shumë

Me siguri këto janë çastet më të vështira në jetën e Ermira Mehmetit. I janë sulur të gjithë: Burrat që lenë gjysmat e rrogave të tyre duke telefonuar linjat e kuqe apo në bordellet e Veleshi dhe kanë rastin të shtiren si të virtytshëm; ato gra, të cilat e kanë parë si konkurente reale apo virtual; dhe media që i gëzohet klikimeve, pa vrasje ndërgjegje se po ndihmon që të masakrohet. Askush nuk u morr me telefonuesin. Nuk merren pasi ai është “burrë”, dhe ka gjithë të drejtën të bëjë çfarë të dojë. Megjithëse nga të dy palët, ai ishte…

Lexo më Shumë

Shteti duhet fillimisht t’i ketë të hyrat e mjeteve ose, në variantin më të mirë dytësor, të jetë i sigurtë në dinamikën e mbledhjes së mjeteve, që të mund ta planifikojë shpenzimin. Kjo është njëra nga pyetjet escenciale që mediet duhet ta ofrojnë si përgjigje për publikun e tyre, gjegjësisht t’i pyesin organet kompetente dhe të marrin përgjigje për shikuesit, dëgjuesit dhe lexuesit e tyre. Shkruan: Svetlana Veljanovska, doc.dr. e të drejtës ndërkombëtare Аplikacioni që e publikoi ASHAM-i në ueb-faqen e saj ku nëpërmjet një numëruesi, në mënyrë ilustruese e paraqiste borxhin publik dhe rritjen e tij në kohë reale dhe…

Lexo më Shumë

Azbi NUREDINI Ajo që sot u publikua përmes të ashtuquajturat bomba për zv kryeministrin e qeverisë njëherësh përgjegjës për implementimin e drejtë të Marveshjes së Ohrit dhe deputetes së zgjedhur nga populli është tronditëse! Me këtë rast dua të apeloj te gjith ata që kanë ndikim dhe kan një normë njerzore ti shkarkojnë ti zhdukin menjëher këta faqe zi nga skena publike/politike. Po ashtu u bëj apel gjith ish ushtarve të UÇK-së që të distancohen publikisht nga kjo udhëheqje e prisht dhe nga bdi. Luftën e 2001-shit e bëmë kundër diskriminimit institucional të shqiptarëve dhe kundër gjith amoraliteteve politike,ndërsa tash…

Lexo më Shumë

Nga Francisco de Borja Lasheras Gjeopolitika është kthyer në Ballkanin Perëndimor. Përtej mjeteve klasike të pushtetit që funksionojnë, ka një konkurrencë për zemrat dhe mendjet e njerëzve në rajon në një kohë kur BE-ja duket në pamundësi për të menaxhuar krizat e saj, si dalja e mundshme e Britanisë dhe shtimi i eurofobisë, tha një raport i ri i publikuar në fillim të javës nga Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, ECFR. Raporti “Kthim te destabilitetit: Si migrimi dhe politikat e fuqive të mëdha kërcënojnë Ballkanin Perëndimor”, thotë se sondazhet e fundit konfirmojnë se në cepat e rajonit, si Serbia,…

Lexo më Shumë

(Shënime për librin me tregime “Princi i buzëqeshjes” i  Zija Çelës, Toena 2016) Nga Agim Baçi Buzëqeshja… Loti… Të falësh…. Nuk janë tri fjalë. Janë botë ku duhet të notojë njeriu për t’i dhënë kuptim hapave të tij. Zija Çela i ka sjellë personazhet dhe fabulat e 33 tregimeve të tij në këtë trekëndësh fjalësh, duke kërkuar të gjejë atë që na mban gjithnjë duke ecur, pa u ndalur, pa u ankuar nga rrëzimi dhe duke kërkuar “horizontmetrin”, siç e cilëson ai përmes personazhit të gjyshit  (tregimi “për gjyshin  dhe horizontin”) këmbënguljen për të parë përtej asaj që na rrokin…

Lexo më Shumë

(Shënime për përmbledhjen me proza të shkurtra “Perla” të Ardian –Christian Kyçyku) Nga Agim Baçi Ç’kuptim do të kishim vetëm dhe pa fjalën? Ardian –Christian Kyçyku vjen përmes prozave poetike, duke ndërtuar botën mes ëndrrës dhe tjetrit. “Ai”, “Ajo” dhe “Poeti”, vijnë dhe plotësojnë një trekëndësh me pyetjet e duhura dhe japin tablonë e asaj për të cilën kemi nevojë të bëjmë rrugëtimin e gjatë: Dashuri për  tjetrin dhe fjalën, që na mundëson ne të ecim në rrugëtimin që na takon me vetveten! Janë një akuarel fjalësh, të hedhur si një frymëmarrje njeriu pas një vrapimi, me gjuhë poezie, por…

Lexo më Shumë

Terorizmi është dhunë, por për cilën dhunë mund të themi se nuk është terorizëm, cila dhunë është “e mirë” dhe cila është “ e keqe” ? A është terorizmi ynë i arsyeshëm kurse terorizmi I të tjerëve ndaj neve-një vepër e tmershme ? Cka e definon terorizmin ? Lexova diku se sipas një hulumtimi që kanë bërë ekspertët të cilët e studiojnë dhe analizojnë terorizmin në përgjithësi, ekzistojnë tamam 109 definicione për terorizmin. Pra, fakti që në botë ka aq shumë definicione për terorizmin, do të thotë se ekzistojnë po aq qëndrime ndaj kësaj të keqe që po e dridh…

Lexo më Shumë

“Të rri apo të iki?” – dilema e zgjatur e qytetarëve të vendeve të Ballkanit. Rreth kësaj pyetjeje të vështirë për t’iu përgjigjur, rreth ëndrrës dhe shpresës, dhimbjes dhe dështimit, diskutuan tre autorët dje në panel: Ivan Landzhev, Luljeta Lleshanaku, Petar Matović. Për Luljeta Lleshanakun kjo është një dilemë e përgjithshme për shkrimtarët e Europës Lindore, pavarësisht se nuk mund ta quajmë një zgjedhje, sepse nuk varet prej nesh. Por në rastin e shkrimtarit, kjo zgjedhje është akoma më e vështirë për shkak të dy personaliteteve, që kundërshtojnë njëri-tjetrin: personaliteti i zakonshëm, ai në kërkim të një vendi që i…

Lexo më Shumë

Nga Adam Taylor Brukseli u godit të martën nga disa shpërthime vdekjeprurëse, ndërsa të gjitha të dhënat flasin për sulme terroriste të koordinuara. Kjo ngjarje ishte një kthesë shokuese, por për këdo që e ka parë nga afër kryeqytetin belg gjatë viteve të fundit, nuk ka vend për surpriza: ndërsa Brukseli njihej deri vonë si qendra e kulturës dhe politikës evropiane, reputacioni i tij është cenuar kohët e fundit për shkak të lidhjeve me ekstremizmin dhe skenarët e terrorizmit. Këto lidhje morën goditje javën e kaluar, kur autoritetet belge më në fund kapën terroristin e dyshuar Salah Abdeslam në Bruksel,…

Lexo më Shumë

Rufat ALILI Në shoqëritë që fillojnë të kalbëzohen, politika bëhet teatër. Klikat politike, të cilat e kanë gropuar sistemin demokratik që t’i shërbejnë pushtetit të korruptuar, sundojnë nëpërmjet imazheve dhe shfaqjeve. Në njërën anë ata publikisht shfaqin pakënaqësinë e tyre me qeverinë dhe bëhen me popullin, të cilin me shumë se një dekade të tërë e kanë nënçmuar, ndërsa në anën tjetër denjësisht janë të kapur për pushtetin dhe përfitimet e tij, madje shfaqin imazhin e sundimtarit te pakontrolluar. Në këtë teatër po sa ndizen dritat dhe fillon shfaqja e zgjedhjeve parlamentare, ata fillojnë ta lexojnë skenarin e përgatitur “patriotik”…

Lexo më Shumë

Me vëmendje të veçantë përcolla ngjarjen e së dielës ku Bashkimi Demokratik për Integrim shpalosi para qytetarëve draft-programin e vet zgjedhor për mandatin 2016-2020, duke u bërë thirrje qytetarëve që të përcjellin deri te kjo parti propozimet, idetë dhe komentet e tyre, në mënyrë që së bashku të hartojnë një program ku do të inkorporoheshin të gjitha ato propozime që do të konsideroheshin të dobishme dhe të mundshme në aspekt të realizimit. Gjatë gjithë kësaj kohe m’u kujtua dijetari gjerman Hederlin, i cili në kohën e tij thoshte që ne nuk jemi asgjë, por kërkesat tona janë gjithçka dhe mbi…

Lexo më Shumë