Author: almakos

Një postim bëri bujë nga G-Bani dhe Xheneta. Siç shihet ne postim, G-Bani gjendet në Kosovë dhe pranë tij shihet ish-banorja e ‘BBVK’ Xheneta Fetahu, shkruan Indeksonline. Duket se ky është një ‘diss’ për Gjestin pasi e njëjta ishte në lidhje me të ndërsa G-Bani u largua nga ‘BBVA’ pas sjelljes ndaj Gjestit. ‘Gezuar festën e Pavarësisë’, shkroi krahas fotografisë.

Lexo më Shumë

Me autorizim nga Prokuroria e Posaçme, familjarët e kryebashkiakut e Tiranës, Erion Veliajt, do të mund ta vizitojnë atë në paraburgimin në Durrës ku ai po qëndron me vendim të GJKKO-së. Kryebashkiaku i Tiranës, i cili u prangos në zyrën e tij më 10 Shkurt, u dërgua në paraburgimin e Durrësit më 13 Shkurt, një ditë pasi GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij. GJKKO nuk i ndryshoi masën kryebashkiakut Veliaj, ndërsa për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa u caktua masa e detyrimit të paraqitjes. Edhe ndaj 5 biznesmenëve, GJKKO la të njëjtën masë sigurie, atë të…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet ndaj çështjes së abuzimeve me fondet e SASPAC, për të cilat akuzohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Prokuroria e Posaçme ka ngritur 5 akuza, korrupsion pasiv i zyrtarëve, mashtrim, falsifikim, shkelje e barazisë në tendera dhe fshehje e pasurisë për Beqajn dhe të pandehurit, Ermal Kurtulaj, Bledar Leka, Gazmend Haxhia dhe Mira Topçiu. Ish-ministri Beqaj është arrestuar për dosjen e fondeve të SASPAC me urdhër të SPAK-ut në muajin korrik, kur dhe GJKKO e la në burg, kurse për çështjen e sterilizimit po ndiqet në gjendje të lirë. Në këtë dosje ka 8 persona nën akuzë, mes…

Lexo më Shumë

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për herë të parë ndaj akuzave të ngritura ndaj saj, se ka shpenzuar rreth 800 mijë euro online në veshje e bizhu të shtrenjta. Në reagimin e saj në rrjete sociale, Ajola Xoxa thekson se në 10 vite ka shpenzuar rreth 75 mijë euro, duke e quajtur si absurde shifrën që është nxjerrë në publik nga prokuroria. “Totali i blerjeve të mija online që përfshijnë veshje, produkte kozmetike dhe parafarmaceutike, aksesorë, etj. (duke mos përfshirë libra, tarifa dixhitale, abonime), është për 10 vite: 75’025 Euro në total (1.1.2015 –…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ka shkruar se kjo ditë paraqet festë për çdo shqiptarë.“Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës shpreh festën e çdo shqiptari, duke shënuar një rrugëtim të mundimshëm, por triumfues, drejt lirisë dhe pavarësisë.Si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, e shfrytëzoj këtë mundësi për ta theksuar partneritetin dhe marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore mes dy vendeve tona. Ndërtimi i shtetit të suskesshëm demokratik dhe integrimi i Kosovës janë betejat paqësore që qytetari kosovar meriton t’i fitojë!Urime 17 Shkurti i Pavarësisë së Kosovës!”, ka shkruar kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.…

Lexo më Shumë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka uruar popullin kosovar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Përmes disa postimeve në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka shprehur urimet e saj për ndjekësit kosovarë. “Urime Ditën e Pavarësisë vendit tim,” ka shkruar Rita Ora në një prej postimeve të saj. Përveç mesazhit, ylli i muzikës ka ndarë edhe një video të shkurtër, ku shihet duke kërcyer kur ishte fëmijë, duke sjellë kështu një moment nostalgjik nga vitet e saj të fëmijërisë.

Lexo më Shumë

Partia Demokratike, ka propozuar Besim Ndregjonin, kreu i ish të përndjekurve politikë, si emër për kandidat për Avokat të Popullit. Burimet për gazetarin Osman Stafa, bëjnë me dije se lidhur me këtë propozim, Partia Socialiste ende nuk ka një vendim. Kujtojmë se në seancën e sotme pritet votimi për Avokatin e ri të Popullit, teksa aktualisht në krye të kësaj detyre ndodhet Erinda Ballanca, mandati i së cilës i ka përfunduar në vitin 2022. Sakaq, mbetet për t’u parë nëse do të ketë një konsensus në vota në Kuvend për Ndregjonin, teksa për zgjedhjen e Avokatit të Popullit nevojiten 84…

Lexo më Shumë

Valbona Mhilli ditën e sotme (e diel) ka bërë një deklaratë të rëndë ndaj Gerta Gixharit. Ajo ka sjell disa gjëra nga jashtë në raport me gazetaren, duke i thënë se ‘dehet nëpër klube dhe se e ka parë duke flirtuar me të tjerë’, ndonëse është e martuar prej shumë vitesh. Kjo gjë e ka prekur tejet shumë Gertën, e cila ka reaguar në mënyrë të revoltuar. E njëjta u përlot derisa Rozana Radi dhe Laert Vasili janë munduar ta qetësojnë, duke i qëndruar pranë. “Po më prek në gjënë më të shtrenjtë që kam jashtë”, u shpreh Gixhari duke…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur urimet e tyre më të ngrohta me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Në një deklaratë të lëshuar nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ai theksoi rëndësinë e këtij momenti si një mundësi për të reflektuar mbi “qëndrueshmërinë, vendosmërinë dhe aspiratat e popullit të Kosovës.” “Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju shpreh urimet e mia me rastin e 17 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës – një rast për të reflektuar mbi qëndrueshmërinë, vendosmërinë dhe aspiratat e popullit të Kosovës”, thuhet në urimin e sekretarit Rubio.…

Lexo më Shumë

Kosova feston sot 17 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, një ngjarje historike që simbolizon luftën dhe sakrificat e popullit të saj për liri dhe vetëvendosje. Ngojë gjate këtyre 17 viteve, Kosova ka kaluar një rrugë të gjatë në procesin e shtetndërtimit. Festimet për nder të kësaj dite shfaqin vlerat për traditën e madhe historike që është shndërruar në identitetin e këtij vendi. Aktivitetet përkujtimore organizohen për të nderuar ata që kanë bërë sakrifica të mëdha në emër të lirisë. Aktivitetet e organizuara nga institucionet shtetërore fillojnë sot nga ora 08:00, me një mbledhje festive të Qeverisë së Kosovës. Kjo ngjarje…

Lexo më Shumë

Janë zbardhur detaje nga aksidenti tragjik në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, ku pas një përplasje me trafikndarëse udhëtarët dolën nga mjeti, por u përplasen nga një makinë tjetër, nga ku ndërroi jetë 28 vjeçari. Viktima dhe 3 të aksidentuarit ndodheshin në një furgon dhe po shkonin në punë, por furgoni që po udhëtonin është për plasur me trafikndarësen e autostradës. Më pas pasi furgoni është përplasur 4 persona që ndodheshin brenda tij kanë dalë të shohin dëmtimet, në ato momente një automjet ka ardhur me shpejtësi dhe i ka përplasur. 28-vjeçari Gëzim Muçaj ka…

Lexo më Shumë

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në seancë në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi ka ankimuar vendimin për sekuestron e celularit të saj. Ajo kërkon kthimin e celularit të saj, e cila u sekuestrua me urdhër të SPAK me datë 6 dhjetor 2024, pas një kontrolli në banesën dhe zyrën e saj.

Lexo më Shumë