Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore për zhvillohet në kushte dimri vende-vende nëpër rrugë të lagështa. Paraqitje të mjegullave me dukshmëri prej 50 deri në 100 metra ka në aksin rrugor Veles – Katllanovë dhe Tetovë. Në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh” janë realizuar fluturimet dhe aterimet e parashikuara me përjashtim për fluturimin nga Stambolli dhe drejt Stambollit, tregojnë të dhënat në internet faqen e koncesionarit të aeroporteve TAV Maqedoni. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht…
Author: almakos
Deputeti socialist, Alfred Peza është në qendër të vëmendjes pas bërjes publike të një blerje aksionesh në një bankë private në Tiranë. Ndaj tij, Inspektorati i Deklarimit të Pasurive nisi një hetim, të cilin deputeti e ka mirëpritur. Ai tashmë njihet si “miliarderi më i ri i maxhorancës”, deputeti i Elbasanit dhe gazetari i njohur i lajmit bëhet lajm vetë pasi zbulohet pasuria e tij marramendëse brenda një viti. Peza e konsideron të sajuar politikisht të gjithë historinë që qarkullon më medie, në lidhje me pasurinë e tij. Duke folur për “Top Story”, ai tha se sulmet ndaj tij janë…
Deputeti socialist, Alfred Peza është në qendër të vëmendjes pas bërjes publike të një blerje aksionesh në një bankë private në Tiranë. Ndaj tij, Inspektorati i Deklarimit të Pasurive nisi një hetim, të cilin deputeti e ka mirëpritur. Ai tashmë njihet si “miliarderi më i ri i maxhorancës”, deputeti i Elbasanit dhe gazetari i njohur i lajmit bëhet lajm vetë pasi zbulohet pasuria e tij marramendëse brenda një viti. Peza e konsideron të sajuar politikisht të gjithë historinë që qarkullon më medie, në lidhje me pasurinë e tij. Duke folur për “Top Story”, ai tha se sulmet ndaj tij janë…
Deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza shprehet se nuk ka fituar asnjë qindarkë pas futjes së tij në politikë dhe pasurinë e ka akumuluar shumë më herët. Këtë deklaratë, Peza e ka bërë gjatë një interviste të dhënë për emisionin Top Story. “Pasuria ime është vënë përpara se të futem në politikë. Nga viti 2013 e deri më tani, pasuria ime që nga futja në politikë, është shtuar me 0 lekë. Pasuria që nga momenti që kam hyrë në politike, e deri më tani, është shtuar me 0 lekë. Shkrimi që u bë për mua në media, ka pasaktësi. Akuzat…
Gjykimit i sotëm për rastin “Mitmarrja” ku akuzohet lideri i opozitës Zoran Zaev, ka shkuar me kërkesa për ndërrimin e prokurorëve publik për shkak të dyshimeve për njëanshmëri dhe persekuptim politik, nga një siç thotë mbrojtja, grup i organizuar i cili po keqpërdor institucionin prokurori. Fillimisht problemi u paraqit me prokurorin Vlladimir Milloshevski për të cilin mbrojtja dorëzoi vendim për skadimin e mandatit. Ata pyetën se si mundet gjykata të lejojë një prokuror me mandat të skaduar të udhëheq një lëndë të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dhe vënë në pikëpyetje edhe paanshmërinë e tij, pasi dyshojnë se ai ka…
Ish ambasadori i OSBE-së në Kosovë William Walker ka vizituar pronarin e kompanisë Ekolog Lazim Destani. Ambasadori ka realizuar këtë vizitë në vijë të përpjekjeve të diasporës shqiptare për zgjidhjen e problemeve të tyre në gjithë Ballkanin ku jetojnë. Walker ka shprehur mirënjohje ndaj Destanit për kontributin e tij si afarist për çështjen shqiptare. Edhe Destani nuk ka kursyer fjalë miradie për ambasadorin i cili siç thotë Lazim Destani, ka dhënë kontribut maksimal në kapërcimin e krizës së Kosovës në fund të viteve të 90-ta. Destani dhe Walker kanë përfunduar se për të dy, Ballkani, dhe në veçanti çështja shqiptare,…
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i ka vlerësuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare si hap thelbësor në zgjidhjen e krizës së thellë politike. Duke e prezantuar raportin e konkluzioneve të Asamblesë Parlamentare pas misionit monitorues të zgjedhjeve në vend, socialisti austriak, Shtefan Shenah përkujtoi arsyen e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve, pra, krizën politike, e cila ka zgjatur dy vite, pas bojkotit të Parlamentit të opozitës dhe intervenimit masiv të Bashkimit Evropian, e cila ka sjellë deri në progres, mes tjerash edhe me ndryshime në Qeveri dhe formimin e PSP-së. Parlamentari austriak, i cili e ka udhëhequr delegacionin e APKE¬-së në…
Këshilli bashkiak i Durrësit ka miratuar në mbledhjen e kësaj të hënë buxhetin për vitin 2017 vetëm me votat e këshilltarëve të mazhorancës. Në këtë votim, këshilltarët e djathtë braktisën sallën, duke mos marrë pjesë në të. Ata u larguan me pretendimin se nuk ju dha fjala. Në mbledhjen e datës 28 dhjetor, të karakterizuar nga debate e tensione të forta mes këshilltarëve të opozitës dhe kryebashkiakut Vangjush Dako, projektbuxhetin e vitit 2017 u rrëzua. Kundërshtimit të buxhetit nga këshilltarët e djathtë, atëherë iu bashkua edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila kërkoi kohë për të konsultuar buxhetin e paraqitur…
Nga Uashigtoni, ku mori pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit Trump, kryetari i PD, Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Brukselit, ku po merr pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane. “EPP, si partia më e madhe në Komisionin dhe Parlamentin Europian, luan një rol kyç në politikën e BE-së”, ka deklaruar Basha në profilin e tij në rrjetet sociale. Sipas tij, një nga qëllimet kryesore të takimit është bashkërendimi i aktiviteteve politike gjatë këtij viti, i cili për disa nga partitë anëtare është vit elektoral. Këtu, Basha ka renditur CDU-në e kancelares Merkel, republikanët francezë dhe Partinë Demokratike…
Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian thotë se vendi ka shënuar regres në fusha të rëndësishme dhe se është i nevojshëm përkushtim në çështjet kyçe në procesin e reformave siç janë reformat në gjyqësor, administratën publike dhe media, papunësia tek të rinjtë dhe Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Vajgëll, në Propozim rezolutën e prezantuar për Maqedoninë në lidhje me raportin e progresit të vitit 2016 të Komisionit Evropian, ka thënë se reformat dhe përgatitjet për qasje drejt BE-së janë penguar nga ana e polarizimit politik. Ai ka thënë se ka nevojë për përkushtim serioz nga ana e të gjitha forcave politike…
Përderisa në shumicën e shkollave sot nxënësit iu rikthyen bankave shkollore, shkolla fillore “Naim Frashëri” në fshatin Studeniçan, është vetëm njëra prej disa shkollave të kësaj komune, që sot nuk kanë vijuar mësimin. Mësimi në këto shkolla është shtyrë edhe për tre ditë. Sipas informacioneve jozyrtare, televizioni Shenja mësoi se shkak i mos fillimit të procesit arsimor është prishja e sistemit të ngrohjes dhe mungesa e naftës. Ekipi i televizionit Shenja vizitoi këtë shkollë dhe pa se mësimi sot nuk ka vijuar, pastaj kontaktoi edhe drejtorin e shkollës për ta vërtetuar këtë gjë, ndërsa ai pranoi se mësimi është shtyrë…
Maqedonia dhe Greqia kanë realizuar mbi 31.5 milion euro nga Fondet IPA të Bashkimit Evropian për bashkëpunim ndërkufitar, gjatë viteve 2007-2013. 85% e mjeteve u siguruan nga BE, ndërsa 15% nga fondet kombëtare të Maqedonisë dhe Greqisë. Projektet e realizuara nga të dy palët, u prezantuan sot në konferencë përmbyllëse të organizuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup. Nga 31.5 milion eurot, rreth 11.5 milion ishin në dispozicion për Maqedoninë. Sipas Ministres së Vetëqeverisjes Lokale, Shirete Elezi, në këtë periudhë programore janë realizuar 57 projekte. Ajo tha se bashkëpunimi ndërkufitar përmes këtij…

