Shqipëria dhe vendet e tjera kandidate për anëtarësimin në BE duhet të dëshmojnë me veprime konkrete zbatimin e reformës në drejtësi dhe ndëshkimin e politikanëve apo njerëzve me pushtet të përfshirë në afera korruptive. Përpara parlamentarëve në Strasburg, komisioneri për Negociatat e Zgjerimit, Johanes Hahn, duke iu referuar edhe Shqipërisë tha se, miratimi thjesht me votë i ligjeve nuk mjafton. Duke u ndalur tek vendet që aspirojnë Brukselin, Hahn tha se ndaj politikanëve duhet një hetim pasuror i plotë dhe transparent nga njerëzit e rinj që do të punësohen në sistemin e ri të drejtësisë. Në Shqipëri ky proces do…
Author: almakos
VMRO-DPMNE vlerëson se rastet e hapura nga Prokuroria Speciale, janë edhe një porosi partiake dhe vazhdim i veprimit jo profesional dhe politik të PSP-së. Sipas Spiro Ristovskit hapja e këtyre dy lëndëve është edhe një tentim i Katiaca Janveës për defokusim të opinionit pas vendimit “skandaloz për tërheqjen e lëndës ‘Puçi’”. Poashtu Ristovski tha se në vend që të jep përgjigje për tërheqjen e rastit “Puç”, ajo vetëm ka pohuar se të gjitha aktivitetet e deritanishëm të saj, kanë qenë në drejtim të mbrojtjes së veprimeve kriminale të Zoran Zaevit dhe nxirjen e VMRO-DPMNE-së. /SHENJA/
Kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili ka ndjekur në Bruksel punimet e Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane, ka deklaruar se gjatë zhvillimit të saj është diskutuar edhe për zhvillimet politike në Shqipëri. “Asambleja miratoi me unanimitet një rezolutë për Shqipërinë, e cila bën thirrje për zgjedhje të lira e të ndershme dhe dënon shit-blerjen e votës. Rezoluta bën gjithashtu thirrje për aprovimin me konsensus të reformës zgjedhore, për zbatimin e ligjit për dekriminalizmin e politikës, si dhe kërkon masa urgjente kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës”, ka njoftuar Basha në Facebook. Ai ka shprehur mirënjohjen e tij për…
Votimi elektronik është thelbësor për zgjedhje të lira, të ndershme dhe jo të blera. Kështu u shpreh nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho, gjatë takimit me zv/ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Vincenzo Amendola. Spaho theksoi se mazhoranca ka provuar në zgjedhjet lokale se nuk do votë të lirë e të ndershme ku rezultati i zgjedhjeve ishte i manipuluar për shkak të blerjes masive të votave, si në Dibër dhe Kolonjë. Ka pasur denoncime të shumta nga votues, organizata jo qeveritare të cilat kanë dëshmuar se votimi është bërë nën presion. Jemi të shqetësuar, tha Spaho, duke shtuar se mazhoranca…
Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha mori pjesë në takimin e Ministrave dhe Sekretareve te Shteteve për Çështjet Europiane. Ky takim u zhvillua në Maltë me rastin e marrjes së Presidencës së Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian. Takimi u mirëprit nga Louis Grech, Zv. Kryeministër dhe Ministër për Çështjet Europiane. Në këtë takim u diskutuan prioritetet e presidencës së Maltës dhe sfidat me të cilat përballet sot Europa. Flukset e emigranteve nga lindja e mesme, çështjet e sigurisë së Europës, forcimi i tregut të përbashkët dhe përfshirja sociale janë disa prej prioriteteve me kryesore të Presidencës Malteze. Gjatë këtij takimi…
Një pjesë e shfrytëzuesve në rrugën “Albert Staniq”, “Vojdan Çernodrinski” dhe “Rifat Burgjeviq” në Komunën e Çairit, nesër nga ora 14:30 deri në orën 15.00 do të ngelin pa furnizim me energji elektrike. Siç informon Qendra Rajonale për menaxhim me kriza në Qytetin e Shkupi, arsyeja për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike është kryerja e punimeve teknike në rrjetin elektrik nga ana e ekipeve të EVN-Maqedoni.
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, në një intervistë përballë tre gazetarëve në studion e televizionit shtetëror, është pyetur midis të tjerash edhe për problemet me Shqipërinë. Kotzias ka deklaruar se Greqia, si shteti më i fuqishëm ekonomikisht në Ballkan, pavarësisht krizës ka edhe potencialet e veta të fuqishme diplomatike për të përballuar nacionalitetin në rritje të disa prej shteteve të rajonit, të cilat sipas tij janë riformuar si shtete kombe në dy dekadat e fundit. “Ky nacionalizëm përballohet me mjetet e pushtetit diplomatik që kemi si vend, mjete të një fuqie të butë. Domethënë se, kur Shqipëria besonte…
Në rastin tjetër të publikuar nga PSP me emrin “Tanku”, janë përfshirë dy persona nën dyshimin se kanë bërë veprën penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizime nga neni 353 alinea 5 nga Kodi Penal”. Veprat dyshohen se janë bërë në periudhën prej muajit shkurt deri në fund të tetorit 2012, përcjell “SHENJA’. Ja dhe komunikata e plotë e PSP-së për rastin “Tanku” “Në rastin konkret ekziston dyshimi se me qëllim plotësimit të dëshirës së kryeministrit të atëhershëm për furnizim me makinë speciale, e dyshuara e parë, ka inkurajuar të dyshuarin e dytë që të shfrytëzoj detyrën dhe autorizimet e…
Prokuroria Speciale Publike sot ka njoftuar se ka hapur lëndën “Tarifa”. Në rastin “Tarifa”, siç qëndron në komunikatën e kësaj prokurorie, janë përfshirë shtatë persona nën dyshimin se kanë bërë veprën penale Keqpërdorim të detyrës zyrtare nga neni 353 alineja 5 nga Ligji për Kodin Penal, transmeton “SHENJA”. Ja dhe komunikata e PSP-së në lidhje me rastin “Tarifa” Në rastin konkret, ekziston dyshimi se është bërë keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga persona zyrtar dhe përgjegjës në procedurën për furnizim publik me softuer-ERP Sistem për nevojat e SHA “ELEM”, gjatë të cilës, personat e dyshuar me mos kryerjen e obligimit i…
Lëvizja BESA sot e realizoi takimin e dytë me përfaqësuesit e Institutit Artifuture nga Sllovenia. Temë e këtij takimi ishte projekti zhvillimor ‘’Korab 2025’’ në të cilin parashihen shumë projekte investuese zhvillimore nga fusha e turizmit dhe fusha tjera dhe që përfshinë rajonin nga Jazhinca deri në Ohër. Me këtë projekt edhe komunat shqiptare do të gjenerojnë zhvillim ekonomik që ndjeshëm do e përmirësojë standardin jetësorë të banorëve të tyre.
Prokuroria Speciale Publike sot ka njoftuar se ka hapur dy lëndë të reja: “Tarifa” dhe “Tanku”. Në rastin “Tarifa”, siç qëndron në komunikatën e kësaj prokurorie janë përfshirë shtatë persona nën dyshimin se kanë bërë veprën penale Keqpërdorim të detyrës zyrtare nga neni 353 alinea 5 nga Ligji për Kodin Penal, transmeton “SHENJA”. Ndërkaq në rastin tjetër “Tanku”, janë përfshirë dy persona nën dyshimin se kanë bërë veprën penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizime nga neni 353 alinea 5 nga Kodi Penal”. Veprat dyshohen se janë bërë në periudhën prej muajit shkurt deri në fund të tetorit 2012.
VMRO-DPMNE ka reaguar për shtyerjen e djeshme të procesit gjyqësor për rastin “Mitmarrja” në të cilin lideri i LSDM-së Zoran Zaev është akuzuar për kërkim të ryshfetit, vlerëson se ai kërkon mënyrë për ta evituar drejtësinë. Në kumtesë VMRO-DPMNE thekson se me shtyerjen e djeshme të procesit gjyqësor dhe kërkesën që të përjashtohen prokurorët publik, Zaev ka zgjedhur taktikë të re që të mos përgjigjet para drejtësisë. Sipas VMRO-DPMNE-së, Zaev dëshiron të bashkëpunojë vetëm me prokurorinë speciale publike, e cila, siç thekson, ia ka dhuruar abolimin e dytë. “Zoran Zaev do të përgjigjet për krimin dhe do të kthejë gjithçka që ka…

