Për t’i kënaqur nevojat kryesore një familje katëranëtarëshe në dhjetor kanë qenë të nevojshme 32.102 denarë, tregojnë të dhënat të cilat i publikoi Lidhja e sindikatave të Maqedonisë, duke e përpunuar shportën minimale sindikale. Sipas kësaj shporte, për ushqim dhe pije në dhjetor kanë qenë të nevojshme 13.174 denarë, ndërsa për pagesën e shpenzimeve komunale, pajisjeve për në shtëpi dhe mirëmbajtje 10.454 denarë. Për transport 2.339 denarë, për mirëmbajtjen e higjienës personale dhe higjienës në shtëpi 2.249, ndërsa për veshje dhe veshmbathje 2.133 denarë. Më pak para, gjegjësisht 678 denarë ndahen për shëndet, ndërsa për kulturë 1.070 denarë.
Author: almakos
Organizata joqeveritare Transparency International paralajmëroi se në shtetet ku ka liderë populistë, të cilët kanë ardhur në pushtet me premtimin për ndryshimin e status kuosë dhe luftën me korrupsionin, ky problem është duke u thelluar. TI e publikoi indeksin e percepcionit të korrupsionit për vitin 2016 në 176 shtete. Në raport ata theksojnë se liderët populistë dhe autokratë vendosin sisteme më të korruptuara në shtetet ku kanë premtuar reforma. Maqedonia është në pozitën e 90të. Në indeksin për vitin 2015 shteti ka qenë në pozitën e 66, në vitin 2014 në pozitën e 64 ndërsa në vitin 2013 TI e…
Duke iu referuar nenit 90 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, akademiku Abdylmenaf Bexheti thotë se Presidenti Ivanov ka bërë lëshim shumë të madh kur ia ka dhënë mandatin kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit, pasi ai nuk e ka shumicën në Parlament. Bexheti pohon se Kushtetuta nuk lë hapësirë për interpretime ndryshe. Ndryshe, neni i 90 i Kushtetutës parasheh që Presidenti i Vendit t’ia dorëzojë mandatin partisë apo koalicionit që ka shumicën në kuvend. Kjo nënkupton se mandatari duhet të ketë përkrahjen e të paktën 61 deputetëve. Sipas Bexhetit, mandatari duhet t’ia parashtron Presidentit të vendit një listë me nënshkrimet…
Deputeti shqiptar në Bruksel Ahmet Gjanaj reagon pas deklaratave të ashpra të Greqisë për djemtë shqiptarë në ushtrinë greke që bënë simbolin e shqiponjës me duar. “Nëse simboli i shqiponjës në duart e disa djemve shqiptarë në ushtrinë greke, rrezikon sigurinë kombëtare të Greqisë, atëherë, Vasil Bollano, Vangjel Dule e kryepeshkopi Janullatos e rrezikojnë sigurinë kombëtare të Shqipërisë ndaj duhen dëbuar nga teritori i saj”. Ky është reagimi që vjen nga Amet Gjanaj, deputeti shqiptar në parlamentin e Brukselit. Me ironi ai e cilëson shtetin grek, si shtet evropian dhe fton shtetin shqiptar t’i përgjigjet me po kaq “evropianizëm” grekëve…
Ekuacioni I tanishëm politik, është me shumë të panjohura. Kështu tha akademiku Abdylmenaf Bexheti gjatë debatit në emisionin “Arena” që po transmetohet në Televizionin SHENJA. Akademiku Bexheti tha se duke iu referuar vonesës së mandatarit Gruevski, është i mendimit se mandatari nuk e ka ndërmend që të bëjë Qeveri, por se do të harxhojë kohën të cilën ia garanton Kushtetuta për të pasur mandatin. Bexheti thotë se në fund të krejt kësaj, do të kërkohet një zgjidhje tjetër, e cila do të ishte ripërsëritje e zgjedhjeve parlamentare. Duke folur për bisedimet që zhvillohen mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, Bexheti thotë se…
Me rastin e 195 vjetorit të vrasjes së Ali Pashë Tepelenës, kryeministri Edi Rama e ka përkujtuar atë në rubrikën e përditshme “Amarcord”. Rama shkruan se revolucioni grek apo revoltat në Bullgari i detyrohen jo pak Ali pashës në përgatitjen e tyre ushtarake e shpirtërore. “195 vjet më parë jepte shpirt, jo në shtrat por duke luftuar, Ali pashë Tepelena, Luani i Janinës. Si personalitet historik, Ali pasha është ndoshta nga të rrallët që përgënjeshtron postulatin e gjithpranuar se historia u jep të drejtë fitimtarëve. Zjarri që ndezi gjeniu gjakësor i vezirit të Toskërisë, e shkrumboi aq keq rreth e…
Bora jo për të gjithë njerëzit ka shkaktuar probleme. Për një banor të Gërçecit bora ka ofruar mundësi për rekreacion dhe për të përdorur kreativitetin e tij. Hasip Ibrahimi i inspiruar nga xhamia e fshatit ku banon ai, ka vendosur që me shumë delikates të ndërtojë një xhami të bukur prej bore në oborrin e shtëpisë së tij. Pamjet janë akoma më mahnitëse gjatë natës, pasi Ibrahimi në këtë xhami ka vendosur edhe drita për të përfunduar deri në detajin më të fundit këtë ndërtim. “Kisha dëshirë ta ndërtoj një xhami prej bore. Të tregojmë se jemi myslimanë. E kam…
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dënon me ashpërsi reagimin absurd të qeverisë greke ndaj rekrutëve shqiptarë. Ky reagim vërteton se Greqia është ende e ngërthyer në nacionalizmin e shekullit të shkuar, duke mos pranuar identitetin ndryshe të shtetasve të saj. Është e njëjta gjë sikur Shqipëria të mos pranonte në ushtri asnjë minoritar, e për më tepër të mendojë që këta shtetas do mund të ishin deputetë, kryetarë bashkie apo ministra që në Shqipëri i gjen shpesh. Kujtojmë që në raste skandaloze, si parada zyrtare e ushtrisë greke, ku këndoheshin këngë që thërrisnin për vrasjen e shqiptarëve, qeveria greke nuk…
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dënon me ashpërsi reagimin absurd të qeverisë greke ndaj rekrutëve shqiptarë. Ky reagim vërteton se Greqia është ende e ngërthyer në nacionalizmin e shekullit të shkuar, duke mos pranuar identitetin ndryshe të shtetasve të saj. Është e njëjta gjë sikur Shqipëria të mos pranonte në ushtri asnjë minoritar, e për më tepër të mendojë që këta shtetas do mund të ishin deputetë, kryetarë bashkie apo ministra që në Shqipëri i gjen shpesh. Kujtojmë që në raste skandaloze, si parada zyrtare e ushtrisë greke, ku këndoheshin këngë që thërrisnin për vrasjen e shqiptarëve, qeveria greke nuk…
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi, tha se më27 janar skadon afati për rinovimin e dokumentacionit për shfrytëzuesit e të drejtës për asistencë sociale dhe u ka bërë thirrje shfrytëzuesve të kësaj të drejte që të dorëzojnë dokumentacionet e tyre deri në këtë afat kohor. Ai ka deklaruar se në rrjedh është edhe rinovimi I dokumenteve për shtesave të veçantë për fëmijë, shtesa për fëmijë dhe shtesat prindërore për fëmijën e 3 –të dhe të 4-ët. Rinovimi do të zgjasë deri më 31 mars. Vitin e kaluar të drejtën për shtesë prindërore për fëmiun e 3 e kanë…
Vazhdojnë problemet me shfrytëzimin e transportit publik. Qytetarët nuk po arrijnë assesi të adaptohen me kartelat elektronike. Mungesa e kartelave elektronike nëpër autobusë, i detyron qytetarët të zbresin nga autobusi, ose të udhëtojnë pa pagesë, pas çka në rast se kapen nga kontrollorët, do të duhet të paguajnë dënime të mëdha. Nga ana tjetër shoferët qofshin ato edhe të autobusëve privat, nuk kanë të drejtë të pranojnë të holla në dorë për shkak të kontrolleve të mëdha që u bëhen. E nga ana tjetër radhët e gjata të pritjeve tek vendet ku mund të mbushen kartelat elektronike,ose të blihen të…
Për çdo vit numri i fëmijëve që konsumojnë mjete narkotike dhe droga të ndryshme rritet, ndërsa edhe përkundër angazhimit të organizatave joqeveritare, institucionet shtetërore nuk arrin të ju dalin në ndihmë të miturve të kësaj kategorie. Nga Organizata për edukim, dokumentim dhe hulumtim “Hops”, akuzuan se mungesa e një strategjie për luftën e kësaj dukurie dhe shërimin e fëmijëve të varur nga drogat, si dhe procedurat e ndërlikuara birokratike janë shkaku kryesorë që fëmijëve nuk mund t’ju dilet në ndihmë. Nga organizata Hops njoftuan se rasti më i ri i fëmijëve përdorues të drogës është një fëmijë i moshës 8…

