Author: almakos

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një deklaratë për mediat lëshoi një lum akuzash ndaj qeverisë dhe kryeministrit pas shkarkimit të tij nga detyra ditën e sotme. Sipas Manjanit, kryeministri i vendit Edi Rama prej 6 muajsh i bënte  presion kryetarit të LSI, Ilir Meta që ta shkarkonte për faktin e vetëm se guxonte të denonconte publikisht në media gjithçka që i dukej si jo në përputhje me ligjin dhe kushtetutën dhe aferat korruptive të kësaj qeverie me të cilën sipas tij nuk e lidh asgjë. “Kështu u katandis kjo qeveri tani, duhet të komunikojmë përmes medias për të marrë…

Lexo më Shumë

Deputeti socialist Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së kreut demokrat Lulzim Basha në lidhje me shkarkimin e ministrit Ylli Manjani. Në një postim në Facebook, Balla shkruan se Basha është i vetmi lider në botë që kërkon shpjegime kur shkarkohet një ministër. Mirëpo, Balla nuk ka lënë pa ironizuar edhe deputetin Ben Blushi. “Luli mund te jete i vetmi ‘lider’ opozite në botë që kur shkarkohet një ministër kërkon shpjegime se pse u shkarkua. Madje shkon deri aty sa merr në mbrojtje edhe ministrin e shkarkuar. Po kështu edhe Saliu dhe po njësoj edhe Ben Blushi, Luli tjetër i…

Lexo më Shumë

Kreu demokrat Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat foli për shkarkimin e ministrit të drejtësisë Ylli Manjani. Basha tha se arsyeja e shkarkimit të tij është thënia e të vërtetës për krimet e qeverisë. “Kryeministri nuk dha asnjë shpjegim pse shkarkoi Manjanin. Cili është motivimi për shkarkimin e ministrit. Ministrit Manjani u shkarkua, sepse foli hapur për krimin që ka marrë peng qeverinë. Për drogën, për Balilin, për tenderët dhe koncesionet korruptive, – u shpreh Basha. – Manjani theu kodin e heshtjes. Deklaratat e Manjanit janë të vërtetat që opozita ka denoncuar. Lidhjet e qeverisë me krimin dhe drogën.…

Lexo më Shumë

Në motivacionin e shkarkimit të ministrit Ylli Manjani nga ana e kryeministrit Rama, thuhet se gjithçka bëhet  “në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të cilësisë së bashkëqeverisjes dhe të koordinimit sa më të mirë të punës me Kuvendin, aktorët e tjerë shoqërorë e grupet e interesit, për çuarjen përpara të reformës në drejtësi, kam gjykuar të nevojshëm lirimin e Ministrit Manjani dhe zëvendësimin e tij me Ministrin Vasili”. Më herët Manjani u shkarkua nga posti i ministrit të Drejtësisë me firmën e Ramës. Në një konferencë për shtyp, ish-ministri shpërtheu kundër qeverisë dhe ministrave, duke e cilësuar vendimin e kryeministrit…

Lexo më Shumë

Nue Kalaj nuk u paraqit sërish në Komisionin hetimor për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Por kësaj radhe, ai kishte autorizuar një avokat për të marrë pyetjet. Kjo procedurë nuk u pranua nga komisioni, pasi duhet që të jetë i pranishëm vet dëshmitari. “Për ne është shumë e rëndësishme që Nue Kalaj, shtetas me pasaportë shqiptare, të paraqitet personalisht. Me apo pa avokat është çështje e tij, por duhet të vijë personalisht”, tha Taulant Balla. Nue Kalaj, për mazhorancën në komision është sekseri mes Qeverisë “Berisha” dhe “CEZ”-it gjatë kohës së privatizimit, ndërkohë që ekziston një pagesë prej…

Lexo më Shumë

Shtëpia Botuese Shkupi i është kundërpërgjigjur reagimit të Sekretariatit Shtetëror të Ministrisë së Kulturës, në lidhje me projektet e programit kulturor të vitit 2017.  Drejtuesi i kësaj shtëpi botuese, Azam Dauti, ka akuzuar sekretarin shtetëror, Bexhihudin Shehapi, se vepron kundër interesave shqiptare dhe se nuk po punon në avancimin e kulturës shqiptare në vend. “Megjithatë, do ta rikujtojmë autorin e këtij Reagimi, se kur shkruhet Ministria e kulturës, në atë rast nënshkrues është ministri, sepse ai është përgjegjës për politikën kulturore në këtë Ministri. Sekretari Shtetëror, mund të ndikojë nëse ka ndikim tek Ministri, mirëpo funksioni i Sekretarit shtetëror është…

Lexo më Shumë

Edhe këtë vit, testimi ekstern për maturantët filloi me probleme të shumta.  Arsimtarët dhe nxënësit bëjnë të ditur se testimi i sotëm kishte gabime të natyrave të ndryshme, duke filluar nga pyetjet që kishin gabime të shumta në kuptim, opsione të njëjta për përgjigje, pyetje gabimisht të parashtruara e kështu me radhë.  Burim Aliu, arsimtar i shkollës së mesme “Zef Lush Marku” tregoi se testimi në këtë shkollë filloi normalisht, përveç asaj që hasën në gabime në pyetje. Sipas disa pyetjeve që i kishte lexuar, ai kishte konstatuar se pyetjet ishin të përkthyera nga gjuha maqedonase përmes  Google Translate-it. “Deri…

Lexo më Shumë

Ping pong mes institucioneve kompetente me mandatin për formimin e Qeverisë së re. Presidenca, Kuvendi dhe VMRO-DPMNE hedhin topin njëri-tjetrit për hapat e tjerë që duhet të ndërmeren pasi Gruevski nuk arriti të formojë Qeverinë për 20 ditët e kaluara. Sot duhet që kreu i VMRO-DPMNE-së t’ia kthejë mandatin presidentit Ivanov dhe më pas kreu i shtetit mandatin duhet të ja jep një lideri ose përfaqësuesi tjetër partiak. Nga VMRO-DPMNE gjatë gjithë ditës nuk ka pasur asnjë njoftim nëse Gruevski e ka kthyer mandatin ose kur do ta bëjë këtë. Ndërkaq nga vila e presidentit në Vodno kanë hedhur përgjegjësinë…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama në një prononcim të shkurtër për mediat nga selia e kuvendit u shpreh se situata brenda koalicionit me PS ishte problematike dhe u kishin mbetur vetëm dy zgjidhje; të shkarkohej kryeministri ose ministri. Sipas Ramës, LSI pranoi vendimin e kryeministrit, pasi kjo forcë politike është e vendosur të bashkëpunojë në partneritet të plotë për të çuar përpara reformat e nisura nga qeveria. “Ka ekzistuar një situatë problematike që ka ardhur duke u agravuar. Kishin dy zgjidhje; të shkarkohej kryeministri ose ministri. Pranuam Ramën për të tregua se LSI është e vendosur të bashkëpunojë…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian pret që presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov sa më shpejtë të bëj konsultime me partitë politike në vend dhe të përcaktohet për një lider “për formim të qeverisë së zgjeruar”. Zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq përsëriti qëndrimin se “vendi nuk ka kohë për të humbur” “Ne kemi vërejtur se ende nuk është arritur marrëveshje për formimin e Qeverisë së re dhe për këtë arsye i bëjmë thirrje gjithë aktorëve politik në Maqedoni, përfshirë edhe presidentit, të veprojnë në mënyrë të qetë dhe konstruktive me përgjegjësi të plotë për ta zgjidhur këtë situatë. E di që vendi nuk ka…

Lexo më Shumë

Kreut të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski i skadoi afati kushtetues për formimin e Qeverisë, pasi deri mbrëmë në mesnatë nuk arritën marrëveshje me BDI-në. Këta të fundit pas një mbledhje maratonike, mbrëmë njoftuan se megjithatë në kombinim mbeten edhe më tej pesë skenaret, koalicion me VMRO-DPMNE-në, koalicion me LSDM-në, BDI në opozitë, Qeveri teknike dhe zgjedhje të reja. Sipas zëdhënësit Bujar Osmani, BDI nuk ka pasur argumente të mjaftueshme për të vendosur për asnjërin nga pesë opsionet. “Ajo çfarë mund të them për  këtë moment është se në mënyrë unanime kemi konstatuar se ende nuk janë shterë argumentet nga ky debat…

Lexo më Shumë