Author: almakos

Këshilli Gjyqësor zgjodhi Jovo Vangellovskin për kryetar të Gjykatës Supreme, ndërsa ushtrues detyre-kryetar i Gjykatës Themelore u zgjodh gjykatësi Stojançe Ribarev. Emërimi i ushtruesit të detyrës kryetar i themelores erdhi pas dorëheqjes së ish ushtrues së detyrës Tatjana Mihajllova. Ribarev është vendosur në këtë funkson pasi është një prej gjykatësve më të vjetër dhe në këtë pozitë do të qëndrojnë derisa të zgjidhjet kryetari i ri i Gjykatës Themelore. Kryetari i Supremes u zgjodh pas kandidimit të ish kryetares Lidija Nedellkova, Snezhana Bajllozova dhe Besa Ademi.

Lexo më Shumë

LSDM i është kundërpërgjigjur Presidentit Gjorge Ivanov, i cili gjatë ditës së sotme ka ripërsëritur qëndrimin e tij për mos dhënien e mandatit liderit të LSDM-së, Zora Zaev. “Pengesa e vetme për Maqedoninë janë Gjorge Ivanov dhe Nikolla Gruevski. I bëjmë thirrje Ivanovit të mos vonoj në tentimin për ta shpëtuar Nikolla Gruevkin dhe udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së nga përgjegjësia për krimet dhe keqpërdorimet, dhe menjëherë të jep mandatin për formim të Qeverisë së re reformuese të qytetarëve të Maqedonisë”, thuhet në reagimin e LSDM-së, përcjell SHENJA. Mes tjerash në reagim nga LSDM kanë thënë se shumica e qytetarëve, rreth 700…

Lexo më Shumë

Pengesat për dhënien e mandatit ende nuk janë larguar, kanë thënë nga Kabineti i Presidentit Gjorge Ivanov, pas thirrjeve të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, që Ivanov t’i dorëzoj atij mandatin. “Presidenti Ivanov mbetet në qëndrimin e dhënë në paraqitjen publike para qytetarëve të Maqedonisë” thuhet në reagimin e Kabinetit të Presidentit Ivanov, përcjell SHENJA. Në paraqitjen e tij më 1 mars, presidenti Ivanov nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka kërkuar publikisht të refuzoj dhe të dënoj platformën e Tiranës, me të cilën sipas Ivanovit, vihet në pikëpyetje interesat themelore të Maqedonisë dhe shtetasit e saj. “Përderisa unë jam…

Lexo më Shumë

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në elektro-rrjetin, pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve në komunën e Kisela Vodës, Aerodromit, Çairit dhe Gjorçe Petrovit. Pa energji elektrike në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 13:00 do të mbesin shfrytëzuesit nga rrugët Frank Harkort – Maning, Georgi Dimitrov dhe SHF “Krume Keleski” me rrethinën, nga ora 9:00 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit nga rr.2 në fshatin Lisiçe e Poshtme, nga ora 8:00 deri në orën 13.00 shfrytëzuesit nga rrugët “Arhipeskop Angelarij” dhe “Podragje” dhe Çarshia e Vjetër e Shkupit, nga ora 8:30 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit…

Lexo më Shumë

Prokurorja Speciale Rençe Ristovska ka informuar se kanë arritur të marrin vendim për deklasifikimin e një numri të madh të provave dhe se mbetet të shihet se çfarë do të ndodh në seancën e ardhshme. Ajo ka theksuar se edhe më tej po hasin në vështirës gjatë bashkëpunimit me Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim. Prokurorja Lençe Ristoska ka theksuar se DSK refuzon të pranoj postën e PSP-së dhe përgjigja për kërkesën e PSP-së deri tek DSK-ja dorëzohet nëpërmjet Ministrit për punë të brendshme. Seanca e ardhshme për rastin “Fortesa 2” do të mbahet më 5 maj. Të akuzuarit ngarkohen për…

Lexo më Shumë

Është irelevante se ku është Sead Koçan dhe kur do të kthehet. Kështu ka deklaruar avokati i tij Nikolla Dodevski, i cili thotë se mbetet në qëndrimin se është në kundërshtim me ligjin vendimi i Këshillit Penal i cili i ka përcaktuar masën e paraburgimit për Koçanin, si dhe faktin se Këshillin nuk ka vepruar menjëherë pas ankesës së mbrojtjes dhe nuk e ka dërguar lëndën në Apel për tu vendosur. “Ligjërisht është e pavlefshme vendimi për paraburgim, juristët që thonë se mund të prolongohen afatet për të marrë vendim, nuk e njohin drejtësinë. Kërkuam këshilli ta shfuqizoj vendimin”, ka…

Lexo më Shumë

Nuk ka vonuar reagimi i LSDM-së ndaj komunikatës së VMRO-së. Ata thonë se Programi i tyre i prezantuar do të ruaj unitaritetin e shtetin dhe barabarësinë e qytetarëve, përcjell SHENJA. “Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE janë të vetmit që sheshin interesat shtetërore dhe nacionale të Maqedonisë, nëpërmjet konfliktit, dhunës dhe incidenteve, që i shkaktojnë me opinionin vendor dhe ndërkombëtare me qëllim mbrojtjen e krimit, të shpëtojnë nga përgjegjësia dhe të pengoj transferim  të qetë të pushtetit.”, thuhet në reagimin e LSDM-së, në të cilën kanë shtuar se asnjë kërcënim, asnjë shkelje të Kushtetutës nga ana e Gjorge Ivanovit dhe VMRO-DPMNE-së nuk…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale Publike ka informuar se tek ata është dorëzuar ankesa e deklaruar nga mbrojtja kundër vendimit për përcaktimin e masës së paraburgimit për një person të dyshuar në rastin “Trust”. Nga PSP kanë njoftuar se në afat prej 24 orëve do të jepet përgjigje ndaj ankesës. Kujtojmë se i dyshuari i parë në rastin “Trust” është biznesmeni Sead Koçan, i cili për të katërtën ditë me radhë po kërkohet nga autoritet. Ai nuk gjendet në Maqedoni. Për kapjen e tij është lëshuar fletarrest ndërkombëtarë. Mbrojtja ka thënë se Koçan gjendet në udhëtim zyrtar. Nga MPB kanë njoftuar se lëshimi…

Lexo më Shumë

Deponia “Drislla” paraqet një bombë ekologjike për qytetarët e Karshiakës, që kërkon një zgjidhje sa më të shpejtë, kanë reaguar nga Lëvizja BESA- Dega e Studeniçanit. Sipas tyre vetëm gjatë vitit 2016 dyshohet se në Maqedoni aty kanë hyrë së paku 1.140 kontejnerë, secili nga 22 tonelata mbeturina, plehra helmuese dhe helme industriale të rrezikshme. “Kjo duhet të përbëjë  shqetësimin më të madh, që duhet të na përkujtojë grumbullimin, transportimin dhe deponimin e plehrave helmues. Aq më keq, që për këto mbeturina, me përmbajtje të dyshimtë kimike, thuhet se janë transportuar kryesisht nga Italia, përmes Shqipërisë dhe kanë përfunduar në…

Lexo më Shumë

Për shkak mungesës së gjykatëses Lidija Petrovska e cila është në pushim mjekësor, seanca e sotme për rastin “Fortesa 2” është anuluar. Në Gjykatë nuk janë prezent as i akuzuari i parë Goran Grujoski si dhe gjashtë zyrtarët e DSK-së dhe MPB-së. Mbrojtja ka kërkuar qasje në lëndën javën e kaluar dhe në ndërkohë janë njoftuar për mungesën e gjykatëses andaj edhe nuk janë paraqitur në gjykatë. Prokuroria Speciale Publike ka informuar Gjykatën se kanë marrë përgjigje nga Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, në lidhje me kërkesën për deklasifikim të argumenteve. Ministri ka lëshuar dy vendimi me të…

Lexo më Shumë

Partia e Nikolla Gruevskit edhe një herë sot ka vazhduar me insistimin për të bindur LSDM-në e Zoran Zaev që mos e pranojë Platformën e partive shqiptare në Maqedoni.  ”Mes Deklaratës së Tiranës dhe interesat e shtetit dhe të popullit të vet, i faluri Zoran Zaev e zgjodhi Platformën e Tiranës, që do të thotë përzierje direkte në punët e Republikës së Maqedonisë. Ne jemi të gatshëm që të mbështesim LSDM-në në qeverinë e saj vetëm që Zaevi të heq dorë nga Deklarata e Tiranës dhe pasojat katastrofale që vijnë nga kjo Deklaratë” , thuhet në komunikatën e VMRO-së.

Lexo më Shumë

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë frikë përzierjen e Rusisë dhe frikësohen mos ushqehet dhuna ndëretnike, shkruan fillimisht media e majtë austriake “Der Standard”. Mbi rajonin e Ballkanit përsëri fjala “Luftë” është në majë të gojës. “Nëse ata duan luftë, atëherë ju lutem, por atëherë ata do i fitojmë,” thotë një protestues maqedonas mbi shqiptarët në vend. Nacionalistët maqedonas pretendojnë prej ditëve, që shqiptarët kërkojnë “Shqipërinë e madhe”. Kjo ide ushqehet edhe nga ministria e jashtme ruse. Në një prononcim të fillim marsit Moska paralajmëroi nga një “revizion i strukturave të pushteteve” dhe minim të Kushtetutës të Maqedonisë. Në mënyrë kontraproduktive…

Lexo më Shumë