Author: almakos

Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me të reshura të dobëta lokale të shiut në vendet më të ulëta, ndërsa në malet më të larta edhe borë e dobët. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior, më shumë e shprehur në pjesët lindore të vendit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri pesë, ndërsa ajo e ditës prej tetë deri 15 gradë celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira, periudha me diell dhe me erë mesatare deri të përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri tre, ndërsa ajo…

Lexo më Shumë

Pas deklaratës së deputetes shqiptare të PDIU-së, Mesila Doda, e cila në një paraqitje e quajti Maqedoninë, Ilirida, ka reaguar Ministria e Jashtme e Maqedonisë përmes një komunikate ku e dënon retorikën e Dodës dhe e cilëson si ofenduese. “MPJ e Republikës së Maqedonisë i dënon paraqitjet publike me retorikë ofenduese dhe nxitëse të personave publik të Republikës së Shqipërisë, që kanë të bëjnë me Republikën e Maqedonisë. Deklaratat e papërgjegjshme të fytyrave publike të cilat nga funksioni i tyre imponojnë dhe kërkojnë përgjegjësi për qëndrim të shprehur publikisht, nuk janë në frymë të marrëdhënieve të mra ndërfqinjësore dhe përpjekjeve…

Lexo më Shumë

13 March Parlamenti Evropian (PE) nuk do të votojë për rezolutën për Republikën e Maqedonisë lidhur me raportin e progresit të Komisionit Evropian për vitin 2016. Edhe gjatë kësaj jave në seancën plenare në Strasburg duhej të votohet për rezolutën për shtetin e Maqedonisë, eurodeputetët vendosën që ta anulojnë votimin të paktën për muajin e kaluar, për shkak të krizës së vazhduar politike në vend. Nëse paraprakisht burimet e Europarlamentit thanë se gjendja status-kuo në Maqedoni i detyron ta anulojnë votimin për rezolutën të cilën paraprakisht e votoi Komiteti për Çështje të jashtme i PE-së, sot zyrtarisht u bë e…

Lexo më Shumë

Grupi i Kumanovës vazhdon  të mbetet në qëndrimin se mos zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe mohimi i të drejtave të shqiptarëve janë arsyet e vetme të cilat i kanë shtyrë ata të vijnë në Maqedoni për t’i dhënë ultimatum Qeverisë. Tashmë 12 persona nga 37 kanë dëshmuar, dhe versionet e motivit dhe mënyrë së ardhjes janë pothuajse të njëjta. I akuzuari Lirim Demiri theksoi se atë e ka thirrur Sevdail Miftari,  njëri prej të akuzuarve të grupit i cili ia ka organizuar edhe transportin nga vendbanimi i tij në Haraçinë, deri në fshatin Hotël ku pjesëtarët e grupit kishin…

Lexo më Shumë

Deponitë janë ndër problemet që vazhdojnë t’i tangojë më së shumti tetovarët. Njëra ndër rrugët që është shndërruar në deponi është rruga “Drenovec” dhe përveç asaj rruga është e baltosur dhe e mbushur me gropa uji, që ju shkaktojnë pengesë të madhe banorëve që banojnë në afërsi të kësaj rrugë.  Ata për Televizionin Shenja thonë se disa herë janë drejtuar në komunë për të kërkuar ndihmë rreth rregullimit të këtij problemi, por përgjigja që ata marrin vazhdimisht është se rruga do të rregullohet, ndërsa vitet kalojnë dhe gjendja e rrugës mbetet e njëjtë. Ata madje aspak nuk janë optimist se…

Lexo më Shumë

[embedded content] 13 March Mos respektimi i shenjave të komunikacionit, tejkalimet në vijë të plotë , hyrje daljet nëpër fushat e fshatrave si dhe mungesa e trotuareve, janë ndër shkaktarët kryesorë të aksidenteve të shpeshta në  aksin rrugor Tetovë – Jazhincë. Banorët e fshatrave të këtij aksi rrugor ankohen se shkeljet e rregullave bëhen më shpesh nga vozitës të rinj, ndërkohë që kërkojnë nga policia që sa më shpesh të patrulloj në këtë anë me qëllim të parandalimit të shkeljeve. “Këtu aspak nuk respektohen rregullat pasi aksi rrugor Tetovë-Jazhincë për çdo vit ka aksidente, thonë që rreth 20 viktima ka…

Lexo më Shumë

NATO është garancë e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm e NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencën e sotshme për gazetarë në të cilën ka  prezantuar raportin vjetor.  Ai ka thënë se si dëshmi që NATO është e përkushtuar në vendet e këtij rajoni është mbështetja e integrimit euroatlantik të tyre. Ai tha se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie të madhe jo vetëm për këtë rajon, por edhe më gjerë. “NATO ndihmon të ruhet paqja e Ballkanit Perëndimor më shumë se 20 vjet dhe vazhdon ta bënë këtë. NATO është garancë e paqes…

Lexo më Shumë

Familjarët e 21 vjecarit Andreja Rexhepov nga Shuto Orizari, që ndërroi jetë në burgun e Idrizovës hedhin dyshime mbi shkaqet vdekjes së tij. Ata thonë se vdekja është shkaktuar nga dhuna e gardianëve të burgut e jo nga konsumimi i tepruar i ilaçeve.  Familjarët gjithashtu akuzojnë drejtuesit e burgut për mos intervenim me kohë për dhënien e ndihmës mjekësore. E kanë rrahur, Brenda burgut shumë e kanë rrahur. Djali im nuk ka përdorë drogë, as alkohol nuk ka pirë. Kur isha për vizitë në burg, nuk më lanë ta shoh. 1:49 Djali im shkoi 21 vjeç, kush do ma kthejë…

Lexo më Shumë

13 March As programi i Qeverisë së re i prezantuar nga LSDM-ja, nuk e ka bindur kreun e shtetit Gjorge Ivanov për të dhënë mandatin për formimin e ekzekutivit. Nga Kabineti i Presidentit kanë thyer heshtjen disa ditore duke njoftuar se akoma nuk janë mënjanuar pengesat për dhënien e mandatit, që aludon në mos-heqje dorë nga zbatimi i disa prej kërkesave nga Deklarata e partive shqiptare. Presidenti Ivanov mbetet në qëndrimin e shpallur para qytetarëve më 1 mars të këtij viti. Pengesat për dhënien e mandatit për formimin e Qeverisë akoma nuk janë tejkaluar –thanë nga Kabineti i Presidentit. Për…

Lexo më Shumë

Këtë javë priten konsultimet për përzgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, ka deklaruar sot, zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov. “Sa më shpejtë të jepet mandatit, aq më shpejtë dot ë stabilizohet Maqedonia. Kemi paralajmëruar se gjatë kësaj jave me partitë të cilët e përfaqësojnë shumicën parlamentare do të bëjmë konsultime, që të mbahet séance konstitutive e Kuvendit të R.M-së, ndërsa kur do të kemi informacion të pjekur në lidhje me këtë, do ta shpërndajmë me opinionin”, ka thënë Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së, transmeton SHENJA.

Lexo më Shumë