Liderët e dy partive shqiptare, BDI dhe PDSH, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaci vazhdojnë me avasin e vjetër. Për të disatin mandat me radhë ata marrin mandatin e deputetit, marrin pjesë në seancën konstituive dhe më asnjëherë nuk shkelin në Kuvend, raporton SHENJA. Edhe këtë javë kur bisedohet për procedurat e debllokimit të Kuvendit, Thaçi dhe Ahmeti nuk janë parë në ulëset e rezervuara për ta në sallën plenare të Kuvendit.
Author: almakos
Avokati i popullit, Ixhet mehmeti, sot e shpalosi raportin vjetor në të cilin vërehen shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut. Mehmeti tha se këtë vit nuk ka asnjë përmirësim të gjendjes, përkundrazi situata është përkeqësuar edhe më shumë. Mhemti shtoi edhe faktin se kohëve të fundit është vërejtur edhe politizimi i shumë institucioneve. Në vitin raportues Avokati i popullit ka proceduar 4 718 raste, prej të cilave brenda periudhës në fjalë u pranuan 3 775 ankesa ndërsa 37 raste tjera u hapën me iniciativë të Avokatit të popullit.
Prokuroria Speciale Publike (PSP) kërkon ndryshimin e kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski. Ky vendim vjen pas kërkesës për mbrojtën e legjitimitetit nga Marko Zvërlevski për heqjen e masës së paraburgimit për afaristin Sead Koçan. Në njoftimin për media PSP theksohet se kryetari i Supremes ka qenë pjesë e bisedave të përgjuara telefonike gjatë periudhës që mbante funksionin më të lartë në gjykatë. PSP dyshon për anësim të mundshme dhe për këtë është sjell kërkesa për ndryshim në këtë gjykatë. Edhe pse, Katica Janeva në Supreme ka dorëzuar transkript të bisedës mes kryetarit aktual të kësaj gjykate, Jovo Vangellovski dhe…
Gjatë qeverisjes VMRO-BDI, përveç shumë dështimeve në sektorin ekonomik, edhe shkëmbimi tregtar mes Maqedonisë dhe Kosovës ka shënuar rënie dhe dështim, gjithë kjo falë ministrave të Ekonomisë, të cilët rregullisht kanë qenë nga radhët e partisë shqiptare BDI, kanë reaguar nga Lëvizja BESA. Sipas tyre prej vitit 2011 deri më 2017 shkëmbimi tregtar ka shënuar rënie për 60%: më parë ka qenë rreth 650 milionë dollarë në vit, kurse në vitin e fundit ka rënë në 240 milionë dollarë. “Kjo rënie vjen si pasojë e marrëdhënieve jo të fuqishme ekonomike mes dy shteteve, si pasojë e moskordinimit dhe moskëmbimit të…
Kryesuesi i mbledhjes konstituive të Kuvendit, Trajko Veljanovski ka ndërprerë mbledhjen vetëm 15 minuta pasi kishte filluar. Shkak për ndërprerjen përsëri ishte keqpërdorimi i ndërhyrjeve procedurale, por edhe tonet e ashpra me të cilat debatonin deputetët.
VMRO-DPMNE në komunikatën e sotshme thotë se heshtja e LSDM-së, pas deklaratave të djeshme në Kuvend, donte të thotë pranim i Platformës së Tiranës dhe pajtueshmëri me të gjitha pikat e saj vetëm për tu ngjitur në pushtet. Ata thonë se VMRO-DPMNE këtë Platformë e ka dënuar publikisht dhe se nuk pajt0ohet me përmbajtjen e saj.
LSDM nëpërmjet një komunikate thekson se asnjë bllokim i proceseve demokratike nuk do t’i bllokoj proceset demokratike në shtet. Ata thonë se punëtorë e falimentuar sot do të kishin statusin e zgjidhur nëse nuk pengohej puna e Kuvendit, ndërsa qytetarët tjerë edhe sot shfrytëzojnë energji të shtrenjtë dhe paguajnë taks radiodifuzive, për arsye siç thonë ata, pakica në Kuvend po e shkel vullnetin e shumicës.
Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov prej datës 4 deri më 6 prill do të qëndroj për vizitë në Turqi, ku do të merr pjesë në samitin e 20-të Euroaziatik. Në samitin janë të ftuar edhe presidenti i Shqipërisë- Bujar Nishani, Filip Vujanoviq i Malit të Zi, Stipe Mesiq i Kroacisë, si dhe përfaqësues të Bosnjës, Moldavisë, Rumanisë, Azerbajxhanit, Afganistanit, Kosovës dhe vende tjera.
30 March Në aksin rrugor Ura e Mullirit – Dibër për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në rrugë (asfaltim), sot dhe nesër qarkullimi do të jetë në ndërprerje nga ora 13:00 deri në 16:00, informon LAMM. Qarkullimi në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti.
30 March Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë mbledhjen konstitutive në të cilën debatohet për zgjedhje të kryetarit, zëvendëskrytearit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Gjatë seancës dje deputetët e VMRO-DPMNE-së i përsëritën kërkesat, qartë të thuhet çfarë është dakorduar me BDI-në, si dhe për anulimin e platformës së Tiranës. Theksuan se dalja e vetme nga kriza poetike është mbajtja e zgjedhjeve parlamentare së bashku me ato lokale. Deputetët e LSDM-së, kërkuan të ndërpritet me shkeljen e Rregullores dhe keqpërdorim e institutit për vërejtje procedurale. Theksuan se debati duhet të…
Kriza politike në Maqedoni ka qenë temë diksutimi edhe në seancën e rregullt të Komisionin për çështje evropiane pranë Parlamentit të Gjermansë. Pas analizës së përgatitur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ky komision ka diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor, duke vendosur theks të veçantë në situatën në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Maqedoni dhe ka vlerësuar se situata në vend është shumë shqetësuese dhe se nevojitet ndërmejtësim. Anëtari i komisionit, Josip Juratoviq, pas kësaj séance ka thënse për DW se situata është e vështirë në aspektin e formimit të Qeverisë. “Në një demokraci është legjitime që…
Dy koordinime dhe 7 orë debat pa ndonjë rezultat konkret. Edhe sot debati parlamentar për komisionin e zgjedhjeve dhe emërimeve kaloi nën hijen e deklaratës së përbashkët të partive shqiptare. Në polemikat e sotme u përfshinë edhe deputetët shqiptarë. Deputeti i BDI-së, Ejup Halimi lexoi deklaratën nga foltorja e Kuvendit, për çka deputetët e VMRO-DPMNE-së e falënderuan dhe duartrokitën duke thënë se më këtë Alimi ka konfirmuar të gjitha konstatimet e tyre për të ashtuquajturën platforma e Tiranës. “Dilemat duhet të hiqen dhe të mos bëhen poenë politike ditore dhe të mos ngriten tensionet mes dy etniteteve shumicë që e…

