Kriza politike në Maqedoni ka qenë temë diksutimi edhe në seancën e mbrëmshme të Bundestagut gjerman. Pas analizës së përgatitur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Komisioni për çështje evropiane pranë Parlamentit, ka diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor, duke vendosur theks të veçantë në situatën në Maqedoni dhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Në këtë seancë është konkluduar se situata në vend është shumë shqetësuese dhe se nevojitet ndërmejtësim. Anëtarët e komisionit po ashtu kanë konkluduar se vendi duhet të formojë Qeveri funksionale sa më shpejtë të jetë e mundur, jo vetëm për tejkalim të krizës por edhe…
Author: almakos
Deponia e re në hyrje të Tetovës vazhdon të helmojë qytetarët, ndërsa nga Komuna vazhdojnë të heshtin edhe pasi TV SHENJA insiston dy ditë me radhë për të marrë qëndrim. Pas shqetësimit të dy ditëve më parë që e shfaqën nga organizata joqeveritare Eco Guerilla, gjendja në deponinë e krijuar në urën afër Monopolit mbetet e njëjtë. Qytetarët shprehen tepër të revoltuar dhe të pashpresë për përmirësimin e gjendjes ekologjike në qytet. “Nuk mund të kalojshë prej erës, të mbyt era më keq për shëndetin nuk ka se ajo…”, tha një qytetarë. “Vjenë erë shumë e keqe, ekologjikisht shumë e…
LSDM-në e ka kapur nervoza pas vizitës së Nikolla Gruevskit në Maltë, ku ka realizuar takime të rëndësishme me liderët e BE-së dhe Partisë Popullore Evropiane. Kështu kanë thënë nga VMRO-DPMNE, të cilët kanë shtuar se në këto takime, e tërë Evropa është njoftuar për krimet e bërë nga udhëheqësia e LSDM-së. “E tërë Evropa është e vetëdijshme për raportin e dhënë kohë më parë se komuna e Strumicës është komuna më e korruptuar në Evropë, ndërsa kryetari i saj është Zoran Zaev. Zaev është shndërruar në sinonim të krimit, korrupsionit në korniza evropiane”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE. Sipas tyre…
30 March Apelet e intensifikuara të faktorit ndërkombëtar rreth seriozitetit të krizës në Maqedoni duhet të merren seriozisht, vlerësojnë njohësit e çështjeve ndërkombëtare. Profesori Bekim Kardiu, thekson se edhe konkluzionet që miratoi Bundestagu gjerman se zgjedhjet nuk janë opsion por që kriza institucionale duhet të zgjidhet sa më shpejtë duhet të shërbejnë si kambanë alarmi për elitën politike në mënyrë që vendi të mund të vijojë proceset demokratike dhe të integrimeve.
30 March Komisioni anti-korrupsion gjithnjë e më pak monitoron pasurinë e funksionarëve, ndërsa hidhen poshtë kërkesat për ndjekjen penale për korrupsion në nivelin më të lartë. Këtë e tregoi raporti i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, i cili analizoi punën e Komisionit anti-korrupsion për vitet 2006-2015. Ata thonë se Komisioni shtetëror, edhe pse ka pasur të drejtë ligjore të hetojë dhe të veprojë, megjithatë ka dështuar në mbikëqyrjen dhe kontrollin. Sipas ligjit, nëse Komisioni Shtetëror Anti-Korrupsion konstaton se ka keqpërdorim të fondeve buxhetore dhe të fondeve publike në Maqedoni, mund të fillojë procedura para autoriteteve kompetente që të vazhdojnë përgatitjen…
30 March Veprimet e fundit të BDI-së në Kuvend hedhin dyshime se integristët nuk janë të sinqertë në qëndrimin për zgjedhjen e kreut të Kuvendit. Derisa deputetët e VMRO-DPMNE-së debatojnë mes vete, ata të BDI-së në fjalime shpesh shprehen skeptikë për zgjedhjen e të parit të Kuvendit. Analistët Albert Musliu dhe Petar Arsovski konsiderojnë se BDI me deklaratat e saj po motivon VMRO-DPMNE-në të vazhdojë bllokimin e punës së Kuvendit. Çdo deklaratë në atë drejtim e cila e prezanton këtë çështje të cilën e bën VMRO-ja, i jep krah dhe erë çdo megafoni të VMRO-DPMNE-së të cilët tentojnë që para…
Ambasadori i BE-së, Samuell Zhbogar ka kërkuar që sa më shpejtë të zgjidhet kriza politike. Sipas tij pozitive është fakti se debati është zhvendosur në Kuvend, por se nevojitet debat i mirëfilltë dhe palët të dëgjojnë njëri tjetrin dhe jo vetë të bisedohet.
30 March Gjykata Supreme pret ankesat e mundshme nga gjykatësit e pakënaqur rreth pozicionimeve të reja në Gjykatën Penale. Gjykata më e lartë njofton se pasi të skadojë afati do të tregojnë numrin e ankesave ndërsa do fillojë shqyrtimin e tyre. Ushtruesi i detyrës kryetari i ri i Gjykatës Themelore në Shkup Stojançe Ribarev, përpiloi orar të ri vjetor për gjykim, i cili shumë i ngjashëm me atë të paraardhëses së tij, gjykatëses Tatjana Mihajlova. Tani ndaj lëndëve të prokurorisë Speciale, përsëri do të veprojnë gjykatës të cilët ose janë pjesë e bombave ose për të cilët Katica Janeva ka…
Pas apeleve të shumta që deputetët të heqin dorë nga paraqitjet për të replikuar, dhe kontra-replikuar dhe fjalimeve procedurale, kryesuesi i Kuvendit Trajko Veljanovski ka ndaluar paraqitjet e deputetëve për fjalime procedurale. “Nuk ka më paraqitje për procedurale”, tha Veljanovski. Veljanovski nuk i dha fjalë procedurale deputetit Zoran Ilievski dhe i thirri shërbimet të bëjnë statistikë nga cila parti sa herë janë paraqitur për fjalim procedural. Deputetët reaguan ndaj këtij vendimi, ndërsa më pas Veljanovski i thirri në koordinim në Sallën e Ohrit.
LSDM ka porositur Nikolla Gruevskin që të pranoj realitetin se më nuk ka asnjë përkrahje në skenën ndërkombëtare, madje as edhe nga partia e tij si motër- Partia Popullore Evropiane në të cilën bëjnë pjesë partitë e djathta nga e tërë Evropa. “Mesazhet në Rezolutën e miratuar nga Partia Evropiane Popullore janë edhe një dëshmi se Gruevski është politikan i izoluar i cili ka humbur besimin e gjithë partive më të rëndësishme ndërkombëtare. Mesazhet që janë në Rezolutën e dënojnë gjithë atë që Gruevski po e bën në Maqedoni.”, kanë thënë nga LSDM.
VMRO-DPMNE ka thënë se në LSDM ka nervozë nga vizita e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në Maltë, në kongresin dhe samitin e Partisë Popullore Evropiane. Sipas tyre në takimet e realizuar, e tërë Evropa është njoftuar për krimet e bërë të udhëheqësis së LSDM0së. “E tërë Evropa është e vetëdijshme për raportin e dhënë kohë më parë se komuna e Strumicës është komuna më e korruptuar në Evropë, ndërsa kryetari i saj është Zoran Zaev. Zaev është shndërruar në sinonim të krimit, korrupsionit në korniza evropiane”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së, raporton SHENJA. Sipas tyre në mënyrë të qartë…
Ambasadori francez në Maqedoni, Kristijan Timonie sot në Manastir deklaroi se pret që sa më shpejtë të përfundoj kriza politike në të cilën gjendet Maqedonia.

