Jesus Guerrero, një stilist flokësh, klientët e të cilit kanë përfshirë Kylie Jenner, Katy Perry, Dua Lipa, Rosalia, Jessica Alba, Demi Moore dhe Jennifer Lopez, ka vdekur. Ai ishte vetëm 34-vjeçar. Motra e tij Gris, 26 vjeçe, njoftoi vdekjen e tij në një faqe GoFundMe më 22 shkurt. “Me zemër të thyer njoftojmë se ka ndërruar jetë Jesus Guerrero”, ka shkruar ajo. “Ai ishte një djalë, një vëlla, një xhaxha, një artist, një mik dhe shumë më tepër. I lindur dhe i rritur në Houston, Teksas nga prindër emigrantë, Jezusi mësoi se si të punonte shumë dhe ëndërroi t’i çonte…
Author: almakos
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit, Gentian Sula për heqjen e sekuestros nga apartamenti që iu sekuestrua si pronë e ish-kryetarit të bashkisë së Himarës, Jorgo Goro. Prona është një apartament që i ishte lënë në përdorim ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Ky i fundit është arrestuar me urdhër të SPAK për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Kujtojmë që Sulës ju sekuestrua celulari gjatë kontrolleve që ka kryer SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen e kryebashkiakut të Tiranë, Erion Veliaj.
Prokuroria Themelore Publike Shkup për shkak të dyshimit të bazuar për vepër penale sulm seksual dhe përdhunim nga neni 186 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, ka nisur procedurë hetuese kundër një 37-vjeçari nga Shkupi. Më 21 shkurt, i dyshuari ka dhunuar me forcë një grua në veturën në pronësi të babait të tij, duke e detyruar atë të kryejë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës dhe pëlqimit të saj. Viktima i ka rezistuar gjatë gjithë kohës prekjeve të tij, por e ka goditur me grusht në kokë dhe në trup, si dhe e ka goditur me shkelma…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Një incident me makinë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje, në afërsi të poliklinikës në qendër të qytetit, ku ka mbetur i lënduar një person. Një mjet i drejtuar nga një shtetase rreth të 56 vjeçe, ka përplasur një kalimtar teksa dilte nga parkimi me mjetin e saj. Ajo raportohet se ka hipur mbi trotuar dhe pasi ka marrë para një tezgë në trotuar, ka goditur dhe qytetarin. I lënduar ka mbetur një 70-vjeçar dhe pasi është mjekuar nga mjekët e poliklinikës është dërguar me ambulancë në spitalin e Lushnjes. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet…
Në kuadër të seancës së 35-të ndër pikat e rendit të ditës është edhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kryerje të punëve kontabiliste. Propozim-ligji duhet të miratohet me procedurë të shkurtuar, ndërsa do t’u mundësojë kontabilistëve se cilët janë të dënuar në aspektin disiplinor dhe janë hequr përkohësisht nga regjistrat, t’i nënshkruajnë llogaritë vjetore dhe/ose raportet financiare për viitn 2024. Sipas tekstit që e propozojnë deputetët e shumicës qeveritare, detyrimi i paplotësuar për përsosje të vazhdueshme profesionale për shkak të së cilës janë ndëshkuar, kontabilistët do të duhet ta përfundojnë deri më 31 dhjetor të vitit 2026.…
Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së Tom Doshit në Prokurorinë e Posaçme. Ai ka mbërritur i vetëm në ambientet e SPAK rreth orës 09:00 dhe më pas është futur brenda ambienteve të organit të akuzës. Vijon…
Mbrëmjen e djeshme ish-reperi Fero është martuar. Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë, ndërsa portretin e bashkëshortes akoma nuk e ka zbuluar, shkruan Indeksonline. Pas këtij lajmi, Arbenita është shfaqur e mërzitur. Në “Instastory” ka publikuar një selfie ku shihet në mendime. Kujtojmë që dyshja kanë një vajzë të quajtur Nina.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar një javë relativisht të ngrohtë për këtë periudhë të vitit, megjithatë moti i vranët dhe shiu do të mbizotërojnë në disa vende. Sipas IHMK-së, sot mbi Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, duke sjellë riga shiu në disa pjesë të territorit. Kjo situatë meteorologjike duket se do të vazhdojë edhe për ditët në vijim, duke krijuar kushte për lagështi superiore që mund të ndihmojë në ripërtëritjen e natyrës, por gjithashtu mund të sjellë disa shqetësime për ata që planifikojnë aktivitete të jashtme. Temperaturat minimale për këtë periudhë do të variojnë nga -1…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93.8 lekë dhe do shitet me 95 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.7 lekë dhe do shitet me 99.4 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.2 lekë dhe do shitet me 105.2 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 118.7 lekë dhe do shitet me 119.7 lekë.
Në vitin 2002, Shqipëria, bashkë me Turqinë, kryesonin Europën për popullsinë e re në moshë, por tani, pas dy dekadash, profili demografik i vendit ka ndryshuar rrënjësisht. Të dhënat e fundit të Eurostat referojnë se raporti i varësisë së moshuarve (popullsia 65+ vjeç) ishte 33,9% e forcës së punës. Në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT nga Censi 2023, raporti i varësisë së të moshuarve ndaj forcës së punës ishte 30,4%, shumë më e lartë se në vitin 2011, kur treguesi ishte 16,4%, dhe në vitin 2002, vetëm 12,3%. Kjo do të thotë se tashmë ka rreth 3.2 shqiptarë në…
Natën e mbrëmshme Livia u eliminua nga “BBVA”. Edhe pse krijuan drama para hyrjes së saj në këtë format duket se Mevlani dhe Livia kanë gjetur një gjuhë të përbashkët, shkruan Indeksonline. Më sa kemi vërejtur, Mevlani ka fshirë të gjitha postimet në “Instagram” ndër të tjerash ku shihej edhe me partneren dhe surprizën për pritjen e ëmbël. Ky vendim shihet se erdhi pasi Livia doli nga shtëpia. Sesi do të rrjedhin gjërat mes tyre mbetet të shohim ditëve në vazhdim.