Sot në mëngjes, banorët e Big Brother VIP Albania u zgjuan nga gjumi, por ajo që ra në sy ishte sjellja e Gjestit, i cili duket se kishte diçka në mendje sapo hapi sytë. Me brushën e dhëmbëve ende në gojë, ai nisi të kërkonte Eglin nëpër shtëpi. Fillimisht shkoi në oborr, ku ajo nuk ishte, më pas u fut brenda për të vazhduar kërkimin, por pa sukses. Në fund, ai takoi Tirin dhe e pyeti për vendndodhjen e saj. Tiri i tregoi se Egli ishte ende në gjumë, gjë që e habiti Gjestin, i cili kërkoi të dinte saktësisht…
Author: almakos
Avokati i Safet Bajrit ka zbuluar detaje nga dëshmia në GJKKO e Safet Bajrit, i cili akuzohet nga SPAK për vrasjen Fatbardh Licit në bashkëpunim me kushëririn, Behar Bajri dhe shokun e tij, Astmer Bilali. Sokol Tahiraj deklaroi se gjatë seancës gjyqësore Safet Bajri, të cilit iu caktua masa arrest me burg, ka deklaruar se është paraqitur vetë ditën kur iu vendosvn prangat dhe se është i hapur për hetim. Gjithashtu ka deklaruar se “nëse ishte për të ikur s’do më kishin kapur kurrë, edhe vetë jam prapë këtu sepse dua të përballem me hetimin”. Avokati tregoi se Safet Bajri e ka dhënë…
Në vitin 2024, financimi i Grupit të Bankës Evropiane të Investimeve (BEI Globale) për projekte të reja në Ballkanin Perëndimor arriti në vlerën 693 milionë euro, projekte të cilat lidhen me sigurinë e energjisë, transportin e qëndrueshëm, masat për klimën, zhvillimet digjitale dhe kapitalin njerëzor. Nga këto fonde, janë nënshkruar 527 milionë euro në kredi, 164 milionë euro në grante në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (KIBP) dhe 2 milionë euro në grante nën Iniciativën për Qëndrueshmëri Ekonomike të BEI-së. Pjesa më e madhe e nënshkrimeve të reja iu nda transportit të qëndrueshëm (43%), projekteve të energjisë…
Mediat greke kanë publikuar pamjet e momenteve kur 41-vjeçari nga Tirana, Amarild Muka, ka vjedhur 8 makina luksoze, vlera e të cilave i kalon 400 mijë euro, nga parkingjet në Athinë. Në pamjet e publikuara 41-vjeçari shqiptar pasi kishte vjedhur tashmë çelësat e makinës nga parkingu, futet në to dhe largohet “si një zotëri”, shkruan Protothema. Siç konstatohet nga hetimet e punonjësve të Policisë në Athinë, 41-vjeçari vepronte që në vitin 2022 dhe synonte mjete shumë të shtrenjta, kryesisht xhipa dhe fuoristradë, të parkuara në parkingje private. Sipas informacioneve, pas hyrjes në garazhe, ai ose merrte çelësat e makinës nga…
Në shtëpinë e “Big Brother Vip”, u krijua një mundësi përmes “valixhes së tundimeve”, ku Gjesti lexoi një zarf që e lejonte të përzgjidhte 7 ish-banorë, nga të cilët 3 do të rikthehen përmes televotimit. Të nominuarit për rikthim: Klajdi, Krisa, Redoni, Gerti, Amber, G Bani, Jozi. Një nga emrat më të komentuar është Redon Berani, i cili u largua me dëshirë në ditët e para të spektaklit. Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, ai krijoi një afrimitet me Egli Takon, por mesa duket, rikthimi i mundshëm i tij nuk do të sjellë një ribashkim mes tyre. I pyetur nga…
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar udhëheqësin e CDU-së, Friedrich Merz, dhe atë të CSU-së, Markus Soeder, për fitoren në zgjedhjet federale të 23 shkurtit në Gjermani. Osmani, përmes një postimi në platformën X, theksoi se Kosova dhe Gjermania kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe se do të vazhdojnë t’i thellojnë ato edhe më shumë në të ardhmen. “Urime Unionit Demokristian (CDU), Unionit Kristian Social (CSU) dhe liderëve të tyre për fitoren e tyre në zgjedhjet federale të Gjermanisë,” tha ajo. Me këtë urim, Osmani nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe Gjermanisë, të cilat kanë ndarë…
Gjatë fundjavës së fundit të këtij muaji, sipas shifrave nga kontrollet policore të qarkullimit rrugor në të gjithë vendin, vihet re respektim më i madh i rregullave dhe rregulloreve të qarkullimit rrugor. Kështu, në kuadër të kontrolleve të trafikut të kryer (21.22.23.02), nga 2.228 urdhërpagesa të lëshuara, 718 shkelje kanë të bëjnë me tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 106 me drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe 215 shkelje për drejtimin e automjetit pa patentë shofer. Gjithashtu, janë evidentuar 171 kundërvajtje për mos respektim të dispozitave lidhur me përdorimin e detyrueshëm të rripit të sigurimit, plus 12 kundërvajtje për…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar një pjesë të përplasjeve mes tij dhe prokurorit Ols Dado, që kanë ndodhur në sallën e gjyqit më datë 12 shkurt, kur u vendos konfirmimi i “arrestimit me burg”. Nga transkriptimi që është publikuar nga Erion Veliaj, vihen re tonet e larta që kanë shoqëruar seancën në GJKKO. Ne mesazhin e tij Veliaj shkruan: “Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit! Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët sa edhe Erion Kasapi duket xhentëllmen para tij! Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë…
Këngëtari i njohur Osman Imeraj ka përgatitur një surprizë të veçantë për një nga dëgjueset e tij më besnike, e cila sot feston 75-vjetorin e lindjes. Në një video të publikuar në rrjete sociale, Osmani i uron jetë të gjatë dhe plot shëndet. “Surprizë për dëgjuesen e këngëve të mia, që sot feston 75 vjetorin. Jetofsh sa më gjatë me plotë shëndet, e dashur Zoje ”, ka shkruar Imeraj. Ky gjest ka prekur jo vetëm Zonjën, por edhe shumë ndjekës të tij, duke treguar edhe një herë lidhjen e tij të ngushtë me publikun. Osman Imeraj është një artist i…
VELN ka dalë me reagim ndaj deklaratave të BDI-së për korrupsion në Ministrinë e Mjediti.Nga kjo parti thonë se BDI-ja vazhdon të përpiqet ta mashtrojë opinionin me premtimet e tyre të rreme për “pastrim të brendshëm”. Në vijim ua përcjellim reagimin e plotë të VLEN-it. Por, nëse vërtet duan të luftojnë korrupsionin, le të fillojnë nga Bujar Osmani, njeriu që çuditërisht u shpëtua nga përgjegjësia gjyqësore. BDI, në vetingun e saj, le të verifikojë se kush e shpëtoi Bujar Osmanin nga ndëshkimi gjyqësor.Lënda e ngritur nga PSP kundër tij përfundoi në mënyrë misterioze pa proces gjyqësor! Kush ishin ata që…
Prokuroria e Posaçme ka publikuar disa nga bilancet e vitit 2024 mbi numrin e masave të sigurisë të dhëna gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave të publikuara nga SPAK, në vitin 2024 janë dhënë masa sigurimi për 629 persona në total, prej të cilave masa “arrest me burg” është caktuar për 236 persona. Postimi i SPAK Në vitin 2024, janë dhënë masa sigurimi për 629 persona në total, prej të cilave masa “arrest me burg” është caktuar për 236 persona. Nga vlera totale: Për Korrupsionin, masa “arrest me burg” zë 5.1% të totalit të masave. Për Krimin e Organizuar,…
Jesus Guerrero, një stilist flokësh, klientët e të cilit kanë përfshirë Kylie Jenner, Katy Perry, Dua Lipa, Rosalia, Jessica Alba, Demi Moore dhe Jennifer Lopez, ka vdekur. Ai ishte vetëm 34-vjeçar. Motra e tij Gris, 26 vjeçe, njoftoi vdekjen e tij në një faqe GoFundMe më 22 shkurt. “Me zemër të thyer njoftojmë se ka ndërruar jetë Jesus Guerrero”, ka shkruar ajo. “Ai ishte një djalë, një vëlla, një xhaxha, një artist, një mik dhe shumë më tepër. I lindur dhe i rritur në Houston, Teksas nga prindër emigrantë, Jezusi mësoi se si të punonte shumë dhe ëndërroi t’i çonte…