Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi është kapur me lëndë narkotike. Siç shkruajnë mediat fqinje, shqiptari është mbajtur nën vëzhgim, dhe është zbuluar se e fshihte lëndën narkotike në mes të plantacionit me lajthi të zonës në Vairano Scalo, teksa ndihmohej nga një tjetër shqiptar 24-vjeçar. Gjatë vëzhgimit të të dyshuarit, oficerët vunë re se ai lëvizte çdo ditë nga Vairano Patenora, i shoqëruar nga një burrë tjetër në makinën e tij, në një parcelë me lajthi në fshatin e komunës Caianello, ku qëndroi gjatë gjithë ditës. Në momentin kur ka dalë prej andej, karabinierët ushtruan kontrollin…
Author: almakos
“LSDM-ja kërkon rritjen e pagës minimale në 500 euro sepse kjo do të nxisë rritjen e të gjitha pagave”, deklaroi nënkryetarja e LSDM-së Kaja Shukova. Ajo tha se në vend çdo gjë është shtrejtuar dhe çmimet janë rritur disa herë më shpejt sesa pagat. Shukova theksoi se treguesit ekonomikë dhe faktet për jetën në vend tregojnë qartë se standardi i jetesës së qytetarëve është në rënie të vazhdueshme, ndërsa njëkohësisht akuzoi Qeverinë se nuk ka ndërmarrë asnjë masë konkrete për përmirësimin e gjendjes ekonomike. KAJA SHUKOVA, NËNKRYETARE E LSDM-SË “Faktet tregojnë se çmimet po rriten disa herë më shpejt se…
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Leo, ishte i ftuar në Fun Club së bashku me Lelën, ku diskutuan për momentin kur Gjesti kapërceu murin rrethues të Big Brother VIP Albania. Leo tregoi se edhe ai kishte tentuar të bënte të njëjtën gjë në edicionin e Kosovës. Sipas tij, Gjesti kërkon vazhdimisht të tërheqë vëmendjen me gjeste që nuk janë bërë më parë, për të krijuar zhurmë rreth emrit të tij. “Për favor të lojës së tij, ai mendon gjithmonë se çfarë të bëjë për të kapur sa më shumë vëmendje Kjo ka qenë një lëvizje për të bërë namin,…
Mbrëmë në një shfaqje Gjesti dhe Egli kanë dhënë puthjen e parë skenike. Veprimi i tyre ka bërë buj të madhe në rrjete sociale, por nuk ka munguar edhe një reagim i Xhenetës në ‘Instagram’. Ajo po në atë orë ka publikuar disa dhurata ku shihet nga marka e njohur ‘Channel’. Kujtojmë se Xheneta aktualisht është e angazhuar në Top Channel si opinioniste në emisionin ‘Trotuar’.
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Milano, i ka përcjellë mesazhin e Chris LaCivita. Mediu tha se në një shkëmbim mesazhesh, LaCivita, sipas Mediut, i ka thënë: “do ta bëjmë Shqipërinë të madhe dhe partneriteti i SHBA do të jetë i jashtëzakonshëm për ti kthyer vlerat më të mira shoqërisë shqiptare”. Ndër të tjera Mediu iu drejtua emigrantëve duke u thënë “ju nuk duhet vetëm të votoni, por të bëheni pjesë e së ardhmes në Shqipëri. Shqipëria ka nevojë për ju në parlament, në qeveri, për investimet tuaja”. Mediu: Sot është koha juaj, koha…
Koalicioni VLEN nxit masa që synojnë mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve, uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe stabilizimin e inflacionit. Në këtë drejtim, miratimi i ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve, i cili obligon tregtarët të publikojnë çmimet e produkteve në faqet e tyre të internetit, është një hap i rëndësishëm drejt transparencës dhe konkurrencës më të ndershme në treg.Kjo mundëson që çmimet e produkteve bazë nuk do të fryhen sipas nevojave përfituese të tregtarëve që synojnë të pasurohen në kurriz të popullit. Pra, nuk mundet më që brenda natës të ngriten çmimet e produkteve…
I ftuari i radhës në emisionin “A je bre normal?” me Meriton Mjekiqin ka qenë G-Bani. Kjo intervistë është zhvilluar pak pasi ai doli nga shtëpia e “Big Brother VIP 4”, teksa kujtojmë që të martën ai rihyri sërish në lojë nga votat e publikut pas një televotimi. G-Bani na rrëfeu shumë të pathëna nga karriera e tij, eksperienca brenda në shtëpi, marrëdhënien me banorët e tjerë, por dhe shumë detaje të tjera personale… Cila është e vërteta e takimit tënd me Xhenetën, pasi ka pasur shumë aludime në rrjet? Kur e takova Xhenetën para disa ditësh, nuk e takova…
Një zbulim i jashtëzakonshëm ka bërë jehonë në botën e paleontologjisë, pasi një gjurmë masive e dinosaurëve të species Iguanodon, që daton mbi 100 milionë vjet më parë, është identifikuar në një plazh në Angli. Paleontologu Joe Thompson, i njohur për pasionin e tij për gjuetinë e fosileve, e bëri këtë zbulim të jashtëzakonshëm në Ishullin e Wight. Ai kishte planifikuar të kalonte një ditë në plazh në kërkim të artefakteve të lashta, por ajo që ndeshi ishte një zbulim që do të ndryshonte gjithçka. Pasi eci për një ose dy orë, Thompson vuri re një objekt të madh ngjyrë…
Policia e Shtetit thotë se ka pezulluar nga detyra tre shefat e komisariateve që ishin pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës. Dy prej tyre u vunë në pranga, konkretisht Shkëlzen Ruska dhe Ervis Alisinanaj, u vunë në pranga, ndërsa Elvis Dervishi u shpall në kërkim. Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë ndaj këtyre punonjësve. Këta persona sipas SPAK duke shfrytëzuar pozicionin e tyre të atëhershëm si punonjës të policisë së shtetit, rezulton të kenë ndihmuar drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal me këshilla dhe informacione të vazhdueshme për mirëfunksionimin e veprimtarisë…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) njofton mbështetjen e plotë për Direktivën e propozuar të Komisionit Evropian për luftimin e korrupsionit, e cila synon modernizimin e kornizës ekzistuese ligjore kundër korrupsionit të BE-së. Kjo iniciativë është në përputhje me angazhimin e vazhdueshëm të BDI-së për integritet dhe transparencë, ndërsa partia po fillon reformat e brendshme gjithëpërfshirëse, duke përfshirë verifikimin e zyrtarëve dhe mbështetjen e zyrtarëve partiakë me standardet më të larta të integritetit. Direktiva e propozuar e BE-së përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në adresimin e korrupsionit duke parandaluar korrupsionin dhe duke ndërtuar një kulturë integriteti. Direktiva e BE-së, e…
Të tjera detaje janë zbardhur grupi kriminal që u godit nga SPAK, gjatë operacionit të kryer në bashkëpunim me policinë e Shtetit, ku rezultojnë të përfshirë në trafikun e drogës, 4 shefa të komisariateve të policisë. Gazetarja Klodiana Lala raporton se grupi drejtohet nga Kristo Qirici, vëllai i Edmond Papës që u ekzekutua në Tiranë. Sipas gazetares Lala, grupi ‘Papa’ është në përplasje të forta me grupin e Aleksandër Sadikaj i ekzekutuar në afërsi të rreth rrotullimit të Saukut me eksploziv dhe Adriatik Kalemit. Ndërkohë personi me iniciale XH.N që SPAK thotë se, më datë 17.09.2020 në qytetin e Sarandës,…
Një shofer nga Gostivari është arrestuar gjatë ditë së djeshme pasi i njëjti ka goditur me veturë një person në qytetin e Shkupit. Është konstatuar se shoferi në momentin e aksidentit ka qenë edhe nën ndikimin e alkoolit. “Më 02.03.2025 rreth orës 00.15 në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup, është denoncuar se në rrugën “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, një automjet “Mercedes” me targa të Shkupit, me ngasës N.N.(48) nga Gostivar ka goditur B.L.(25) nga Manastiri. Me autoambulancë B.L. është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore. N.N. është testuar për…