Author: almakos

Një 30 vjeçar është ekstraduar nga Madridi pasi akuzohet se ka kultivuar dhe prodhuar rreth 87 kg kanabis. Është ekstraduar shtetasi F.Gj., 30 vjeç, lindur në Koplik, i cili akuzohet se kultivoi bimën narkotike në një serë në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ngjarja daton që në tetor të vitit 2022, kur blutë i zbuluan serën me narkotikë në afërsi të banesës së të riut. NJOFTIM Interpol Tirana Ekstradohet nga Madridi, një shtetas i akuzuar për…

Lexo më Shumë

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Gresa Gashi ka bërë aksident me veturë në një lagje të Prishtinës, shkruan Periskopi. Gresa ka publikuar në Tik Tok pamjet e aksidentit ku shihet se është e përfshirë edhe një veturë tjetër. Aktorja u shpreh se është tronditur nga aksidenti pasiqë goditja nga vetura ishte në anën e shoferit. ‘’Unë nuk jam bash bash mirë, por okej… shnosh’’, ka thënë në video aktorja derisa ishte duke shkuar në stacion të Policisë.

Lexo më Shumë

Një 15 vjeçar në Mirditë është arrestuar pasi u kap në flagrancë teksa transportonte armë dhe municion. [embedded content]Në pranga ka rënë i mituri E.S., 15 vjeç, me vendbanim në Burrel. Sipas njoftimit të uniformave blu, adoleshenti po transportonte 3 granata, 1 armë zjarri tip kallashnikov dhe municion luftarak. Ende nuk dihet qëllimi i transportimit të këtyre sendeve nga i mituri, por blutë shprehen se po punohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë rast të rëndë. Njoftim Mirditë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Sinjali”.Sekuestrohen 3 granata, 1 kallashnikov dhe municion luftarak.Vihet në pranga 15-vjeçari që u kap…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe ministrat do të marrin pjesë në samitin e qeverisë hungarezo-maqedonase më 3-4 mars 2025, i cili do të mbahet në Republikën e Hungarisë. Sipas agjendës, është paraparë takim kokë më kokë i kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kryeministrit të Hungarisë Victor Orban. Në kuadër të samitit qeveritar janë planifikuar edhe takime dypalëshe mes ministrave përkatës të dy qeverive, e më pas do të ketë një seancë të përbashkët qeveritare mes dy qeverive. Në kuadër të vizitës, Ministri i Politikës së Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe Ministri i Politikës…

Lexo më Shumë

Lidhur me aksidentin e mbrëmshëm rrugor në aksin Elbasan-Peqin, ku ndërruan jetë nënë e bir, tre të lënduarit e tjerë janë dërguar tek spitali i Traumës në Tiranë për ndërhyrje të specializuar. Nga ngjarja e rëndë ndërruan jetë Klodian Shahini 33 vjeç dhe Fatbardha Shahini, 55 vjeçe, nënë e bir. Viktimat ishin tregtarë ambulant në rrugë, në vendin e quajtur “Ura e Kushës”, në Bradashesh. Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës (2 mars), ku një furgon pasagjerësh u përplas me makinën ku po udhëtonin nënë e bir. Njoftimi i policisë Mëngjesin e sotëm,…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 94.7 lekë dhe do shitet me 95.7 lekë. Monedha evropiane nuk ka pësuar asnjë ndryshim, teksa do të blihet me 98.8 lekë dhe do të shitet me 99.5 lekë. Rënie ka pësuar fraga zviceriane, e cila do të blihet me 104.6 lekë dhe do të shitet me 105.8 lekë. Ndërsa paundi britanik do të blihet me 119.2 lekë dhe do të shitet me 120.5 lekë, duke shënuar kështu një rritje prej +0.1 lekë.

Lexo më Shumë

“Anora”, historia e një punëtoreje seksi nga Nju Jorku, e cila përjeton një transformim të jashtëzakonshëm kur martohet papritur me një klient të pasur rus, ka arritur një sukses të pabesueshëm në ceremoninë e çmimeve Oscar, duke fituar pesë çmime, përfshirë çmimin prestigjioz për filmin më të mirë të vitit. Regjisori Sean Baker, i njohur për filmat e tij të veçantë dhe për temat e guximshme, ka triumfuar në këtë ngjarje të madhe, duke fituar çmimet për regjisorin më të mirë, skenarin origjinal dhe montazhin. Ai ka barazuar rekordin e Walt Disney-t për numrin më të madh të çmimeve Oscar…

Lexo më Shumë

Gjykata e Lartë ka dhënë vendim në lidhje me pjesëtarët e skuadrës së zjarrit në Lazarat, akt i ndodhur një dekadë më parë. Dosja e grupit që qëlluan me armë kundër forcave speciale do të përfundonte në këtë shkallë gjykimi pasi të pandehurit të dënuar bënë rekurs për shkak të masave të rënda të dënimit që ishin dhënë në shkallët e tjera. Dy prej anëtarëve të grupit sërish janë lënë në burg përjetë ndërsa ata që kanë mundur të përfitojnë ulje dënimi kanë qenë të pandehurit që aso kohe ishin në moshë të mitur. Në fakt, ngjarja aso kohe bëri…

Lexo më Shumë

Qarkullimi anticiklonar shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata dhe të ngrohta do të na shoqërojë në pjesën më të madhe të ditëve, për javën që presim përpara. Reshjet e shiut do të jenë të dobëta dhe prezente vetëm në jug të vendit, ditën e hënë, ndërsa nga dita e martë e në vijim do të kemi mot të qëndrueshëm, me diell dhe rritje të ndjeshme të temperaturave në orët e mesditës. Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje, me shpejtësi mesatare deri 8m/s, dhe valëzimi në detet Adriatik e Jon, i ulët i forcës 1-2ballë.

Lexo më Shumë

Në Tiranë vlera e pronave të konfiskuara të krimit të organizuar dhe korrupsionit, sipas vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për vitet 2022-2024 llogariten në vlerë rreth 7,3 mln euro. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar për herë të parë një katalog me pasuritë e konfiskuara në 16 qytetet e Shqipërisë. Ky katalog përmban një listë të detajuar të pasurive të konfiskuara me vendim gjykate të formës së prerë, duke përfshirë informacion të plotë mbi llojin, vendndodhjen dhe statusin aktual të tyre. Pasuritë e konfiskuara bazuar në vendimet e Gjykatës së Posaçme të…

Lexo më Shumë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, me tregues të qartë të uljes së temperaturave, veçanërisht në vlerat maksimale. Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të lëvizin midis 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimumet e ditës do të jenë në intervalin nga 3 deri në 6 gradë Celsius. Këto temperatura të ulëta zakonisht shoqërohen me një ndjesi të ftohtë, që mund të ndikojë në aktivet e përditshme të qytetarëve, veçanërisht për ata që janë zakonisht të angazhuar jashtë. Ndryshimet e temperaturës janë tipike për këtë periudhë të vitit, por efekti i tyre mbi shëndetin dhe…

Lexo më Shumë

23:04 | 2 Mars 2025E.HRamazani është muaji i shenjtë ku myslimanët e privojnë veten nga ‘kënaqësitë’ ditore si konsumimi i ushqimit, pijeve dhe kryerja e marrëdhënieve seksuale gjatë ditës Qëllimi i agjërimit për një muaj është që myslimanët të afrohen më shumë me Zotin dhe, në përgjithësi, të shpenzojnë më shumë kohë duke e adhuruar atë. Ndonëse agjërimi ka shumë rregulla strikte, tani ekziston edhe një dilemë e cila i preokupon gratë myslimane të cilat agjërojnë: a guxojnë të vënë makijazh kur janë duke agjëruar? Ndonëse myslimanët thonë se këtë gjë më së miri e din Allahu, konsensusi i përgjithshëm…

Lexo më Shumë