Lenovo ka prezantuar një koncept inovativ laptopi në Mobile World Congress, duke ofruar një zgjidhje për ata që duan të punojnë jashtë dhe të reduktojnë varësinë nga kabllot e energjisë. Ky laptop revolucionar, i quajtur PC Yoga Solar, është një provë emocionuese e potencialit të energjisë diellore. Ai përmban një panel diellor të integruar në kapak, i cili lejon përdoruesit të mbushin baterinë duke shfrytëzuar rrezet e diellit. Paneli diellor jo vetëm që shndërron energjinë nga drita natyrale në energji elektrike, por është i projektuar të funksionojë në kushte të ndryshme ndriçimi. Megjithatë, si me shumicën e pajisjeve të energjisë…
Author: almakos
Numri i vendeve të lira të punës në tremujorin e katërt të vitit të kaluar ishte 9.562, ndërsa numri më i madh, 2.149, ishte në grupin e dytë të profesioneve ekspertë dhe shkencëtarë, njoftojnë sot nga Enti Shtetëror i Statistikës. “Më pas renditen grupet e punëtorëve në veprimtari shërbimi dhe shitje me 2.074 vende të lira pune, Profesionet elementare 1.638, Profesionet për punë joindustriale në prodhim 1.028, operatorët dhe montuesit e makinerive dhe impianteve 851, Teknikët dhe profesionet përkatëse 1.06 anëtarë. Po ashtu 44 vende të lira janë regjistruar në grupin e anëtarëve të organeve legjislative dhe ekzekutive, zyrtarëve shtetërorë,…
Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga qelia e paraburgimit të Durrësit. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Veliaj thotë se ai akuzohet për vepra penale që dënohen deri në 27 vite burg. “Gjyqtari Bani arsyeton se meqë Ols Dado më akuzon për vepra që dënohen me 12 dhe 15 vjet – pra, 27 vite burg – unë do ikja nga Shqipëria”, shkruan Veliaj. Kryetari i bashkisë thotë se ai ishte në Gjermani në ditën e bastisjes dhe se u kthye menjëherë. Veliaj tha se ai udhëtoi edhe 2 herë në SHBA në 30 dhjetor dhe…
Tensioni në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është fuqishëm rritur, kur anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, u përplas me një vëzhgues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke shënuar një moment të ngjashëm me ndodhitë emocionale që shoqërojnë proceset zgjedhore. Ngjarja e ndodhur të hënën në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve përshkruan përfundimisht një atmosferë tensioni mes dy partive, të cilat kanë rivalizuar për shumë vite për dominim politik në vend. Ngjarja u shkaktua për shkak të një vote, e cila, sipas LDK-së, është e pavlefshme. Ky incident ka theksuar shqetësimet e vazhdueshme rreth transparencës dhe procesit të numërimit të…
Një person me rrezikshmëri të lartë është arrestuar mesditën e sotme nga uniformat blu në Lezhë. Në pranga ka rënë Jetmir Llanaj, raporton gazetarja Klodiana Lala. Llanaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi ka precedent të mëparshëm penal, për veprën vrasje. Ai ka qenë në burg për shkak se mori hak për vrasjen e djalit të tij 9 vjeç, Indrit Llanaj. Jetmir Llanaj u dënua me 25 vite burgim nga shkalla e parë, por Apeli e uli, ndërsa mësohet se prej disa muajsh ka kryer dënimin dhe ndodhet në liri. Po kështu, Llanaj dyshohet se vendoste gjoba…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Xheneta Fetahu, ka shkaktuar një valë diskutimesh në rrjetet sociale për shkak të lidhjes së saj me Gjestin. Ata kishin një marrëdhënie gjatë kohës që të dy ishin pjesë e spektaklit, ndërkohë që Gjesti, pas daljes nga ai format, vazhdoi aventurën në “Big Brother VIP Albania”. Ditën e djeshme në “E Diell” në Top Channel, Xheneta u pyet pikërisht për Gjestin dhe ndjenjat e saj. Një ndjekës i kishte drejtuar asaj një pyetje, nëse ajo do të rikthehej sërish me Gjestin pasi ai të dilte nga “Big Brother VIP 4”. Xheneta u përgjigj…
Jeta e Albin Kryeziut, 26-vjeçarit nga Kosova me banim në Itali, mori një kthesë të papritur këtë javë kur pas një ditë pune, bleu një biletë lotarie me të cilën fitoi 500 mijë euro. Pas një dite të zakonshme në punë, Kryeziu, i cili punon në një kompani ndërtimi në San Polo di Piave, vendosi t’i japë vetes një moment relaksimi. Me vëllain e tij dhe disa kolegë, u ndalën për një kafe dhe, thuajse rastësisht, vendosi të blejnë një biletë lotarie të Gratta e Vinci për vetëm 5 euro. Një vendim i thjeshtë që do të ndryshonte jetën e…
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për punonjësit blu, Shkelzen Ruska (shef i krimeve në Komisariatin e Himarës), Ervis Alisinanaj (shefi i krimeve në Komisariatin e Lushnjes) dhe Erdit Hazizaj (ish-efektivi i Forcave Operacionale), të cilët janë të përfshirë në bandën e Eldian Allushaj dhe të Kristo Qiricit, vëllai i Edmond Papës. Pjesë e bandës ishte dhe ish-polici Elvis Dervishi. Oficerët kishin për detyrë të informonin trafikantët për lëvizjet e policisë, raporton gazetarja Klodiana Lala. Komunikimet e tyre u siguruan pas zbërthimit të aplikacionit të krimit SkyECC. Kristo Qirici ka rezultuar…
Gjatë muajit shkurt policia ka shqiptuar 23. 844 sanksione për shkelje të rregullave të trafikut. Ministria e Punëve të Brendshme informoi se gjatë kontrolleve të shtuara në rrugët e vendit gjatë muajit të kaluar janë sanksionuar 2 059 persona të cilët drejtonin automjetin pa patentë shoferi, 617 drejtues mjetesh nën ndikimin e alkoolit, ndërsa 7473 drejtues mjetesh kanë marrë kundërvajtje për tejkalimin e shpejtësisë. Ata theksuan se kanë hasur edhe parregullsi të tjera, si mospërdorimi i rripit të sigurimit, përdorimi celularit dhe parkim jo i rregullt. “1 508 urdhërpagesa kanë të bëjnë me mospërdorim të rripit të sigurimit, 766 për…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë një vlerësim të thellë të rezultateteve të zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt, duke pranuar përgjegjësinë për mosarritjen e objektivave të vendosura, por duke evidentuar gjithashtu rritjen e dukshme të partisë së tij. Pas përfundimit të numërimit të votave nga diaspora, Abdixhiku e bëri këtë deklaratë në një postim në Facebook, ku nënvizoi rëndësinë e mbështetjes nga qytetarët. Ai theksoi se, megjithëse rezultati nuk ishte ai që ishte pritur, LDK është rritur dukshëm sa i përket numrit të votave dhe deputetëve të zgjedhur. “Tani që numërimi i votave po i…
Pas ankesave të banorëve në zonat e ish-parkut të autobusëve dhe “21 dhjetorit”, lidhur me hapësirat e ngushta publike të shkaktuara nga automjetet, uniformat blu kanë ndërmarrë një aksion për spostimin e këtyre makinave. [embedded content] Në këto zona, blutë spostuan me karrotrec 17 makina të parkuara në mënyrë të gabuar, të cilat kishin bllokuar qarkullimin e lirë. Për secilin rast, drejtuesit e automjeteve janë gjobitur me vlerë 3000 lekë.
Një shtetas 65-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij ku ai jetonte me qira prej disa vitesh, në lagjen Partizani, në qytetin e Elbasanit. I ndjeri është identifikuar si shtetasi Halit Lleshanaku rreth 65 vjeç. Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar autoritetet, pasi u shprehën të shqetësuar se 65 vjeçari nuk kishte dalë nga apartamenti këto ditët e fundit, dhe kur i kanë hapur derën kryesore e kanë gjetur të pajetë në korridorin e banesës. Paraprakisht dyshohet se vdekja e të moshuarit ka ndodhur për shkaqe natyrale. Trupi i tij është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal…