Prokuroria Speciale e ka ftuar për sot kryeministrin Albin Kurti për intervistim në cilësinë e dëshmitarit në rastin e rezervave shtetërore. Ai është ftuar për intervistim në ora 10:00. Gjykata Themelore e Prishtinës ditë më parë ka lëshuar urdhër me të cilin e obligon kryeministrin Albin Kurti që të paraqitet më Prokurorinë Speciale, në cilësinë e dëshmitarit për çështjen e rezervave shtetërore. Urdhri për tu paraqitur kryeministri Kurti në prokurori si dëshmitar vjen në ditën kur Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se i është drejtuar përmes një letre Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke kërkuar që ta obligojë Prokurorinë Speciale që…
Author: almakos
Një operacion anti-narkotikë është zhvilluar në Sarandë nga orët e para të mëngjesit, nga e cila janë arrestuar 3 shtetas. Bëhet me dije se deri më tani janë lëshuar 10 masa sigurie, me kërkesë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Sipas burimeve, personat e përfshirë janë pjesë e një grupi kriminal, që kishin si qëllim trafikun e drogës. SPAK ka nisur hetimet ndaj këtij grupi kriminal që prej vitit 2020.
Një vajzë e mitur, e moshës 16 vjeç, është larguar nga banesa e saj dhe nuk është kthyer më. Ngjarja ka ndodhur që prej dy ditësh më parë (2 mars 2025), në fshatin Bregas, kur dhe adoleshentja është larguar nga shtëpia. Shqetësimi pranë autoriteteve blu u ngrit nga vëllai i saj, S.H., 22 vjeç, i cili ka denoncuar largimin e së motrës. Sakaq, blutë kanë nisur punën për gjetjen e së miturës. “Ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasi S. H., 22 vjeç, banues në fshatin Bregas, se më datë 02.03.2025, është larguar nga banesa, motra e tij, 16 vjeçe. Po…
Kohët e vjetra të mira janë kthyer! Aplikacioni i mesazheve të Meta, Messenger, ka rikthyer zyrtarisht logon e tij ikonike të kaltër në përditësimin e fundit, duke shënuar një rikthim të dukshëm në pamjen e tij origjinale. Ky ndryshim u konfirmua nga burime të shumta të mediave, duke sugjeruar se përdoruesit që e kanë ndjekur këtë platformë për vite me radhë, po gëzojnë një frymëmarrje nostalgjie. Kjo është një ngjarje që ka tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve, të cilët kanë fjalë të mira për vlerën e dizajnit të mëparshëm të aplikacionit. Më 2020, Messenger kishte kaluar një ndryshim të madh…
Zonat e ulëta si edhe vija bregdetare do të mbizotërohen nga motit i kthjellët gjatë gjithë paradites, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet motit në zonat malore Verilindore dhe Juglindore.Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë nën ndikimin e motit te kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Fierit. Era do të…
Ditën e diel në Prishtinë, u gjet i vdekur Mentor Palokaj, vëllai i Unikkatilit. Gjatë ditës së sotme (e hënë), ka reaguar grupi i Unikkatilit, The Bloody Alboz (TBA). TBA, pas vdekjes së Mentorit, tha se njerëzit e mirë vdesin gjithmonë të rinj, duke shtuar se shpirti i Mentorit u prehtë në paqe. “Njerëzit e mirë vdesin gjithmonë të ri. Shpirti në paqe Mentor Paloka (Tee)”, thuhet në reagimin e TBA-së në Facebook.
Gjiganti i prodhimit të çipave, Taiwan Semiconductor Manufacturing Company (TSMC), ka hedhur një hap të rëndësishëm duke njoftuar se do të investojë të paktën 100 miliardë dollarë në rritjen e operacioneve të tij në Shtetet e Bashkuara. Ky investim masiv, i përshkruar si një nga më të mëdhenjtë në historinë e prodhimit të çipave në Amerikë, u shpall nga ish-presidenti Donald Trump në një konferencë për media nga Shtëpia e Bardhë. Njoftimi i TSMC vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po përpiqen të rrisin prodhimin dhe konkurrencën në industrinë globale të çipave, duke synuar të ruajnë një avantazh…
Udhëheqësitë e SHA MEPSO dhe SH EMV, në takimin e sotëm koordinues, udhëheqësia e ShA MEPSO dhe ShA EMV harmonizuan strategjitë për zhvillimin e infrastrukturës elektrotransmetuese dhe mundësitë për integrimin e kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme. Në drejtim të forcimit të rrjetit të transmetimit dhe sigurimit të stabilitetit dhe besueshmërisë më të madhe, ShA MEPSO prezantoi projekte me fokus të veçantë përshtatjen dhe zgjerimin e kapaciteteve të infrastrukturës transmetuese për burime të reja prodhuese të energjisë dhe ndërtimin e objekteve për ruajtjen e energjisë, ndërsa ShA ESM prezantoi planet për zgjerimin e portofolit…
Duket se puthja në buzë mes Gjestit dhe Eglit nuk ka qenë e vetmja Prime-in e kaluar. Në promon e publikuar sot nga BBVA, shihet se dyshja puthen me plotë pasion edhe në dhomën e rrëfimeve. Nuk dihet se çfarë po ndodhë, pasi që sot raportet mes tyre u acaruan, shkak u bë një nishan i Eglit, ku banorja tentoi edhe ta hiqte, duke i bërë keq vetes. Mirëpo do ta kuptojmë sot.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne (3 mars) në Durrës, ku një këmbësor është përplasur për vdekje nga një automjet. Ngjarja u regjistruar në rrugën Manzë-Kthesa e Ariut, ndërsa policia thotë se ka arrestuar shoferin e makinës, shtetasin me iniciale M.H. “Në segmentin rrugor Manzë-Kthesa e Ariut, një automjet me drejtues shtetasin M. H, ka përplasur këmbësorin shtetasin S. A, rreth 65 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Shërbimet e Policisë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. H”, njoftoi policia. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë…
Kompanitë e mëdha të teknologjisë dorëzojnë të dhënat personale të miliona përdoruesve të tyre tek autoritetet amerikane, ka gjetur një analizë e re. Kompania zvicerane e privatësisë Proton analizoi të dhënat publike nga raportet e transparencës së Google, Apple dhe Meta në lidhje me numrin e llogarive të përdoruesve që janë ndarë me autoritetet amerikane midis 2014 dhe 2024, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Mesatarisht, kompanitë rritën numrin e llogarive të ndara me organet e zbatimit të ligjit në SHBA me mbi 600 për qind për një total prej 3.1 milionë në dekadën e fundit, zbuloi ai. Të dhënat…
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia, duke thënë se dosja e hetimit të tij është e rremë dhe se mbahet në burg pa gjyq. Në Facebook, Veliaj ka publikuar disa pamje nga pazari i ri, ndërsa thekson se askush nuk mund të fshijë punën që është bërë në Tiranë. “As me dosje të rreme, as me dënime pa gjyq, askush nuk mund ta fshijë super punën që kemi bërë në Tiranë, si këtu në Pazarin e Ri, që 8 vjet më parë e kthyem në identitet dhe në vendin më të vizituar nga turistët.…