Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci ka folur në lidhje me përgjimin e SPAK për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, Prokuroria e Posaçme ka zbatuar në mënyrë rigoroze kompetencat e saj, por sipas tij problemi qëndron te ligji dhe mënyra si është ndërtuar ai. I ftuar në emisionin “Open”, Beci u shpreh se elemente nga pikëpamja formale janë zbatuar drejt nga SPAK dhe nuk le vend për të thënë se ka shkelje. Sipas tij autorizimi për përgjim ambiental në vendet publike bëhet vetëm me vendim të prokurorit, jo me miratim nga gjykata, vetëm në rastet e pergjimeve priva merret autorizimi…
Author: almakos
Në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Tetovë-Gostivar në afërsi të “kryqëzimi i Negotinës”, një grua e ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar rëndë. Zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi, ka konfirmuar për MIA-n se janë përplasur një automjet i udhëtarëve “pezho” me targa të Ohrit, i drejtuar nga G.V. (47) nga Ohri, dhe një automjet “Mercedes” me targa kombëtare sllovene, i drejtuar nga A.A. (19) nga Gostivari. “Në aksident në vendngjarje ka ndërruar jetë udhëtarja e automjetit “pezho” D.M (81) nga Ohri. Lëndime të rënda kanë marrë shoferi dhe udhëtari tjetër,…
Pas 72 ditësh, dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” janë më të “nxehta” se kurrë. Ndjenja që lindin, thyhen, rikthehen, e nga ana tjetër, shumë debate dhe aleanca të fshehta. Cili prej banorëve në nominim, Egli, G-Bani, Gjesti, Ola, Rozana, Valbona & Laert dhe Vserlo do lërë sot shtëpinë? Po ashtu do të jetë një histori emocionuese dhe shumë surpriza të tjera.
Në Shqipëri Avokati i Popullit dhe përfaqësues të fushës juridike në vijimësi kanë ngritur shqetësimin mbi nivelin e lartë të personave në paraburgim, që përbën 62% të totalit të popullisë së burgjeve. Shqipëria është kritikuar nga Këshilli i Europës në lidhje me cënimin e të drejtave të njeriut në këtë drejtim. Njohës të fushës juridike theksojnë se ashpërsimi i masave penale ka kosto të mëdha sociale dhe financiare, ndaj argumentojnë se ndër 7 masat shtrënguese të parashikuara në ligj, ajo e sigurimit “arrest në burg”, duhet të aplikohet e fundit. Në Shqipëri Avokati i Popullit dhe grupe shoqërore që mbrojnë të drejtat…
Një 41-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në Vlorë. Sipas policisë, personi është konstatuar rreth orës 17:50 dhe u gjet brenda ambienteve të shkollës industriale. Nga këqyrja paraprake, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, por blutë e Vlorës thonë se personi vuante nga problemet shëndetësore. “Rreth orës 17:50, në lulishten brenda ambientit të shkollës Industriale, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. C. (D.), 41 vjeç, banues në lagjen Pavarësia, Vlorë, i cili dyshohet se vuante nga probleme shëndetësore. Nga këqyrja paraprake, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen…
Vazhdon vëzhgimi i fëmijës pesëvjeçar nga Dellçeva, i cili mbrëmë ka gëlltitur dy tableta kundër depresionit për të rritur dhe më pas është pranuar në Klinikën e fëmijëve në Shkup. “Fëmija pesëvjeçar nga Dellçeva mbrëmë është pranuar me autoambulancë në Klinikën e fëmijëve në Shkup, me informatë se ka marrë dy tableta antidepresiv për të rritur. Fëmija u shtrua në gjendje relativisht të qëndrueshme, i monitoruar dhe në shërbim me parametra të qëndrueshëm. Sot vazhdojmë ta vëzhgojmë fëmijën deri nesër, dhe nëse gjithçka është në rregull, fëmija do të lëshohet për në shtëpi”, deklaroi për MIA-n, drejtori i Klinikës universitare…
Reperi i famshëm kosovar, Viktor Palokaj i njohur me nofkën Unikkatil, ka bërë një postim për vëllain e tij, Mentorin, i cili vdiq tragjikisht të dielën. “My one and only, ty që je kônë gjithmonë aty për mu. Ty që t’kisha jo vetëm vëlla, po edhe shokun mà të mirë”, ka shkruar Unikkatili për vëllanë e tij. “Ti m’dashte mà shumë se veten, e edhe une ty njëjtë. Gjithmonë i buzëqeshun, pozitiv e sy patrembun. Trimi i êm!!! Edhe n’momentet e fundit ke thonë mos me me tregú mú sepse ke pasë brengë po pësoj aksident tu u ngutë me…
Gjatë ditës së sotme Ambasadori i Shqipërisë në RMV, Denion Meidani, ka takuar Ambasadorin e Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy. “Sot mirëprita mikun tim, Ambasadorin e Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy. 🇦🇱🇹🇷 Një bisedë e hapur dhe miqësore mbi bashkëpunimin mes vendeve tona, projektet e përbashkëta dhe zhvillimet e fundit. Shqipëria dhe Turqia – më shumë se partnerë, një miqësi që vijon të forcohet!! 🤝✨” – ka thënë Ambasadori Meidani pas këtij takimi. MARKETING
Maqedonia e Veriut dhe Hungaria ndajnë pikëpamjen e njejtë sa i përket luftës në Ukrainë dhe mbështetin propozimin e SHBA-së për ndaljen e luftes në Ukrainë. Kështu deklaroi kryeministri hungarez, Viktor Orban, pas takimit tet-a-tet me kryeministrin Hristijan Mickoski, që u realizua në Budapest. Orban tha se, ky takim po ndodhë në një periudhë të rëndësishme, ndërsa shtoi se, i përdhëndesin negociatat mes SHBA-së dhe Rusisë. Viktor Orban, Kryeministër i Hungarisë “Hungaria i përshëndet negociatat mes SHBA-së dhe Rusisë dhe hungarezët janë të interesuar për rezultat të suksesshëm, si dhe se kanë shpresa më të mira për përfundimin e luftës.…
Në mëngjesin e sotshëm (e martë), në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Prishtinë, ka filluar numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta. Ky proces është një hap i rëndësishëm në përfundimin e zgjedhjeve, duke sjellë më afër një pasqyrë të qartë mbi rezultatet. Numërimi i votave me kusht është një proces i veçantë që merret me votat e atyre që kanë nevoja të veçanta dhe që ndihmojnë në sigurinë e përfaqësimit të drejtpërdrejtë të të gjithë qytetarëve, pa përjashtim. Valmir Elezi, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), theksoi se pritet që procesi…
TIRANE Panairi Ndërkombëtar Horeca Expo Albania ka hapur dyert për edicionin e tij të 11-të në Tiranë, duke sjellë një platformë të shkëlqyer për promovimin e produkteve dhe shërbimeve të industrisë hoteleri-turizëm. “Hysenbelliu Group” është përfaqësuar në këtë ngjarje prestigjioze me markat unike te birrave ne vend, birra Korça, Tirana, Kuqalashe dhe shija autentike Gold by Korça. Stendave e birrave më të suksesshme në vend mirëpret të interesuarit për bashkëpunime si dhe për të degustuar shijen unike të birrave shqiptare përgjatë tre ditëve në Pallatin e Kongreseve. Gjatë vizitës në panair, birra “Korça” “Tirana” Kuaqalashe dhe Gold by Korça janë…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot gjatë konferencë së përbashkët për shtyp me kryeministrin hungarez, Victor Orban tha se shpreson në zhbllokimin e procesit eurointegrues të Maqedonisë. “Synimi ynë strategjik si shtet për të qenë pjesë e familjes evropiane, diçka që e meritonim shumë kohë më parë, ishte, është dhe do të mbetet objektivi ynë strategjik, por duhet të theksojmë gjithashtu se ajo që qytetarët e vendit kanë dhënë për realizimin e këtij qëllimi strategjik, i cili fatkeqësisht nuk ka ndryshuar nga situata që ekzistonte 20 vjet më parë, është vërtet e paçmuar, domethënë çmimi është aq i madh sa…