BDI e di që shqiptarët nuk i besojnë më! Ata ndjejnë fundin e tyre dhe po përpiqen të mbjellin frikë e tensione për të shpëtuar lëkurat e veta. Të gjithë e dinë: BDI është sinonim i mashtrimeve dhe lajmeve të rreme. Kështu thuhet në reagimin e VLEN-it, ndaj komuniatës së BDI-së, ku ata kërkojnë ndërhyrjen e NATO-s për shkak të degradimit të shqiptarëve në ushtri. “Por shqiptarët nuk mashtrohen më! BDI duhet të përgjigjet në pyetjen: Çfarë mendon NATO për bojkotin e zgjedhjeve dhe destabilizimin politik? Pse BDI nuk e thotë të vërtetën? Sepse e dinë që rruga e krizës…
Author: almakos
Sot iu dha lamtumira e fundit reperit Mentor Palokaj, vdekja e të cilit tronditi të dielën opinionin publik. I pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të tij ishte edhe reperi i njohur shqiptar Unikkatil, artisti, emri i vërtetë i të cilit është Viktor Palokaj. Ai emocionoi të gjithë me mesazhin lamtumirës. “Me siguri plot prej juve sot e keni pasur për zemër. Edhe u gjet aty për juve, e faleminderit që keni ardhë”, iu drejtua Unikkatili të pranishmëve. “Ishalla shihna me to në botën tjetër. Vëllau jem, u shifshim përsëri, pushofsh në paqe”, ishin fjalët lamtumirëse për vëllain…
Me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan sot janë shoqëruar në komisariatin e policisë të paktën katër zyrtarë të kompanisë Eco Alb. Burime zyrtare nga Prokuroria konfirmuan se janë shoqëruar pas një hetimi penal që po zhvillohet ndaj kësaj kompanie drejtori, një inxhinier, një përgjegjës dhe një zyrtar i rëndësishëm i kësaj kompanie. Ndërkohë janë sekuestruar dokumentacione të shumta të Eco Alb.
Bashkimi Demokratik për Integrim shprehi shqetësim për siç thotë, vendimet e fundit të Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova për ndryshimet në strukturat komanduese të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, veprime këto, që BDI thotë se, margjinalizojnë shqiptarët dhe cenojnë drejtpërdrejt integritetin dhe sigurinë. BDI i bëri thirrje NATO-s dhe aleatëve ndërkombëtarë që të shqyrtojnë këto veprime. “Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e thellë dhe indinjatën lidhur me vendimet e fundit të Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova për ndryshimet në strukturat komanduese të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këto veprime jo vetëm që margjinalizojnë shqiptarët, por gjithashtu cenojnë drejtpërdrejt…
Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka kanosur drejtoreshën e shkollës ku ishte nxënës, për shkak se i ka marrë celularin që përdorte gjatë mësimit. Ai gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë, gjatë veprimeve për shoqërimin e tij në Komisariat. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës. Njoftimi i policisë Tiranë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. R., 19 vjeç, sepse ka kanosur drejtoreshën e shkollës ku ishte nxënës, për shkak se i ka marrë celularin që përdorte gjatë mësimit. Ai gjithashtu ka kundërshtuar…
Gjesti dhe Rizarta po bëjnë dy javë që flenë në një krevat bashkë në “Big Brother VIP 4”. Gjesti dhe Rizarta po bëjnë dy javë që flenë në një krevat bashkë në “Big Brother VIP 4”. Ishte vetë banori që zgjodhi atë që të flinte me të dhe shkak u bë ‘valixhja e tundimeve’ që Vëllai i Madh i dha Gjestin në periudhën kur ishte lideri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Kujtojmë se në ‘valixhen e tundimeve’ kishte 7 zarfe që përmbanin dënime, surpriza dhe vendime të rëndësishme për lojën. Në zarfin e parë që hapi Gjesti shkruhej…
Ministrja e arsimit Ogerta Manastirliu njoftoi sot mbylljen e përkohshme të platformës TikTok në vendin tonë. Qeveria vendosi ndërprerjen e aksesit në TikTok në territorin e Shqipërisë për një periudhë 12-mujore, deri në momentin që kjo platformë të zbatojë standardet e sigurisë dhe moshës për përdoruesit e mitur. Lidhur me këtë vendim të qeverisë foli sot në studion e News 24, gazetari Osman Stafa. Teksa e cilësoi vendimin ekstrem, Stafa tha se ky veprim nuk adreson problemin kryesor që çoi në vendimin përkatës. Kujtojmë se qeveria propozoi mbylljen e TikTok pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u vra…
Që nga dita e parë, Qeveria jonë ka qenë e përkushtuar në ndërtimin e një ekonomie të fortë, të qëndrueshme dhe të begatë, një ekonomi që jep rezultate reale për qytetarët dhe bizneset tona. Pas vitesh stagnimi, pasigurie dhe mundësish të humbura, ne kemi vendosur një kurs të ri, një kurs rritjeje, investimesh dhe zgjerimi ekonomik, tha zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva në konferencën e sotme për media. “Bruto Prodhimi Vendor (BPV) i Maqedonisë u rrit me 3.2% në tremujorin e fundit të 2024, duke e çuar rritjen totale të BPV-së për vitin e plotë në 2.8%. Këto shifra pasqyrojnë…
Një aksident rrugor ka ndodhur sot në afërsi të Golemit.Një autoambulancë është përplasur me një automjet pranë Shkëmbit të Kavajës, duke shkaktuar disa të plagosur. Burime bëjnë me dije se ambulanca ishte nisur nga Berati në drejtim të Tiranës. Në momentin e aksidentit, brenda autoambulancës ndodhej një grua 64-vjeçare nga Berati, e cila po transportohej për në spital, e shoqëruar nga një i afërm dhe infermieri. Si pasojë e përplasjes, të tre kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me një tjetër autoambulancë për ndihmë mjekësore. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa në zonë është…
Teuta Selimi ka anuluar të gjitha mbrëmjet muzikore për muajin maj. Këngëtarja këtë e ka bërë të ditur vetë përmes një njoftimi në llogarinë e saj në Instagram. “Anulohet mbrëmjet për arsye personale për muajin Maj. Kërkoj ndjesë nga të gjithë”, ka shkruar ajo duke mos dhënë më shumë detaje. Megjithatë, këtë postim, artistja e fshiu disa orë më vonë.
Agjencia europiane e Azilit thotë në raportin e saj vjetor të sapo publikuar se 7325 shtetas nga Shqipëria paraqitën kërkesën për azil në një vend të Bashkimit Europian gjatë vitit 2024. Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova kryesojnë dukshëm listën e kërkesave për azil nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave të Agjencisë europiane për Azilin, 6791 shtetas nga Kosova kërkuan azil në Europë, ndërsa nga shtetasit e Maqedonisë së Veriut u paraqitën 3506 kërkesa, nga Serbia 3227, nga Bosnjë Hercegovina 1432 kërkesa dhe nga Mali i Zi 337 kërkesa. Numri i kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë…
Për herë të parë në botën e shfletuesve të internetit, njëri prej tyre ka aftësinë për të kryer detyra në internet në vend të përdoruesit, njoftoi Opera gjatë prezantimit të mjeteve të reja të AI. Në panairin e teknologjisë MWC në Barcelonë, Opera norvegjeze prezantoi, si e para në botë, një shfletues interneti me shtimin e inteligjencës artificiale që është në gjendje të kryejë detyra në mënyrë autonome në vend të përdoruesit. Sistemi i agjentëve të AI quhet Operatori i Shfletuesit dhe është një agjent vendas i integruar në shfletues, i cili mund të marrë përsipër detyra të caktuara dhe…