Author: almakos

Rehatia është çelësi kur udhëtojmë me avion, por ka disa rregulla që është mirë t’i kemi parasysh për sigurinë tonë gjatë fluturimit. Kur flasim për udhëtimin me avion, për shumë njerëz zgjedhja e veshjes duket si një çështje komoditeti. Një triko e thjeshtë, xhinse dhe atlete janë përzgjedhjet më të zakonshme. Megjithatë, duhet të jemi të vetëdijshëm se disa zgjedhje veshjesh mund të jenë më të rrezikshme se sa duken, sidomos nga pikëpamja e sigurisë. Christine Negroni, një stjuardesë me përvojë, thekson se materiali i veshjeve tona ka rëndësi të madhe në rast emergjence në avion. Ajo paralajmëron që të…

Lexo më Shumë

Një 19 vjeçare në Berat është arrestuar pasi shfrytëzonte dy vajza, të cilat ishin motra, për prostitucionin, por njëra prej tyre ishte e mitur. Në pranga ka rënë shtetasja S.K., 19 vjeçe, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë motrat A.A., 19 vjeçe dhe e mitura. Po kështu, përgjatë të njëjtit operacion (Multiple), u arrestua shtetasi K.B., pasi dyshohet se vendoste baste sportive me celularë. Nga kontrolli në banesën e tij u gjetën e u sekuestruan  1 shufër hekuri, 1 elektroshok, 1 shkop bejsbolli, 2 maska dhe 7 celularë. I vëllai, shtetasi V.B., dhe i riu B.E., u proceduan në…

Lexo më Shumë

Pasi u përball me rregullat e reja të tregut në Bashkimin Evropian, Apple tani po përballet me një tjetër sfidë të rëndësishme në Amerikën Latine, konkretisht në Brazil. Për herë të parë, Brazili po ndjek një qasje më të fortë për të rregulluar praktikat e Apple, duke kërkuar ndryshime që janë të ngjashme me atë që u kërkua nga Bashkimi Evropian përmes Aktit të Tregjeve Digjitale (DMA). Kjo situatë ka bërë që shumë ekspertë të mendojnë se Apple po përballet me një presion në rritje për t’u përshtatur me normat ndërkombëtare, por edhe për të mbrojtur interesat e konsumatorëve të…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe theksoi se kur politikanët të pushojnë së vënë duart mbi gjyqësorin dhe kur të zbatohen reformat e nevojshme në përputhje me agjendën e reformave, përmirësimi i situatës në të do të jetë i dukshëm për të gjithë. “Përderisa merremi me vendime personale, qoftë njëri apo tjetri, të cilët i shohim tani ashtu siç janë, nuk do të kemi një gjyqësor të pavarur. VMRO-DPMNE solli një gjyqtar dhe një prokuror, njëri prej të cilëve është i afërm i kryetarit të Radovishit, tjetri i zëvendëskryeministrit. Kjo është reforma në drejtësi? Filipçe përsëriti thirrjen që tashmë e ka…

Lexo më Shumë

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, është paraqitur këtë mëngjes në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. [embedded content] SPAK caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Ajola Xoxën më 10 Shkurt, por pas seancës në GJKKO më 12 shkurt, masa u zëvendësua me atë të “detyrim paraqitje”. VENDIMI I GJKKO-së Në vendimin e shpallur mbrëmë GJKKO bëri me dije se: Prokuroria e Posaçme me datë 11.02.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “1. Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit dhe nevojat e sigurimit personal të…

Lexo më Shumë

Lideri i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi me rastin e 7 Marsit-Ditës së Shkollës Shqipe ka uruar të gjithë arsimtar shqiptar kudo që punon e vepron. Sipas Ibrahimit, mësuesit shqiptarë janë yjet që e ndriçojnë qiellin tonë dhe janë shenja orientimi në jetën e kombit. “ Në Ditën e Shkollës Shqipe dëshiroj t’i drejtohem me falënderim secilit arsimtar shqiptar kudo që punon e vepron, i cili me punën e tij ndihmon në iluminimin e kombit dhe edukimin e arsimimin e brezave. Sot është dita kur duhet t’i kujtojmë edhe të gjithë ata mësues e veprimtarë të arsimit shqip, të cilët që nga…

Lexo më Shumë

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK-ut për të pushuar çështjen penale ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu. Kryetari i Bashkisë u vendos në hetim nga Prokuroria e Posaçme për “shpërdorim të detyrës”, por në përfundim të hetimit, SPAK vlerësoi se prej tij nuk ishin konsumuar elementë të veprës penale. Socialisti u paraqit në SPAK më 10 korrik 2024, kur deklaroi për media se është vënë në hetim për shkak të denoncimit nga Partia Demokratike mbi një problem procedure, ku PD-ja në Lezhë nuk është dakord që të shtrohet trotuari për qytetarët. Ndreu e cilësoi kallëzimin…

Lexo më Shumë

“Një theks i veçantë i është dhënë prodhimit blegtoral. Fondi i gjedheve në vend, ndryshe nga dhjetë vite më parë, është shkatërruar. Kemi një gjendje të zvogëluar ndjeshëm të numrit të kafshëve,” theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në emisionin “Natkast”. “Për këtë arsye, subvencioni për litër qumësht të dorëzuar është rritur. Kemi paraparë edhe subvencione shtesë për viçat femra,” shpjegoi ministri Tripunovski. Ministri shtoi se subvencioni për një lopë është 8.000 denarë. Opozita dhe një pjesë e opinionit publik u përpoqën të spekulonin se subvencionet janë ulur. “Unë kam një shpjegim të qartë –…

Lexo më Shumë

Pas largimit të saj të papritur nga gara e Big Brother VIP Albania, Egli Tako ka bërë reagimin e parë publik. Lajmi për dorëheqjen e saj u kumtua të enjten nga Vëllai i Madh, duke lënë të habitur banorët dhe publikun. Duke qenë se spekulimet mbi gjendjen e saj kanë qenë të shumta, këngëtarja vendosi të ndante ndjenjat e saj përmes një shkrimi në InstaStory. “Më keni pyetur shumë si jam. Ndonjëherë pyes dhe veten si jam. Dhe nuk e di si ndihem. Unë vetëm e di që kam një boshllëk brenda meje. Dhe nëse shikoj brenda vetes, shoh ngjyrën…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka ofruar një analizë të thellë mbi mundësitë e krijimit të një qeverie të re pas zgjedhjeve të fundit. Hasani ka theksuar se nëse Lëvizja Vetëvendosje, si partia që mori më shumë vota, nuk formon qeverinë brenda afateve të përcaktuara, Kuvendi është në të drejtën e tij të thirret nga partitë e tjera për të propozuar një kandidat alternativ për kryeministër. “Deputetët nga partia të tjera, ndonëse numri i tyre është më i vogël, kanë mundësi të propozojnë një kandidat tjetër. Nëse Kuvendi miraton këtë propozim me 61 vota, kjo do të jetë baza…

Lexo më Shumë

Lidhur me shpërthimin me eksploziv në një punishte sallami në Fushë-Krujë, është identifikuar autori i ngjarjes. Është shpallur në kërkim shtetasi Kristian Caka, 26 vjeç, banues në Krujë. I riu akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ngjarja ka ndodhur me datë 5 mars, në lagjen “Ish-Grumbullimi”, ndërsa eksplozivi ishte i vendosur në murin e jashtëm të punishtes së shtetasit Dorjan Mirit. Po punohet për kapjen e autorit. LEXONI EDHE: Shpërthim me eksploziv në punishten e sallamit në Fushë-Krujë, detajet e paraNjoftimi i policisë Zbardhet autorësia…

Lexo më Shumë

Dita e Mësuesit, 7 Marsi, festohet sot në të gjitha trevat shqiptare. Kjo ditë festohet në të gjitha shkollat e vendit me aktivitete të shumta në shenjë falënderimi për mësuesit për punën që kryejnë në edukimin e brezit të ri. E cilësuar si ngjarje me rëndësi arsimore dhe kulturore, sot të gjithë kujtojnë edhe mësuesit e parë të shkronjave shqipe. Dita e Mësuesit i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve dhe në këtë ditë, të gjithë së bashku nderojmë traditat më të mira të shkollës kombëtare shqipe, si dhe të figurës së mësuesit. Mësuesit shqiptarë në çdo kohe e…

Lexo më Shumë