14 Janar 2019 / 15:12 Partnerët e koalicionit akoma nuk kanë diskutuar për rifreskimin e kabinetit qeveritar, edhe pse një gjë e tillë u përmend si mundësi pas ndryshimeve kushtetuese. Në Qeveri thonë se kjo çështje ende nuk është hapur për diskutim. Nuk përjashtojnë mundësinë e ndryshimeve të disa posteve ministrore, por thonë se kjo gjë ju takon partnerëve të koalicionit. Alsat, jo zyrtarisht mëson se përveç katër ministrave në opsion për lëvizje janë edhe tre zëvendëskryeministra. Nga BDI, thonë se ende është herët të flitet për rifreskim të ekzekutivit. Artan Grubi thotë se BDI ka prioritete tjera. “Tash është…
Author: almakos
14 Janar 2019 / 14:54 Qeveria neglizhon kërkesën e Avokatit të Shtetit për marrëveshje dëmshpërblimi me ish të dënuarit në rastin Sopoti. Që nga fillimi i muajit dhjetor, kur avokatura shtetërore ka kërkuar nga Qeveria marrëveshje me qëllim anashkalimin e procesit gjyqësorë mes Sopotasve dhe Qeverisë, kjo e fundit mbrohet me faktin që kërkesa është duke u shqyrtuar. Ish të dënuarit në rastin Sopoti kanë arritur marrëveshje me Avokatin e Shtetit që për një ditë të mbajtur burg të dëmshpërblehen me 5.500 denarë. Ndërkohë rasti është në procedurë gjyqësore. Seanca e radhës do të mbahet më 21 shkurt. Loading…
14 Janar 2019 / 14:37 24 të lënduar, 4 prej të cilëve më rëndë kanë kërkuar ndihmë në Spitalin e Qytetit të Shkupit për shkak të rrëshqitjeve në rrugë. Trotuaret e pa pastruara janë sfidë për banorët e kryeqytetit. Ata apelojnë që autoritetet të pastrojnë akullin dhe të hedhin kripë e rërë që të evitojnë rrëshqitjet e mundshme. [embedded content] Për ne të vjetrit është shumë rrezik, edhe atë i madh. Është e ngrirë, rrëshqet, ndërsa ne pleqtë edhe lehtë lëndohemi. Rrugët janë pastruar, por trotuaret janë katastrofë. Të hidhet kripë dhe rërë, të paktën një rrugicë e vogël të…
Rita Ora po shijon nxjerrjen në shitje të albumit të dytë në karrierë “Phoenix”. Këngëtarja së shpejti do të nis një turne të koncerteve anembanë globit me rastin e promovimit të albumit të ri. Ajo tashmë ka kohë që merr pjesë në kampanja të ndryshme të kompanive ndërkombëtare sa i përket veshjeve. Bukuroshja jonë do të jetë fytyrë e re e fushatës reklamuese të markës së njohur të modës, “ESCADA”. Kështu ka bërë të ditur biondina përmes llogarisë personale Instagram teksa tashmë ka pozuar për herë të parë. Lexo po ashtu: “Unë jam aq e ngazëllyer dhe e nderuar që…
14 Janar 2019 / 14:27 Platforma Rinore Shqiptare (PRSH) ka reaguar ndaj diskriminimit që po u bëhet nxënësve shqiptarë të komunës së Velesit. Në një prononcim për media, kryetari i kësaj platforme, Arbër Kadriu tha se shumë nxënës të fshatrave të Velesit arsimohen në gjuhën maqedonase dhe jo atë shqipe duke nisur nga klasa e parë e arsimit fillor. Me këtë rast, Kadriu i bën thirrje politikës shqiptare dhe institucioneve kompetente urgjentisht të ndërmarrin masa për ti dhënë fund kësaj padrejtësie ndaj popullit shqiptar në Maqedoni. [embedded content] “Platforma rinore shqiptare si organizatë joqeveritare bën apel dhe ngrit zërin e…
Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar. Këngëtarja ka paralajmëruar që këtë vit do të jetë e pranishme pranë fansave edhe me më shumë koncerte. Bukuroshja jonë është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale duke dhënë këshilla jetësore për raportet mes njerëzve. Në fakt, 28-vjeçarja u ka kërkuar ndjekësve që të mos i paragjykojnë njerëzit pa i njohur apo të krijojnë mendim pa i dhënë një mundësi. “Si e urreni dikë që nuk keni folur apo nuk e keni njohur. Mos e doni dikë për shkak të asaj që thonë njerëzit e tjerë. Ndërtoni…
14 Janar 2019 / 13:21 Mocioni i votëbesimit në Greqi ndaj kryeministrit Cipras do të bëhet të mërkurën në mbrëmje, pas një seancë maraton që do të fillojë nesër në mëngjes në orën 10:00, njoftoi kryetari i kuvendit grek Nikos Voutsis . Votëbesimi i Qeverisë Cipras vjen pas largimit të aleatit të tij dhe njëherazi ministrit të Mbrojtjes, Panos Kammenos nga partia Grekët e Pavarur. Kryetari i Kuvendit grek, Nikos Voutsis propozoi dy ditë debat që do të fillojë nesër në mëngjes dhe do të përfundojë të mërkurën në orët e vona të natës. Kryeministri Cipras pret që ta kalojë me…
14 Janar 2019 / 13:09 Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev ka deklaruar se ka disa arsye pse opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale. Në mesin e arsyeve Janushev përmendi ndryshimet kushtetuese të cilat i vlerësoi si të dhunshme dhe pa vullnetin e popullit, dështimet ekonomike dhe mungesën e reformave. Dalja nga Kuvendi mbetet si veprim i hapur derisa shumica nuk pranon zgjidhje të parakohshme. Janushev gjithashtu shtoi se partia opozitare shqyrton edhe bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale në rast se Qeveria nuk pranon kërkesat e tyre. Adrian Kerimi Loading…
Ish-anëtari i grupit të vajzave Spice Girls, Mel B ka zbuluar sekretin e linjave trupore patëmetë. Ajo punon mirë edhe në kuzhinë dhe në palestër për të mbajtur një linjë sensacionale në moshën 43-vjeçare. Këngëtarja zbuloi se ndonjëherë ngritët në orën 4:30 të mëngjesit për të ushtruar dhe në kohë i dërgonte fëmijët në shkollë. Në publikimin e fundit në llogarinë personale në Instagram, këngëtarja i kërkonte falje trajnerit të saj personal për stërvitjet e hershme, por thotë se ia vlen. “Është një ndjenjë e mirë kur e shikoni një ndryshim të brendshëm që rezulton me dukje fantastike të jashtme”,…
14 Janar 2019 / 12:23 Ish deputeti Izet Zeqiri përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka theksuar se elementet korruptive në Maqedoni kanë trend të rritjes. Sipas tij qeveria aktuale po dështon në luftën kundër korrupsionit. Zeqiri me këtë rast ka nënvizuar korrupsioni në organet ligjvënëse dhe ekzekutive. Sipas tij Të gjitha elementet korruptive më të shprehura janë në sektorin publik në institucione shtetërore, në mes të politikanëve, gjykatave dhe institucioneve tjera. Në vazhdim, postimi i plotë i Izet Zeqirit… Elementet korruptimeve sot në Maqedoni kanë trend të rritjes, qeveria aktuale po dështon në luftën kundër…
14 Janar 2019 / 12:12 Zëvendëskryetari i Qeverisë, Bujar Osmani sot mbajti një brifing me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Maqedoni para të cilëve e prezantoi statusin e implementimit të Planit 18. “Arritëm të mbyllim të gjitha çështjet e hapura politike, duke lënë hapësirë për implementim më të gjerë dhe më të thellë të procesit reformues” – theksoi Osmani, duke referuar fillimisht për suksesin e implementimit të marrëveshjes së Prespës përmes miratimit të ndryshimeve Kushtetuese në Kuvend. Në vazhdim Osmani iu referua aktiviteteve të realizuara të deritanishme të Planit 18 si dhe sfidave për implementimin e tij të…
Fadil Berisha konsiderohet si një ndër fotografët më të mirë shqiptar. Ai ka realizuar me mijëra imazhe të ndryshme, duke përfshirë yje të kinematografisë së huaj si dhe vendor. Artisti ka kohë që është vendosur përtej oqeanit Atlantik, përkatësisht në qytetin amerikan të New Yorkut. Fotografi 46-vjeçar së fundi ka përzgjedhur pozën më joshëse të të gjitha kohërave të cilën e ka publikuar në rrjetet sociale. “Një nga fotot më seksi të Miss Usa”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Instagram teksa shihet Kelsey Wheeler. Lexo po ashtu: Theksojmë se klient të Fadilit më parë ka qenë edhe Halle…

