Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva ka deklaruar se inspektimet e fundit kanë konfirmuar shkelje të rënda rregullatore, nga ku sipas saj, provat janë të qarta. Ajo tha se që nga inspektimi i djeshëm i 12 objekteve me licencë aktive, të vlefshme, është konstatuar se tre prej tyre nuk i plotësojnë kushtet, pra kërkesat minimale teknike dhe megjithatë kanë licencë aktive për të kryer një veprimtari. Për nëntë të tjerat, Miteva njoftoi dokumentacioni është ende duke u kontrolluar dhe me informata shtesë do të dalin gjatë ditës. Ajo shtoi se për mbi 10 ekipe janë në terren për të kryer kontrolle.…
Author: almakos
Egli Tako dhe Gjesti patën në spektaklin e së martës një ballafaqim me njëri-tjetrin. Ata kanë sqaruar situatat e tyre, raportin dhe për gjithë ato që kanë ndodhur më përpara. Gjesti theksoi se ia ka bërë të qartë që nuk ka ndjenja për të, e se nuk i ka premtuar ndonjëherë më shumë. Derisa po fliste për marrëdhënien e tyre, banorja në një moment përfshiu ish-konkurrentin Xum Allushin, i cili shprehu një pëlqim për të. Xumi më pas reagoi në rrjete sociale me anë të një postimi të shpërndarë në InstaStory. Ai shfaqet i ashpër me Eglin duke i thënë…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari e ka shkarkuar drejtorin e Spitalit të Kumanovës, Stefan Trajanovskin, një hap që pason vdekjen e 32-vjeçarit Vedat Ademi. Ministri Taravari ka deklaruar se nesër pritet që të emërohet drejtori i ri i spitalit. Kreu i Ministrisë së Shëndetësisë sot ka qëndruar në Kumanovë, me ç’rast ka vizituar familjen Ademi për t’i shprehur ngushëllime për vdekjen e djalit të tyre Vedatit, ditë më parë. MARKETING
Mbështetësit e Ekrem Imamoglu, kryebashkiakut të Stambollit, i cili u arrestua nën dyshime për korrupsion dhe terrorizëm”, janë mbledhur në protestë jashtë qendrës së paraburgimit anti-terrorist ku ai po mbahet. Turma e grumbulluar, njëzëri bërtisnin “Turqia do të fitojë”. Supporters of Istanbul Mayor Ekrem Imamoglu rally outside police station after his detention on Wednesday morning pic.twitter.com/aPxzkitI1x — Türkiye Today (@turkiyetodaycom) March 19, 2025 Kujtojmë se Imamoglu akuzohet si “kreu i një organizate kriminale me qëllim përfitimi” dhe, në kuadrin e një hetimi të veçantë, akuzohet se i ka dhënë “ndihmë” PKK-së, lëvizjes separatiste Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e cila…
Varrimi i viktimave nga zjarri në Koçan do të bëhet nesër. Ceremonitë e varrimit do të jenë në ora 11 në Shtip, në orën 12 në Koçan dhe në orën 13 në Obleshevë. Viktimat tjera do të varrosen gjatë ditës së nesërme në periudha të ndryshme. “Priftërinjtë nga kishat lokale do të kontaktojnë të gjitha familjet e viktimave për detaje rreth varrimit”, informojnë nga Qendra për menaxhim me kriza. Prej aty i lusin të gjithë qytetarët për sjellje korrekte dhe përcjelljen me dinjitet të viktimave të tragjedisë në Koçan. Në zjarrin që shpërtheu herët mëngjesin e së dielës humbën jetën…
Policia ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me operacionin për zbatimin e 16 masave të sigurisë, ndaj punonjësve dhe ish-punonjësve të OSHEE, të cilët akuzohen për shpërdorim të detyrës. Ndaj 4 punonjësve është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, 6 me “arrest në shtëpi”, ndërsa ndaj 6 të tjerëve “detyrim për paraqitje”. Një ish-punonjës, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, është shpallur në kërkim. Nga hetimet ka rezultuar se punonjësit dhe ish-punonjësit e OSHEE, Gjirokastër, kanë shpërdoruar bazën materiale në magazinën e drejtorisë, për të siguruar dhe instaluar matës të energjisë elektrike, pa kontratë me OSHEE-në, me qëllim marrjen…
Biznesmeni Elman Abule, i cili është nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, ka dalë nga ambientet e SPAK pas gati 4 orësh marrje në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm [embedded content] Biznesmeni mbërriti në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 10:00, i shoqëruar nga efektivët pasi ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, dhe doli në orën 13:50. Elman Abule po hetohet për pastrim parash në dosjen e kryebashkiakut të Tiranës. Ai u vendos në pranga më 10 Shkurt, ditën kur u arrestua edhe kryebashkiaku i Tiranës, pasi SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij. Por, Apeli i GJKKO-së…
Pas ndërprerjes së trajtimit të pacientëve për shkak të tragjedisë në Koçan, në klinikat kirurgjike në Shkup nga sot do të vazhdojnë operacionet për pacientët onkologjik, ndërsa nga nesër pritet që klinikat të funksionojnë me programe plotësisht të planifikuara, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. “Nga sot, klinikat kirurgjike do të fillojnë të funksionojnë jo me kapacitet të plotë, por vetëm për pacientët onkologjikë, ndërsa prej nesër pas mbledhjes së Shtabit të krizës shpresoj të gjitha klinikat të punojnë me kapacitet të plotë me programet që janë planifikuar”, tha Taravari. Ai ka bërë të ditur gjendjen e fundit të…
Gjykata e Posaçme e Apelit zbut dënimin për ish-kryebashkiaken e Libohovës, Luiza Mandi. Në seancën e sotme, Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi deklarimin fajtore për “shpërdorim të detyrës” për ish-kryebashkiaken e Libohovës, por i zbuti dënimin, nga arrest në burg në shërbim prove me 1 vit e 4 muaj. “Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën L.M. dhe vënia në provë për një afat prej një vit e katër muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Gjirokastër, në juridiksionin…
Me siguri e keni pyetur veten se përse përgjigjemi gjithnjë me “Alo” kur flasim me dikë në telefon. Kjo thënie, që na duket e natyrshme sot, ka një histori interesante dhe një evolucion që e shoqëron atë. Një numër faktosh arsye dhe ndikimesh kanë formuar vendosjen e kësaj fjale në gjuhën tonë të përditshme të komunikimit. Fjala “Alo” u përdor për herë të parë nga Thomas Edison, një nga shpikësit më të njohur të historisë, i cili e përdori këtë shprehje në fund të shekullit XIX. Edison, gjatë eksperimenteve me telefonin, kishte nevojë për një mënyrë të thjeshtë për të…
Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Dibër, pas ndërhyrjes së policisë, e cila ka arrestuar një 38-vjeçar, i cili ka dhunuar dhe kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij, në fshatin Lishan të Peshkopisë. Sipas policisë, gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit Emri Mera, janë gjetur 1 armë zjarri pistoletë, 3 granata dore të montuara me kapsolla ndezëse, 1 krehër pistolete dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Njoftimi i policisë: Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë, menjëherë pas denoncimit të një shtetaseje, për dhunë dhe kanosje për jetën, nga bashkëshorti…
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar një operacion të gjerë policor në dy rajone të Kosovës, atë të Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani. Ai shpjegoi se ky operacion është një përgjigje ndaj rritjes së shqetësimeve lidhur me sigurinë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve për të garantuar rendin dhe ligjin në këto zona. Kelani tha: “Mund të konfirmojmë se operacioni policor i realizuar sot përfshin dy rajone të Kosovës, atë DRP Mitrovicë…