Menaxheri i fituesit të Big Brother VIP Kosova 3, Drilonit, ka njoftuar se kanë angazhuar një avokat për të ndërmarrë hapa ligjorë kundër finalistes së këtij edicioni, Xheneta Fetahu. Kjo vjen pasi Xheneta publikoi disa incizime të bisedave private me Drilonin, të zhvilluara pas përfundimit të spektaklit. Në këto regjistrime, Driloni i kërkonte asaj hapur që të takoheshin bashkë, duke nxitur polemika dhe reagime të shumta në rrjetet sociale. Në një deklaratë të shpërndarë nga menaxheri i Drilonit, Fisniku, u bë e ditur se kanë angazhuar avokaten Bedrie Rexhepi për të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore në mbrojtje të imazhit…
Author: almakos
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Burrel-Klos, pranë Urës së Shulbatrës, ku një mjet i llojit furgon ka përplasur një fëmijë 4 vjeç. Sipas informacioneve të para, i mituri ka qenë dukë kaluar rrugën në momentin kur është përplasur. 4-vjeçari mësohet se është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkohë, policia ndohet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Gjatë javës së 11-të të vitit 2025 (10-16 mars), në vend u raportuan 1370 raste të të sëmurëve me grip dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin. Kjo paraqet një rënie prej 41.6 përqind krahasuar me javën e kaluar. Numri i të regjistruarve këtë javë krahasuar me javën e 11-të të sezonit të kaluar është rritur me 5.4 herë, njoftoi pasditen e sotme Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), raporton SHENJA. Më së shumti raste janë raportuar në Shkup – 371, më pas në Tetovë – 131, Manastir – 110, Veles – 107, dhe në të tjerat qytete, numri i rasteve është…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur shqetësimin e saj se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i hartuar nga Bashkimi Evropian, nuk përputhet me Kushtetutën e vendit. Ajo bëri këto komente në një konferencë për media pas takimit të saj me presidentin e Letonisë, Edgars. Osmani theksoi se drafti ka çështje serioze që kanë nevojë për adresim, dhe se këto shqetësime i janë paraqitur emisarit të ri të Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, gjatë një takimi që u mbajt në fillim të javës së kaluar. Këto diskutime kanë për qëllim të sigurojnë se çdo marrëveshje që…
Katër ditë pas tragjedisë, 30 nga 59 viktimat që humbjën jetën në zjarrin që përfshiu diskotekën “Pulse”, iu dha lamtumira e fundit në varrezat e qytetit në Koçan. Mijëra qytetarë me lotë në sy e pikëllim të thellë, kishin ardhur në varreza për t’i nderuar viktimat, ata vendosën lule dhe ndezën qirinj te varrezat. Ceremonia e varrimit i u mbajt me protokolle të posaçme, pasi familjarët kërkuan që të përshëndeten në heshtje për herë të fundit me më të dashurit. Ceremonia u sigurua me polici dhe zyrtarë të rendit, ndërsa ekipet e gazetarëve nga vendi e ndoqën ngjarjen prej më…
Kanë kaluar më shumë se tre muaj që kur aktorja e filmave për të rritur, Alby The Goat, ndau pamje nga ceremonia e martesës. Ndërsa sot ajo ka publikuar një video duke reklamuar veshje të markave të ndryshme, shkruan Indeksonline. Vëmendje mori barku i saj i fryrë, ku siç duket qenka në pritje të ëmbël. Ajo madje ka vendosur çantën përpara për ta fshehur barkun. Kujtojmë se Alby është nënë e një vajze.
Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, në Bulqizë. Mësohet se shtetasi me iniciale S.H., 64 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Pasi ka dalë nga rruga, 64-vjeçari ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen me iniciale H.M., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Bulqizë/ Informacion paraprak…
Kjo tragjedi ka përmasat e një katastrofe kombëtare. Jo vetëm që politika nuk ka vend këtu, por një abuzim i tillë i tragjedisë është absolutisht i papranueshëm. Duhet të jemi të bashkuar, sepse qëllimi ynë i përbashkët është të ndëshkojmë të gjithë përgjegjësit dhe të sigurojmë që një tragjedi e tillë të mos përsëritet më, tha prokurori publik shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljupço Kocevski. Në një intervistë për “Politika” të Beogradit, Kocevski thotë se mosrespektimi i ligjit është toleruar shumë gjatë, tani të gjithë kërkojnë drejtësi dhe drejtësia duhet të vendoset. “Dëshmitë që mbledhim çdo ditë tregojnë…
Është arrestuar drejtuesi i betonierës e cila u bë shkak për aksidentin tragjik të ndodhur rreth orës 23:50 të mbrëmjes së të mërkurës, në Fushë Prezë, ku humbën jetën 4 persona. Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i akuzuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Sipas policisë, 24-vjeçari kishte ndaluar në karrexhatë, por nuk kishte ndezur bllokazhin. Ndërkohë, automjeti tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin E. L., 25 vjeç (i pajisur me leje drejtimi), që dyshohet se…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut edhe një herë ka përsëritur thirrje drejtuar ekipeve mediatike që morën pjesë në varrimin e sotëm të viktimave të zjarrit tragjik që ndodhi në diskotekën e Koçanit, që t’u përmbahen parimeve etike. Nga Qeveria thonë se pjesa më e madhe e mediave nuk transmetojnë dhe nuk shpërndajnë foto dhe video materiale nga familjarët e viktimave, ndërsa ata që kanë publikuar përmbajtje të tilla edhe njëherë apelojnë t’i përmbahen informimit etik. “Ndjeshmëria e tragjedisë dhe dhimbja personale e familjeve në këtë moment nuk duhet të jetë shënjestër e sensacionalizmit, narrativeve emocionale, fotove dhe videove. Ftojmë mediat…
Policia ka vënë në pranga një 50-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar. Sipas policisë, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi, pasi akuzohet nga autoritetet gjyqësore të Maqedonisë së Veriut, për veprën penale “Vjedhja”. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Shkupin, për ekstradimin e 50-vjeçarit. Njoftimi i policisë: Kapet nga Policia Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi. Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar që tentojnë të hyjnë/dalin nga Shqipëria,…
Gjesti ka kaluar mbi 150 ditë në një izolim dhe natyrisht se ka një ngarkesë të rënduar emocionale e psikologjike. Ai pas daljes nga Big Brother i Kosovës kaloi menjëherë në atë të Shqipërisë, ku ky edicion nisi më 21 dhjetor. Banori nga Peja e ka thënë disa herë se është lodhur, nuk po ndihet mirë, e madje ka kërkuar edhe largimin nga shtëpia. Në një bisedë me Danja Kokën, artisti shqiptar i thotë se ka qenë duke dalë për vetëm një sekondë. “Kam qenë duke dalë, për pak. Një sekond i madh ka qenë. Betohem në Zot një sekondë…