Blero Muharremi shumë herë ka marr vëmendjen e ndjekësve me postimet për të dashurat. Në ditëlindjen e partneres Blero shprehet në fjalët më të bukura. “Gëzuar ditëlindjen e bukura ime, do doja të festonim vetëm ne të dy, siç dimë më së miri, je thjeshtë mahnitëse” ishin fjalët e këngëtarit. Ndryshe Blero kohë me parë ka njoftuar se është në një romancë të re, por nuk ka bërë publike me shumë rreth imazhit të partneres duke i ruajtur privatësinë.
Author: almakos
Policia e Tiranës ka goditur një rrjet prostitucioni ku shfrytëzoheshin seksualisht vajza të huaja. Raportohet se aktiviteti drejtohej nga një 47-vjeçare, e cila jeton në Kolumbi. Mësohet se janë lëshuar 11 masa sigurie ku në pranga janë vendosur 8 tutorë, si edhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë, mes tyre edhe drejtuesja e rrjetit të prostitucionit. Ndërkohë janë proceduar penalisht 44 shtetase të huaj nga Amerika Latine që shfrytëzoheshin si punonjëse seksi. Raportohet drejtuesja e rrjetit 47-vjeçarja me iniciale G. R., drejtonte këtë aktivitet nga Kolumbia dhe në Shqipëri bashëpunonte me 39-vjeçarin me inciale E. S.. Ky i fundit ishte personi…
Prokuroria Themelore Publike në Koçan ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 27 personave fizikë dhe tre personave juridikë lidhur me zjarrin katastrofik në Koçan. “Detajet e hetimit, të dyshuarit dhe masat e propozuara të sigurisë do të bëhen të ditura në një konferencë për media para ndërtesës së Prokurorisë Themelore Publike në Koçan, sot më 21 mars 2025 në ora 12:00”, thonë nga Prokuroria. Mbrëmë u raportua se janë arrestuar Nikollqe Iliev, Ratko Dimitrovski dhe Llupço Papazov, të gjithë ish-kryetarë të komunës së Koçanit. Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçani,…
Të enjten, presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics, realizoi një vizitë të rëndësishme në Kosovë, ku u prit me nderime shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani. Vizita e Rinkevicsit ishte një moment kyç për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke konfirmuar mbështetje të fortë dhe të vazhdueshme për njëri-tjetrin. Gjatë konferencës së përbashkët për media, dy liderët diskutuan mbi një seri temash të rëndësishme, përfshirë raportet e ndërsjella, çështjet e sigurisë dhe masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Presidenti leton shprehu qëndrimin e tij të qartë në favor të heqjes së masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës, duke theksuar se sa…
Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, i cili ditën e djeshme në Klos përplasi një të mitur. 4-vjeçar u dërgua në spitalin e Traumës për mjekim të specializuar, por nuk ia doli të fitonte betejën për jetën. “Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Dibër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L. D., 53 vjeç, banues në Klos, i cili dyshohet se shkaktoi një aksident fatal me furgon. Sipas informacionit të policisë, 53-vjeçari përplasi një të mitur, i cili si pasojë e lëndimeve të marra humbi jetën në spital. Materialet për këtë aksident dhe arrestim iu referuan Prokurorisë së…
Më datë 21.03.2025 rreth orës 02.50 në rrugën rajonale Negotinë-Gradsko, zyrtarët policorë të stacionit policor të mbikëqyrjes kufitare Mihajllovë kanë arrestuar T.J (44) nga Republika e Turqisë. Gjatë kontrollit të ushtruar në veturën Renault Clio me targa kombëtare boshnjake, me të cilën ai drejtonte, janë gjetur pesë emigrantë nga Egjipti. Automjeti është sekuestruar dhe personi është ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës. MARKETING
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është kritikuar se po mban koncerte, dhe vazhdon të performojë derisa është në pritje të ëmbël. Këtyre komenteve negative, iu ka kundërpërgjigjur artistja. Dafina thotë se muzikën dhe performimin e bën pasi është terapi për të, jo për shkaqe financiare, por për dashurinë e madhe që ka për këtë profesion.
Policia ka vendosur në pranga 12 tutore dhe 1 oficere policie pasi shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion. Raportohet se janë rreth 50 shtetase të huaja të shfrytëzuara për prostitucion nga të arrestuarat. Nuk dihen ende detaje nga operacioni policor dhe roli i efektives në këtë rrjet prostitucioni.
Emri Twitter mund të mos jetë përdorur zyrtarisht për një kohë të gjatë, por tani ata që dëshirojnë të rikthejnë logon e zogut të kaltër në kujtesë kanë një mundësi të artë, nëse kanë para të mjaftueshme. Aktualisht, logoja e famshme, e njohur si “Larry”, është e disponueshme për blerje nëpërmjet një ankandi. Kjo shenjë, e cila ishte një simbol i rëndësishëm i kompanisë dhe zbukuroi zyrat e saj në San Francisko, tani po shitet në një shtëpi ankandesh. Logoja është një nga simbolet më të dalluara të kësaj platforme sociale dhe përfaqëson jo vetëm identitetin e Twitter, por gjithashtu…
Policia ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili lëvizte me automjet, për të shitur një armë zjarri. Mateo Ndreut nga kontrollet, u gjet në çantën e tij, një armë zjarri pushkë me municion luftarak, e cila posedohej pa leje, me qëllim shitjen. Njoftimi i policisë: Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vendtakimi”. Lëvizte me automjet, për të shitur një armë zjarri, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pushkë me municion luftarak. Në kuadër të aksioneve të njëpasnjëshme të Policisë, me objektiv identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri, pa leje, dhe përbëjnë rrezik për sigurinë publike,…
Forca të shumta policie të Drejtorisë së Policisë Tiranë kanë zbarkuar në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë rajonit të policisë Fushë-Krujë. Sipas burimeve, është në zhvillim e sipër një operacion antidrogë në të gjithë rrethin ku në fokus janë serat, tunelet, banesat e braktisura ku ka dyshimet se mund të jetë kultivuar kanabis. Në këtë operacion policor do të marrin pjesë forca të komisariatit Krujë, si dhe forca të Drejtorisë së Policisë Tiranë
23:24 | 20 Mars 2025E.HNjë tren ikonë me avull i ndërtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore nga gratë është rikthyer në shina pas vitesh restaurimi. Ky tren i viteve 1940 është përdorur për transportimin e trupave ushtarake dhe mallrave. Ai u nis nga qyteti tregtar i Alresford, në Anglinë juglindore, për një udhëtim në Alton, duke shënuar kështu përfundimin e një projekti restaurimi që filloi në 2011. Stephen Wilson, thotë se nëna e tij e ndjerë ka qenë një nga shumë gra të përfshira në ndërtimin e trenit në vitin 1941, ndërsa burrat ishin larguar për të luftuar. ”Është thjesht…