Secila familje e prekur nga tragjedia e Koçanit fillimisht do të marrë 150.000 denarë për mbulimin e shpenzimeve aktuale, informoi Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë. Qeveria apelon qytetarët që dëshirojnë të dhurojnë mjete për familjet dhe pacientët, që këtë ta bëjnë vetëm përmes llogarisë zyrtare të Kryqit të Kuq, në mënyrë që të shmanget çdo mundësi e keqpërdorimit të të dhënave personale dhe dëmtimit të familjeve. “Qeveria ka kërkuar që të mos spekulohet me informacione se familjet dhe pacientët kanë nevojë për mbështetje financiare për trajtim. Kjo nuk është e vërtetë. Trajtimi për të gjithë pacientët ofrohet dhe do të…
Author: almakos
Gjesti ka kaluar mbi 150 ditë në izolim dhe natyrisht se ka një ngarkesë të rënduar emocionale e psikologjike. Ai pas daljes nga Big Brother i Kosovës kaloi menjëherë në atë të Shqipërisë, ku ky edicion nisi më 21 dhjetor. Ai e ka thënë disa herë se është lodhur, nuk ndihet mirë, e madje ka kërkuar edhe largimin nga shtëpia. Në një bisedë me Danja Kokën, artisti i thotë se ka qenë shumë pranë largimit nga programi. “Kam qenë duke dalë, për pak. Një sekond i madh ka qenë. Betohem në Zot një sekondë më ka shpëtuar”, u shpreh ai.…
Në një epokë ku informacioni qarkullon me shpejtësi, Google ka marrë një hap të rëndësishëm për të modernizuar mënyrën si kërkojmë email në Gmail. Në një përpjekje të jashtëzakonshme për të përmirësuar shanset për të gjetur emailin e kërkuar, Google ka prezantuar një përmirësim të ri të mundësuar nga inteligjenca artificiale për funksionin e kërkimit të Gmail. Kjo është një lajm i mirë për përdoruesit, duke marrë parasysh se sa shumë email-e ne pranojmë çdo ditë. Kërkesa e re për Gmail do të kalojë përtej mënyrës tradicionale të renditjes së rezultateve, e cila deri tani ishte e bazuar kryesisht në…
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski njofton se është duke u bërë kontrolli i të gjitha licencave të lëshuara në përputhje me Ligjin për ndërtimtari dhe planifikim urban. Ai theksoi se prej inspektimit të deritanishëm është konstatuar se: Prej mbi 1100 licenca të dhëna, janë kontrolluar gjithsej 643 licenca. Te 97 licenca është konstatuar se pas lëshimit të licencave, personat juridik kanë pushuar së plotësuari kushtet ligjore në bazë të të cilave të njëjtat janë dhënë për shkak se do të merren vendime për heqjen e licencave. E shprehur në numra kjo do të thotë: 13 personave juridik u…
Me propozim të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, Komuna e Gostivarit ka miratuar sot një ndihmë financiare prej 1.000.000 denarësh për familjet e viktimave dhe të lënduarve të tragjedisë në Koçan, thuhet në njoftimin e Komunës. Vendimi u mor në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës, e cila nisi me një minutë heshtje në nderim të 59 jetëve të humbura në zjarrin tragjik të 16 marsit. “Tragjedia e Koçanit është një plagë e madhe, por edhe një sfidë që na udhëzon të jemi më të bashkuar. Falënderoj Këshillin e Komunës që përkrahu propozimin tim për të…
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar varrin e babait të tij, pesë ditë pas vdekjes. Thaçi ka shkuar i vetëm pranë varrit, ku edhe ka vendosur një kurorë lulesh, transmeton Telegrafi. “Te varri yt erdha i fundit babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë me dorë, do t’i falënderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, thuhet në mbishkrimin e vendosur në kurorë. Vizita e Thaçit në Kosovë e konfirmuar nga Specialja, duke njoftuar se ai është lejuar të bëjë nderime dhe të jetë me familjen e ngushtë. “Mund të konfirmoj se për arsye bindëse…
Shumë qytetarë janë mbledhur sot pas ardhjes së ish presidentit Hashim Thaçi te varri i babait të tij në Burojë të Skenderajt. Pjesëmarrësit e këtij momenti të ndjeshëm, ndiheshin të ndikuar nga emocionet ndërsa ish presidenti Thaçi u pa me lot në sy. Ai vizitoi varrin e babait të tij, Haxhi Thaçi, dhe vendosi kurora me lule, një veprim që simbolizon respektin dhe dashurinë për një figurë të rëndësishme në jetën e tij. Vizioni i Haxhi Thaçi-t për një Kosovë të lirë ishte një frymëzim për shumë, dhe ky moment shënoi më shumë se një vizitë; ishte një përkujtim i…
Nga BDI dega e Çairit kanë njoftuar se do të anulojnë të gjitha iftaret e parapara për ketë Ramazan, dhe se mjetet, do të dërgohen për familjet e viktimave nga tragjedia në Koçan.“Me dhimbje dhe solidaritet të thellë ndaj familjeve të prekura nga tragjedia në Koçan, Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega Çair ka vendosur të anulojë të gjitha iftaret e planifikuara për këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.Mjetet e parapara për organizimin e këtyre iftareve do të ridestinohen për të ndihmuar familjet e viktimave, me qëllim lehtësimin e barrës së tyre në këtë moment të rëndë.Ramazani është muaj i…
Një 50-vjeçare shqiptare, Amela Drini, ka humbur jetën pas një jave shtruar në spital, pasi e kishte përplasur një makinë teksa po ecte përgjatë rrugës Circonvallazione est. 50-vjeçarja, e cila u hodh disa metra tutje nga mjeti që e përplasi, ka ndërruar jetë për shkak të plagëve shumë të rënda të marra, në veçanti një goditje fatale në kokë. Shkak i aksidentit, sipas mediave italiane, dyshohet se u bë dukshmëria e ulët në zonë, edhe për shkak të shiut të rrëmbyeshëm atë mbrëmje, i cili nuk e lejoi shoferin të shmangte përplasjen me 50-vjeçaren, e cila jetonte pak hapa larg…
Nga e hëna priten kthimet e para nga jashtë të pacientëve të lënduar që janë dërguar për trajtim pas zjarrit në Koçan. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski. Ai tha se trajtimi i pacientëve do të vazhdojë në vend, duke qenë se trajtimi i djegieve është një proces që mund të zgjasë disa muaj. “Duhet të mendojmë për 150 të lënduar të cilët do të kenë nevojë për kujdes dhe trajtim të zgjatur. Po flasim për transplantim të lëkurës, po flasim për rehabilitim. Pra, po, duhet të mendojmë se si do t’i kthejmë…
Një studiues i vetëm me një kompjuter do të jetë në gjendje të japë parashikime të sakta të motit duke përdorur një qasje të re të parashikimit me AI që është dhjetëra herë më e shpejtë dhe përdor mijëra herë më pak fuqi llogaritëse sesa sistemet konvencionale. Parashikimet e motit krijohen aktualisht përmes një grupi kompleks fazash, secila kërkon disa orë për t’u ekzekutuar në superkompjuterë dhe ekipe të mëdha ekspertësh për t’i zhvilluar, mirëmbajtur dhe vendosur ato. Kjo mënyrë e vjetër e parashikimit ka caktuar një kufi në saktësinë dhe shpejtësinë e rezultateve që mund të ofrojnë meteorologët, duke…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot në një konferencë për media pas takimit me Shtabin e Krizave, informoi se 162 persona janë duke u trajtuar nga zjarri në Koçan, raporton SHENJA. “Lajmi i mirë është se sot po dalin 10 pacientë. Dje kanë dalë tre pacientë. Aktualisht në Qendrën Klinike janë 25 pacientë, në “8 Shtatori” 12, në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit 11 dhe në Shtip 1 pacient. Kemi një pacient të dalë nga Shtipi, një nga Kirurgjia Pediatrike dhe tre do të dalin nga Kirurgjia Torakale. Në Sistinë dhe Zhan Mitrev janë 10 pacientë që po trajtohen, 5…