Author: almakos

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski shkruan në faqen e tij zyrtare në Facebook se rritja e vazhdueshme e prodhimit industrial është lajm shumë i mirë për ekonominë e Maqedonisë. Siç informon kryeministri, prodhimi industrial në korrik të këtij viti është rritur për 4,1 për qind, krahasuar me muajin e njëjtë vitin e kaluar. Korriku është treguesi i parë për tremujorin e tretë të vitit 2025. “Industria përpunuese është faktor kryesor për rritjen e prodhimit industrial me rritje prej shtatë për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Në mënyrë kumulative, prodhimi industrial nga fillimi i vitit që…

Lexo më Shumë

Stuhia e pasdites së djeshme që përfshiu Shkupin shkaktoi dhjetëra dëme materiale dhe qindra thirrje emergjente nga qytetarët. Era e fortë dhe reshjet intensive rrëzuan pemë, dëmtuan kabllo dhe shtylla elektrike, ndërsa në disa raste u raportuan dëmtime të automjeteve dhe pronës private. Numri emergjent i Qendrës së Menaxhimit të Krizave 112 regjistroi mbi 50 raste nga zona të ndryshme të kryeqytetit, të cilat u përcollën menjëherë tek shërbimet kompetente. Autoritetet njoftojnë se ekipet në terren po ndërhyjnë sipas prioritetit për të menaxhuar pasojat e motit të keq dhe për të rikthyer normalitetin në qytet. Qendra e Menaxhimit të Krizave…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Populli, aktualisht edhe kandidat për kryetar të Qytetin e Shkupit nga AKI, Skender Rexhepi Zejd, ka reaguar pas një incidenti që ndodhi në qytetin e Manastirit, ku një shqiptar me shtetësi suedeze u sulmua fizikisht vetëm pse kishte veshur një bluzë me shqiponjë. Më poshtë reagimi i plotë i Skender Rexhepi-Zejdi: 𝐄𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐣ë 𝐬𝐤𝐚𝐧𝐝𝐚𝐥 𝐧ë 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐢𝐧ë 𝐞 𝐕𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭!⁣Një qytetar shqiptar me shtetësi suedeze u sulmua në Manastir vetëm pse kishte veshur bluzë me shqiponjë.⁣⁣Kjo është pasqyrë e një klime urrejtjeje të mbjellë nga qeveria monoetnike dhe antishqiptare. Kjo gjuhë e nxitur nga institucionet qeveritare i bënë huliganët…

Lexo më Shumë

Stetoskopët e rinj të pajisur me inteligjencë artificiale po sjellin një revolucion në diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës, duke zbuluar probleme serioze brenda sekondash. Kjo teknologji e avancuar premton të ndryshojë mënyrën se si mjekët e trajtojnë pacientët dhe të shpëtojë jetë. Stetoskopi, i shpikur për herë të parë në vitin 1816, ka qenë një mjet thelbësor për mjekët në diagnostikimin e sëmundjeve. Megjithatë, me avancimin e teknologjisë, një version modern i këtij instrumenti ka dalë në pah, duke ofruar mundësi të reja për të dëgjuar tingujt e brendshëm të trupit dhe për të identifikuar probleme të zemrës me saktësi…

Lexo më Shumë

Një 25 vjeçar nga Shtipi është privuar nga liria për shkaktim zjarri. Nga MPB sqarojnë se 25 vjeçari ka shkatuar zjarr në vendin e quajtur “Ellki”, ku lshtë djegur barë i thatë dhe shkurre. “Më 30.08.2025, rreth orës 15:20 në Shtip, nëpunës policorë të SPB Shtip privuan nga liria B.S. (25), pasi rreth orës 14:30 kishte shkaktuar zjarr në vendin e quajtur “Ellki”, ku u dogjën barë i thatë dhe shkurre. Menjëherë pas marrjes së denoncimit për zjarrin e shkaktuar, nëpunësit policorë ndërmorën masat dhe aktivitetet e duhura dhe u konstatua se B.S., person me probleme shëndetësore, kishte ndezur barin,…

Lexo më Shumë

“Është një rregull në fushatë. Kur një kamp politikë ka frikë, atëherë fillon shpikë”, tha Bujar Osmani për akuzat e VLEN-it. “Prej kur doli anketa e fundit që tregoi dallimin 10% filloi një fushatë e propagandës dhe shpikjeve. Edhe kjo është e llojit tillë. Nuk ka pasur takim. Ata e kanë kryetar nderi të partnerit tyre të koalicionit, me të cilën janë nënshtruar aq shumë. Mund ta pyesin edhe kryetarin e partisë, i cili është i emëruar prej atij kryetari nderi. Ashtu që, nuk kalon kjo te qytetarët. Unë jam çdo ditë me qytetarët. Qytetarët duan fushatë pozitive. Pa shpikje…

Lexo më Shumë

Një rast i dyshuar dhune ndaj një fëmije në një kopsht në Tiranë ka çuar në nisjen e një procedimi penal ndaj një edukatoreje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasen E. D., 28 vjeçe, e cila punon si edukatore. Sipas hetimeve paraprake, “dyshohet se në ambientet e kopshtit ku ajo ushtron detyrën, ka qëlluar me shuplakë një nga fëmijët”. Autoritetet janë duke ndjekur procedurat për zbardhjen e plotë të incidentit. Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Lexo më Shumë

WhatsApp po teston një veçori të re që ka potencialin të ndryshojë mënyrën se si përdoruesit e tij ndihmojnë në luftën kundër lajmeve të rreme. A jeni të gatshëm të verifikoni informacionin tuaj në kohë reale, pa dalë nga aplikacioni? Kjo është ajo që ofron Ask Meta AI, një funksion që synon të ndihmojë në identifikimin e dezinformatave në biseda. Ky buton i ri, i njohur si Ask Meta AI, është zbuluar nga faqja e specializuar WaBetaInfo. Ai ofron një mundësi të thjeshtë për të verifikuar informacionin e ndarë në biseda, duke e bërë procesin më të shpejtë dhe më…

Lexo më Shumë

Pas më shumë se dy muaj hetimesh për rastin e ish oficerit shqiptar Fatos Cenaj, autoritetet italiane kanë konfirmuar zyrtarisht se bëhet fjalë për vrasje të qëllimshme, duke përjashtuar çdo pistë tjetër. Një person është tashmë nën hetim për vrasje me dashje, ndërsa prokuroria ndjek pistën e hakmarrjes të lidhur me të kaluarën e 58-vjeçarit në Shqipëri, përpara se të shpërngulej në Itali. Ngjarja ndodhi më 8 qershor në zonën via Casoni Basse, në komunën Fontaniva, afër Padovës. Pak minuta pasi kishte dalë nga banesa, një dëshmitar dëgjoi një të shtënë me armë zjarri. Menjëherë më pas, dy roje peshkimi…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN thotë se është e pabesueshme të dëgjosh Bujar Osmanin të flasë për “vetting” e reforma. Sipas VLEN-it, Osmani është njeriu mbi të cilin rëndojnë raporte të shumta të revizionit për keqpërdorime, njeriu që ka qenë i përfshirë në dosje të hapura të Prokurorisë Speciale Publike, njeriu që si ministër i dha dritë jeshile hyrjes së MTEL-it, duke shitur interesin shqiptar. “Ky është i njëjti ministër që lejoi kompanitë serbe e malazeze të marrin licenca për të sunduar me biznesin e kazinove, duke e kthyer shtetin në terren të oligarkëve të huaj. Ky është Bujar Osmani, politikan i kapur…

Lexo më Shumë

Një detaj prekës ka dalë në dritë pas aksidentit tragjik që ndodhi në hyrje të qytetit të Peqinit, ku humbën jetën dy të rinj. Njëri prej viktimave është Gabriel Lluca, një 24-vjeçar me një histori të jashtëzakonshme mbijetese që ka prekur shumë zemra. Gabrieli i kishte mbijetuar një aksidenti të rëndë në moshën 8-vjeçare, pikërisht pranë shkollës “Demir Godelli” në Peqin, aty ku ndodhet edhe banesa e familjes Lluca. Një automjet i kishte kaluar trupit të vogëlushit, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe fraktura të shumta. Por këtë fund gushti, fati nuk e kurseu. Në të njëjtin qytet ku…

Lexo më Shumë

Nëntë policë janë dërguar në Repartin e Toksikologjisë dhe po marrin mbështetje me oksigjen për shkak të thithjes së tymit pas parandalimit të përhapjes së një zjarri pranë Qendrës Sportive Boris Trajkovski në Shkup. Zjarri u vu nën kontroll nga forcat e sigurisë dhe ekipi i zjarrfikësve, ndërsa pjesëmarrësit dhe publiku u evakuuan në mënyrë të sigurt njoftoi MPB, raporton SHENJA. “Dje rreth orës 16:00 në afërsi të Qendrës Sportive Boris Trajkovski në Shkup, edhe pavarësisht kushteve të pafavorshme të motit, policë të angazhuar në sigurinë fizike të turneut ndërkombëtar të hendbollit, së bashku me një ekip për mbrojtje nga…

Lexo më Shumë