Author: almakos

Alsat 2019-09-12T11:10:34+02:00 Ish-kryetari i komunës së Sarajit Bekim Murati është emëruar Zëvendësdrejtor në Agjencinë për Punësim. Deri më tani nga mbarimi i mandatit të kryetarit të komunës Murati, nuk ka ushtruar asnjë funksion, përpos angazhimit që ka pas në Degën e Bashkimit Demokratik për Integrim. Ndërsa Arben Zyberi, i cili deri më tani ka ushtruar funksionin e Zëvendësdrejtorit në Agjencinë për Punësim është emëruar Drejtor në Inspektoratin Shëndetësor. Ai gjatë ushtrimit të funksionit në këtë drejtori ka kontribuar shumë, në shpërndarjen e projekteve për kompanitë shqiptare që kanë kontribuar në uljen e papunësisë. Muarti dhe Zyberi, janë kuadër të BDI-së…

Lexo më Shumë

Millosh Zeman edhe përkundër faktit se si president i Çekisë ka vetëm rol ceremonial, deklaratat e tij për shqyrtimin e mundësisë së tërheqjes së njohjes për pavarësinë e Republikës së Kosovës, kanë zënë vend nëpër të gjitha mediat e botës, shkruan Gazeta Express.Por kush është në të vërtetë Millosh Zeman, presidenti kontrovers i Çekisë? Ai ka lindur më 28 shtator të vitit 1944 Ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Pragës Në pranverën e vitit 1968 në Pragë ishte bërë anëtar i Partisë Komuniste, më pas në vitin 1970 ishte dëbuar nga partia pasi kundërshtoi okupimin e Çekosllovakisë nga Pakti…

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në Prizren ku tre persona kanë pësuar lëndime truporeRasti ka ndodhur pasditen e së martës në Prizren, lut ë përfshira në aksident kanë qenë dy automjete. Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët pas ndihmës mjekësore janë liruar për në shtëpi./GazetaExpress

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-09-12T10:24:14+02:00 Prokurorja Lençe Ristoska para fillimit të seancës së sotme gjyqësore për lëndën “Talir”, ka deklaruar se PSP-ja është ende gjallë. Në pyetjen e gazetarëve nëse po bëhet regjistrim i lëndëve në PSP, dhe si do të jetë fati i prokurorëve dhe hetuesëve, ka thënë se të gjitha çështjet që janë të lidhura me lëndët do të dorëzojnë kumtesë gjatë ditës së sotme./Alsat Loading…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se ditën e djeshme në fshatin Arllat të Drenasit I dyshuari mashkull K/Shqiptar me probleme psikike ka rrahur nënën e tij.Ai është arrestuar në shtëpinë e tij dhe me autoambulancë është dërguar në QKUK në klinikën e psikiatrisë. Pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Express/

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-12T10:16:38+02:00 Rreth orës 02:00 pas mesnate në spitalin e qytetit të Shkupit “Shën Naumi i Ohrit” një grup i madh njerëzish kanë sulmuar stafin e spitalit dhe policinë, të cilët ishin thirrур për ndihmë, transmeton A1on. Ngjarja ka ndodhur menjëherë pasi një pacient ka arritur në spital me prerje në krah, ndërsa pas tij një grup ka sulmuar shumë njerëz në spital. “Ka ndodhur një përleshje e madhe, është sulmuar stafi, sigurimi, dhe më pas policia që u thirr për ndihmë. Ishte një grup i madh sulmuesish , nuk kemi një shifër të saktë, pacienti për të cilin luftuan…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-09-12T10:06:45+02:00 Autoritetet policore të Suedisë dhe forcat speciale kanë mbyllur të gjitha çerdhet në Kristijanshtad në jug të Suedisë, pasi që një fëmijë me vete kishte marrë në klasë një granatë dore. Policia janë thirrur kur stafi i çerdhes kanë zbuluar një objekt të dyshimtë pasi që fëmijët kishin ikur për në shtëpi, ndërsa në vnedin e ngjarjes është konfirmuar se bëhet fjalë për një granatë dore me çka menjëherë është njoftuar ekipi special për deminim, njofton CNN. Zëdhënësi i policisë suedeze ka deklaruar se objekti kishte formën e një pushke, por ishte i mbështjellur, mirëpo i njëjti është…

Lexo më Shumë

Dje në Prishtinë rreth orës 13:10 janë arrestuar tri të dyshuara femra K/Shqiptare, të cilat e kanë sulmuar fizikisht zyrtaren policore femër K/Shqiptare pas një mosmarrëveshje.Njëra nga të dyshuarat në stacionin policor e ka sulmuar zyrtaren policore pasi nuk iu kishte bindur urdhrave të zyrtarit policor. Si pasojë e sulmit zyrtarja policore ka pranuar tretman mjekësor, e dyshuara që kishte sulmuar policen me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarat tjera janë liruar në procedurë të rregullt. /Express/

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-12T09:58:16+02:00 Në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup sot fillon afati i dytë i regjistrimit. Nesër dhe të hënë janë regjistrimet në universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir ndërsa më 16 dhe 17 Shtator në universitetin “Goce Delçev” në Shtip. Afati i dytë i regjistrimit në Universitetin Shtetëror të Tetovës tashmë është në vijim e sipër. Në të gjitha fakultetet në universitetin më të madh në Shkup ka vende të lira për regjistrim në afatin e dytë, përveç në mjekësi, ku kuotat shtetërore dhe private janë mbushur qysh në afatin e parë. Për më shumë informata rreth…

Lexo më Shumë

Njerëzit nga Ballkani mund të jetojnë në Gjermani vetëm në kuadër të qëndrimit me leje pune. Rregullorja e Ballkanit e mundëson këtë. Shanset për azil janë gati zero. Dëbimet vazhdojnë edhe në muaji shtator.Nga Gjermania janë dëbuar afër se 11,500 vetë në gjysmën e parë të vitit 2019. Një rritje e vogël kjo krahasuar me një vit më parë. Kjo është përgjigja që qeveria gjermane i dha në gusht kërkesës së bërë nga partia e Majta (AfD) lidhur me dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar nga Gjermania. Dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar do të vazhdojnë edhe në shtator. Vendet kryesore ku…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-09-12T09:44:21+02:00 Gjatë ditës së djeshme, pesë persona në Shkup janë privuar nga liria, përshkak që tek të njëjtët është gjetur lëndë narkotike e tipit marijuanë. “Më 10.09.2019, rreth orës 23.00 autoritetet policore të SPB-së së Shkupit, kanë arrestuar M.S (23) nga Shkupi, pasi tek I njëjti është kryer kontroll nga ana e policisë me çka është gjetur marijuanë. Kundër tij do të merren masa adekuate. Po ashtu në rrugën “Gjorçe Petrov” është arrestuar personi me iniciale E.S (44) nga Shkupi, A.D (18) nga Shkupi, F.L (35) nga Kumanova dhe G.K nga Shkupi. Tek të gjithë gjatë kontrolleve të autoriteteve…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë papritmas në Zvicër disenjatori kosovar, Amir Sinani.Burime të afërta me familjen tregojnë për Indeksonline se 31- vjeçarit i ishte përkeqësuar gjendja papritmas, para se të vdiste në një nga spitalet e Zvicrës. Sinani që ushtronte punën e disenjatorit prej disa vjetësh, në Zvicër ishte me prejardhje nga Komuna e Kamenicës. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 12:00 në varrezat e fshatit Hajvali. 

Lexo më Shumë