Author: almakos

Të hënën autoritetet sllovake ngritën akuza ndaj një biznesmeni të njohur si dhe tre personave të tjerë të dyshuar për vrasjen vitin e kaluar të një gazetari dhe të fejuarës së tij, ngjarje që çoi në dorëheqjen e kryeministrit Robert Fico. Vrasja vazhdon të turbullojë politikën në vend.Sipërmarrësi me lidhje politike Marian Kocner dhe dy bashkëpunëtorë të dyshuar të tij, u deklaruan të pafajshëm. Një i dyshuar i katërt pranoi se ka qëlluar ndaj gazetarit Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij Martina Kusnirova. Ndërkohë një person i pestë ka pranuar se ka ndihmuar për të kryer vrasjen. Ai ka…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev një një intervistë për emisionin 360 gradë në Alsat tha se VMRO DPMNE-ja ikë edhe nga zgjedhjet e shpejta. Dy data të ofruara në dhjetor, opozita i ka kundërshtuar. Intervistën e plotë të kryeministrit Zaev mund ta ndiqni në orën 22 në Televizionin Alsat. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sfeçla ka qenë i ftuarin në emisionin Frontal Live në Televizionin 7.Sveçla ka thënë se presidenti Hashim Thaçi, do të tentoj të pengoj themelimin e qeverisë Kurti, por do ta ketë të vështirë. “S’ka hapësirë që Thaçi të pengoj ardhjen e qeverisjes Kurti, nuk do të guxoj kësaj radhe. Nuk besoj që Hashim Thaçi do të guxoj ta bëjë këtë, por do të tentoj që ta vonoj procesin. Unë mendoj që presidenti e meriton më shumë se sa shkarkimin”, ka thënë Sveçla. Sipas Sveclës Thaci si president, por edhe si kryeministër ka kryer veprime antiligjore…

Lexo më Shumë

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka qenë i ftuarin në emisionin Frontal Live në televizionin T7.Sveçla ka thënë se të gjithë ata që e kanë keqpërdor buxhetin e Kosovës do ta paralizohen me ardhjen e qeverisë Kurti. Sipas Sveçles dy dikastere të rëndësishëm do ti takojnë partisë së tij. “Qëndrimi i VV-së është që nuk do të kemi një qeveri të sulltanateve, siç ka ndodh më herët pasi do të jetë qeveria Kurti. Ministria e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme do ti takojnë VV-së, nëse do të fitonte LDK, do ti takonin asaj” tha Sveçla Po ashtu Sveçla…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-21T18:20:56+02:00 Një burrë i moshës 36-vjeçare është gjeturi vdekur në një banesë në pronësi të personit P.P.(73) në rrugën “Nikolla Rusinski” në Shkup. Siç informon MPB, bëhet fjalë për personin A.G. nga Shkupi. Mjeku i i urgjencës ka konstatuar se nuk ka gjurmë të dhunës, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion. Loading…

Lexo më Shumë

32 milionë euro pritet t’i kushtojnë buxhetit të shtetit dy kyçjet në Autostradën “Arbën Xhaferi”, dhe ndërtimi i mbikalimit në Paldenicë. Ministria e Infrastrukturës tashmë ka paraqitur kërkesë në Ministrinë e Financave për ndarjen e këtyre mjeteve. Vendimi për zgjatjen e afatit të Kontratës me “Bechtel&Enka” ishte marrë vetëm një ditë para se të prehej shiriti i kësaj autostrade, derisa punimet pritet të zgjasin deri në fund të 2020’ës. “Arbën Xhaferi” është lëshuar për qarkullim më 29 maj të këtij viti.Rreth pesë vite më parë në një ceremoni shtetërore ishte prerë shiriti që shënonte fillimin e punimeve për ndërtimin e…

Lexo më Shumë

Në raport thuhet se vendi ka 2.6 milionë fëmijë midis moshës 7 dhe 14 vjeç, të cilët ende nuk janë në gjendje të ndjekin mësimetNë Etiopi çdo vit humbin jetën 96 mijë foshnje për shkak të mungesës së kushteve shëndetësore, transmeton Anadolu Agency (AA). Raporti i qeverisë së Etiopisë dhe UNICEF-it mbi statusin e grave dhe fëmijëve në Etiopi në fusha të ndryshme, të tilla si shëndetësia dhe arsimi, u prezantua në kryeqytetin etiopian Addis Ababa. Raporti thekson se në vitet 2000 kanë vdekur 58 në 1 mijë fëmijë të moshës nën 5-vjeçare dhe se kjo normë është zvogëluar në…

Lexo më Shumë

Kryetari i Parlamentit britanik, John Bercow ka refuzuar kërkesën e Qeverisë Britanike për të votuar rreth marrëveshjes për largim të Britanisë nga Bashkimi Evropian.Kryeministri britanik, Boris Johnson ka arritur marrëveshje me BE-në për Brexit javën e kaluar, mirëpo ajo duhet ta ketë edhe miratimin e parlamentit të Britanisë. Bercow ka thënë se kërkesa për votim të marrëveshjes është sjellë përpara parlamentit edhe të shtunën, andaj një miratim i dyfishtë i thirrjes do të ishin “përsëritje” e debatit. Në senacën e mbajtur të shtunën, ligjvënësit janë pajtuar që marrëveshja e Johnsonit nuk mund të zbatohet derisa të kthehet në ligj, me…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-21T17:38:55+02:00 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë pasdites së sotme në kuadër të seancës së 114-të me radhë e ka miratuar Ligjin për Inspektoratin e përdorimit të gjuhëve. Gjatë diskutimit deputetët e opozitës kanë kërkuar që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet në kohë të pacaktuar deri në marrjen e versionit final të raportit të Komisionit të Venecias për shkak siç tha, “lidhshmërisë së këtij vendimi ligjor me Ligjin për përdorimin e gjuhëve”. Ata kanë thënë se Komisioni i Venecias ka vërejtje për Ligjin e gjuhëve dhe kanë shtuar se nuk duhet në shpejtësi të…

Lexo më Shumë

Azem Syla njëri prej figurave që ka themeluar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e që për një kohë ka qenë edhe komandant i përgjithshëm i saj është ftuar në HagëKëtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, avokati i Sylës, Besnik Berisha.  “Po, është e vërtetë”, ka thënë Berisha kur është pyetur se a i ka ardhur Sylës ftesë nga Haga. Kujtojmë se sot ka ardhur edhe një tjetër ftesë nga Specialja. Bëhet fjalë për ish-eprorin e lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish agjentin e SHIK-ut, Naim Miftarin. Ai është ftuar nga Tribunali Special në cilësinë e dëshmitarit  dhe do…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-21T17:11:17+02:00 Në mbrëmjen e 20 tetorit në stacionin policor të Qendrës është raportuar se në bulevardin “Kiril Metodi” në Shkup një person është hedhur nga kati i dytë i një ndërtese. Policia pasi që ka arritur në vendngjarje ka vërtetuar se bëhet fjalë për një 24-vjeçar nga Shkupi. Fatmirësisht  në vendngjarje gjatë kishte edhe ekipe mjekësore. I riu nga Shkupi është transferuar në Kompleksin e Klinikës “Nënë Tereza”. Policia po merr masa për zbardhjen e rastit. Loading…

Lexo më Shumë

Një fotografi e publikuar nga një mësimdhënës me nxënësit e klasës së katërt të shkollës “Motrat Qiriazi” në Prizren ka ngjallur debat dhe reagime të shumta. Nxënësit në këtë fotografi shihen duke e bërë një gjest i cili simbolizon përshëndetjen e ushtrisë turke, e kjo gjë është parë si shfrytëzim dhe keqpërdorim i fëmijëve në dobi të Presidentit turk Erdogan që po lufton kundër kurdëve në Siri. Por, mësimdhënësi i komunitetit turk që tani po rrezikon të përjashtohet nga puna ua lë fajin atyre – thotë se fotografia ishte bërë me kërkesë të nxënësve, pas ndeshjes së futbollit Francë –…

Lexo më Shumë