Author: almakos

Rritja e vazhdueshme e pagave në sektorin publik, me vendim të Qeverisë së Kosovës, ka thelluar diferencën me sektorin privat. Derisa në gjashtë vitet e fundit pagat në sektorin publik janë rritur mesatarisht për 166 euro, në sektorin privat përgjatë kësaj periudhe rritja e pagave ka arritur vetëm 34 euro.Prandaj, edhe interesimi i kosovarëve për t’u punësuar në sektorin publik është shumë më i madh se në sektorin privat, fenomen ky që nuk është i theksuar në vendet me ekonomi më të zhvilluar, ku pagat në sektorin privat janë dukshëm më të larta se në sektorin publik. Nga viti 2012…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-22T12:19:55+02:00 Për Gjermaninë, fillimi i negociatave për anëtarësim në BE me Republikën e Maqedonisë së Veriut është dhe mbetet çështje thelbësore e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë. Në mbështetemi në atë, që Maqedonia e Veriut t’i intensifikojë reformat dhe t’i bindë të gjithë, të cilët ende do të kishin dyshim, se vendi i saj është në BE. Kjo theksohet në kumtesën e Ambasadës së Gjermanisë në Shkup, pas takimit të liderëve të BE-së në Bruksel javën e kaluar, në të cilin nuk ishte sjellë vendim për fillimin e negociatave me Shkupin dhe Tiranën. “Gjermania në mënyrë të veçantë është…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-22T12:03:39+02:00 Është shumë herët për të diskutuar për kryeministër teknik dhe ministra, gjatë kësaj periudhe qeveria është përkushtuar të mbajë ritmin e reformave ekonomike, tha kryeministri Zoran Zaev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para fillimit të Konferencës së Organizatës Botërore të Doganave – PIKARD që zhvillohet sot në Shkup. “Është shumë herët. Qeveria është përkushtuar që gjatë kësaj periudhe të mbajë ritmin e reformave ekonomike që po ndodhin në vend. Ju e dini që kemi një target prej katër për qind, edhe pse është parashikuar në Buxhet në 3,5 për qind. Ne synojmë t’i arrijmë targetet e tilla…

Lexo më Shumë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e mbajti të hënën një fjalim të gjatë prej 70 minutash para gazetarëve. Këtë fjalim ai e mbajti gjatë takimin me kabinetin e tij në njërën nga zyrat e takimeve në Shtëpinë e Bardhë.Sipas televizionit amerikan, CNN, disa prej deklaratave të pasakta të presidentit kishin të bënin me raportet e ish-presidentit Obama me liderin e Koresë Veriore, luftën në Irak, rrogën e vet, marrëveshjen me Turqinë, skandalin me Ukrainën dhe disa çështje të tjera. Ai tha se paraardhësi i tij, Barack Obama, e ka thirrur 11 herë në telefon liderin e Koresë Veriore,…

Lexo më Shumë

Zyrtarët e qeverisë së Serbisë kanë filluar sulmet ndaj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për shkak të qëndrimit të këtij të fundit për çështjen implementimit të marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, raporton Gazeta Express.Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Marko Gjuriq, ka thënë se deklaratat e Kurtit se “Asociacioni ka vdekur”, tregojnë se kreu i VV’së është një politikan i së kaluarës, dhe që nuk është i interesuar për të vendosur paqe dhe stabilitet në rajon. Sipas tij, një qëndrim i tillë i Kurtit kundër krijimit të AKS’së, është edhe zhvlerësim i punës…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka konfirmuar se  trupi i pajetë që është gjetur mbrëmë në Gadime të Lipjanit është i Shqipdon Aliut që ishte zhdukur tash e një javë, raporton Gazeta Express.Në raportin e policisë thuhet se trupi është gjetur rreth orës 21:30 minuta pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ndërkaq menjëherë kanë dalë njësitet relevante, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor që kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obsuksion. “Raportohet se me datën 21.10.2019 rreth orës 21:34 pa shenja jete…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-22T11:29:56+02:00 Kryeministri Zoran Zaev dhe drejtori i Entit shtetëror për statistikë Apostol Simovski javën e ardhshme do të mbajnë takim, në të cilën do të bisedojnë për datën e re për zbatimin e Regjistrimit të popullatës, që duhet të mbahet në prill të vitit të ardhshëm, por do të shtyhet për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas Konferencës së Organizatës botërore doganore, theksoi se Regjistrimi duhet të zbatohet në vitin 2020. “Javën e ardhshme do të shkoj në mbledhje me drejtorin e Entit shtetëror të statistikës që t’i vërtetojmë terminet…

Lexo më Shumë

Ish-rektori i UP-së, Ibrahim Gashi, që ishte pjesë e UÇK-së është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një shkrimi në rrjetin social facebook. Ai ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese duke besuar në luftën e pastër të UÇK-së. Postimi i plotë: Të nderuar miq, Dua të ju njoftoj Ju dhe opinionin e gjerë se para një jave kam pranuar një ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, për tu intervistuar në cilësi të dëshmitarit. Duke besuar në drejtësi, sikundër edhe duke qenë shumë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-22T11:17:02+02:00 Qeveria greke qëndron e tërhequr lidhur me zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë Veriut – edhe sepse emri i këtij vendi për shumë njerëz në Greqi është një temë delikate. „Ata s’kanë çfarë kërkojnë në BE,” gjëmonte të shtunën në mbrëmje zëri i një gruaje nga Veriu i Greqisë në një radio lokale. Me këtë ajo mbështeste parafolësin, që lidhur me këtë çështje vërente: „Ata e kanë gjetur varrin e motrës së Aleksandrit të Madh tek ne”; duke iu referuar zbulimeve të artifakteve gjatë gërmimeve për metronë e Selanikut. Edhe më shumë se një vit pas marrëveshjes së Prespës,…

Lexo më Shumë

Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe në mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe UN ËOMEN-it, mbahet dita e dytë e “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”.I pranishëm ishte edhe detektivi Roy Barcini nga ShBA-ja, ku shpalosi përvojën e tij në kuadër të luftës kundër viktimave të krimit. Sipas tij, lufta kundër krimit nuk fillon brenda natës, duke shtuar se kosovarët kanë shumë punë në këtë drejtim. “Unë jam detektiv në Los Angelos tash e 30 vjet dhe punoj në shumë sfera në ShBA. Po ashtu po ndihem si në shtëpi veçanërisht disa miq që…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-22T10:55:20+02:00 Avokatët e Mijallkovit i akuzuar për rastin “Tortura”, kanë kërkuar të ndërpritet procedura penale ndaj tij dhe 6 përfaqësuesve të njësitit policor “Alfa”, të akuzuar për sjellje jonjerëzore gjatë arrestimit të Lube Boshkovskit, para 8 viteve. Sipas palës mbrojtëse, tanimë ish prokurorët e PSP-së nuk janë kompetent që të përfaqësojnë lëndën. Gjykimi ka filluar nga e para, ndërsa ish prokurorët special i kanë theksuar Gjykatës se kanë vërtetim nga Prokurori Shtetëror Lubomir Joveski që të përfaqësojnë lëndën edhe tani kur lënda kaloi në Prokurorinë e rregullt. Gjykata në mënyrë plotësuese duhet të sjell vendim nëse do të pranoj…

Lexo më Shumë

Një person është lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.Në aksident kanë qenë të përshirë tri automjete. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 08:00 në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person”, ka thënë Ahmeti. Ajo ka shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Lexo më Shumë