Author: almakos

Alsat 2020-07-01T19:27:45+02:00 Para pak çastesh ne Reçicë të Vogël të Tetovës, pranë tregut të kafshëve një person rreth të dyzetave me iniciale SH.M është plagosur me armë zjarri e tipit pistoletë. Personi që e ka plagosur, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka mbërritur pranë shtëpisë së të plagosurit me një veturë Mercedes, i cili pasi e ka thirrur të dalë jashtë, fillimisht janë fjalosur dhe më pas zënka ka degraduar në përplasje fizike, ku ky i fundit ka nxjerrë një pistoletë dhe e ka plagosur shtetasin SH.M në këmbë. Ai më pas pas është larguar me shpejtësi në…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-01T18:09:15+02:00 Shtetet e Bashkuara thyen një tjetër rekord shqetësues të martën, kur regjistruan 47 mijë raste të reja me koronavirus, numri më i lartë i infeksioneve të reja brenda një dite që nga fillimi i pandemisë. Infeksionet e reja shfaqen kryesisht në shtetet jugperëndimore, Arizonë dhe Teksas si dhe në Kaliforni. Po ashtu ka pasur rritje të infeksioneve edhe në Florida, Xhorxhia dhe Karolinën e Jugut. Përhapja e infeksioneve në SHBA u shoqërua me paralajmërime nga eksperti kryesor amerikan për sëmundjet infektive, Dr. Anthony Fauci, i cili tha në një seancë informimi në Senat se ritmet e përhapjes së…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-01T15:43:37+02:00 Rritja e numrit të rasteve të reja në Kosovë dhe Serbi, për momentin, nuk rrezikon mbylljen e sërishme të kufijëve me këto vende fqinje. Kosova tashmë numëron 2.878 të infektuar ndërsa 51 të vdekur. Në Serbi, deri më tani, 14.564 njerëz kanë rezultuar pozitiv dhe 277 pacientë kanë humbur jetën. Autoritetet serbe kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Novi Pazar, Tutin, Vranjë dhe Kragujevac ndërsa Uzice dhe Beogradi kanë miratuar masa të posaçme. Pavarësisht numrave të lartë të të infektuarve, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se deri në këto momente nuk është biseduar për mbylljen e sërishme…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-01T15:31:05+02:00 Dy vatra të reja me virus korona në Komunën e Tetovës konfirmohen nga Qendra për Shëndet Publik. Në këtë komuna vazhdon të ketë rritje të rasteve të reja. Bashkë me komunat përreth, në Tetovë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 13 raste të reja, 7 prej të cilëve në Komunën e Tetovës, 3 në Jegunovcë dhe 3 në Bërvenicë. E shihni se numri vazhdimisht rritet. Ka transmision të gjerë të shpërndarjes së sëmundjes. Apeloj tek qytetarët e komunës së Tetovës t’i respektojnë masat, të mos ketë grupim të popullatës, të mbahet distancë dhe të mbahen maska mbrojtëse.”-tha…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-01T15:10:59+02:00 29 vjeçari B.S. që një natë më parë tentoi të marrë me forcë trupin e pa jetë të nënës së tij, e cila humbi betejën me virusin korona, do t’i nënshtrohet karantinës shtetërore dhe izolimit të rreptë. Nga MPB thonë se ndaj personit në fjalë do të ngritët kallëzim penal pasi i njëjti ka qenë i infektuar me koronavirus dhe ka shkelë masën e izolimit. Përveç personit me inicialet B.S në incidentin e mbrëmshëm kanë qenë të përfshirë edhe 5 persona të tjerë, të cilët kanë kërcënuar personelin mjekësor, ndërkohë që kanë tentuar të marrin trupin e pajetë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-01T14:28:34+02:00 Pas dy herësh që u vendos në zbatim, modeli i Qeverisë teknike do të shfuqizohet nga pushteti i ardhshëm. Dy liderët e partive më të mëdha maqedonase Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski janë të të njëjtit mendim, se ky model nuk duhet të ekzistojë më. Mickoski: “A jeni të sigurt se nuk duhet të ekzistojë më?” Zaev: “Nuk duhet. Tani thuhet kjo gjë dhe është mirë që e themi. Prandaj e them.” Mickoski: “Kur të jeni në opozitë pastaj mos e kërkoni!” Zaev: “Disa herë e kam thënë. E thoni edhe ju! Qëndrimi im është se nuk duhet të…

Lexo më Shumë

Një 63-vjeçar ka humbur jetën nga koronavirus në Kosovë. Në klinikën Infektive në Prishtinë raportohet të ketë ndërruar jetë Isuf Murati, banues në Gjilan. Lajmin e ka konfirmuar dhe  kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. “Fatkeqësisht në përballjen me pandeminë globale COVID-19, sot nga jeta është ndarë edhe qytetari i Gjilanit, i katërti në këtë pandemi, Isuf Murati. Nga njoftimi që kemi marrë prej Qendrës Klinike Infektive në Prishtinë, sot ishte një lajm i vështirë për të gjithë ne. Ngushëllojmë familjen dhe garantojmë se do të jemi pranë tyre në këto ditë të vështira, sepse nuk e kanë të…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-01T14:05:59+02:00 Bartësi i LSDM-së në zonën e tretë Ljupço Nikollovski nga tubimi në Veles njoftoi se së shpejti do të fillojë realizimi i projektit Hidro-sistemi Lisiçe, për të cilin janë siguruar 24 milion euro. Ai theksoi se lista e kandidatëve të LSDM-së për këtë zonë përfshin njerëz që janë pa asnjë skandal, ndryshe nga lista e kandidatëve të VMRO-DPMNE-së, e cila ka një kandidat pas të cilit ka rreth 20 afera. “Një koncept është të kthehemi te frika, te izolimi, tek e kaluara. Në të kaluarën, ku janë bërë listat, janë bërë selektime, bizneset janë marrë dhe njerëzit e…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-01T13:38:15+02:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sërish ka dënuar rastin në spitalin “8 Shtatori” ku një mjek është sulmuar nga familjarët e një të sëmure e cila pas disa ditësh shtrimi në spital ka vdekur nga koronavirusi. Sipas tij deri tek mosmarrëveshja ka ardhur pasi familjarët nuk kanë respektuar protokollin për dorëzimin e personave të vdekur. Lexo:Pacientja vdes nga koronavirusi, sulmohet mjekja te “8 Shtatori”, disa të shoqëruar në polici “Rreth rastit të djeshëm, informacionet e mija janë se mosmarrëveshja ka qenë në lidhje me respektimin e protokolleve për veprim ndaj personit të ndjerë. Familja ka dashur ta merr…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-01T13:27:42+02:00 Rreth 10 deri në 15 automjete të Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinës sot në mëngjes janë kthyer në vendkalimin kufitar Promahonas/Kullën e kufirit greko-bullgar, pasi kanë dashur përmes Bullgarisë të hyjnë në Greqi, publikuan televizionet greke “Skaj” dhe “Mega”. Vendkalimi kufitar konkret është hapur për hyrjen e turistëve në Greqi por vetëm prej vendeve anëtare të BE-së dhe prej vendeve të treta që u gjetën në listën evropiane, ndërsa për shtetasit e Maqedonisë, ndalesa për hyrje në Greqi deri më 15 korrik 2020 varet pavarësisht vendkalimit kufitar”, njofton korrespondentja e MIA-s nag Athina.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-01T13:03:51+02:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce sot deklaroi se autoritetet shëndetësore në vendin tonë këto ditë do të diskutojnë me përfaqësuesit e autoriteteve shëndetësore në Republikën e Serbisë dhe Republikën e Kosovës në lidhje me situatën me koronavirusin dhe rreziqet e mundshme për përhapjen si pasojë e hapjes së kufijve dhe qarkullimit të lirë. Filipçe theksoi se edhe përkundër numrit të lartë të personave të infektuar në këto vende si dhe fluksit të madh të qytetarëve, tani për tani nuk është biseduar për mbylljen eventuale të kufijve. “Tani për tani jo, sepse të dhënat zyrtare deri më tani nuk…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-01T12:06:25+02:00 Një motoçiklist nga Velesi i moshës 56 vjeçare është rrëzuar nga motoçikleta dhe më pas është shtypur nga një kamion. Gjatë aksidentit ai ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar fillimisht në spitalin e Velesit, ndërsa më pas në Qendrën Klinike në Shkup. Nga Sektori për Punë të Brendshme-Veles, njoftojnë se një ekip i policisë ka kryer ekspertizë në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Lexo më Shumë