Ministria për Punë të Brendshme ka shpallur konkurs për pranimin e 600 policëve të rinj. Janë hapur vende pune në më shumë sektorë dhe atë: Në Sektorin për Punë të Brendshme-Shkup kërkohen 100 policë, në Sektorin për Punë të Brendshme Strumicë, Ohër, Manastir dhe Kumanovë si dhe në Qendrën rajonale për punë kufitare Veri kërkohen 50 policë. – Advertisment – Nga 30 policë do të punësohen në Sektorin për Punë të Brendshme tetove, Veles, Shtip si dhe në Qendrat rajonale për punë kufitare Perëndim dhe Jug dhe në Njësitin për mbrojtje të personave të caktuar dhe objekteve dhe në Njësitin…
Author: almakos
Në pjesën më të madhe të vendit sot do të mbaj mot me vranësira dhe kohë pas kohe me diell, posaçërisht në pjesët veriore. Në pjesët perëndimore të vendit do të jetë me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperatura maksimale do të sillet në interval prej 9 deri në 17 gradë Celsiusë. – Advertisment – Në Shkup do të mbaj mot me vranësira të ndryshueshme. Temperatura maksimale do të arrij deri në 14 gradë Celsiusë.
Drejtor i News24 Robert Rakipllari e sheh ndryshimin e Gjykatës Kushtetuese të re me atë të mëparshmen me faktin që kandidatët janë certifikuar nga KED. Rakipllari tha në “Real Story” në News24 se kjo Gjykatë Kushtetuese të jep një lloj optimizmi që nga mënyra si janë zgjedhur që të jetë funksionale dhe të japë vendime të drejta. Sipas tij, vendimet që do marrë në lidhje me shumë çështje të rëndësishme si zgjedhjet e fundit lokale janë testi për këtë Gjykatë. “Thelbi i procedurës është se si këta anëtarë të Gjykatës Kushtetuese do të zgjidhen. Tani është KED që i certifikon…
Analisti Arjan Vasjari, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, deklaroi se Gjykata Kushtetuese në Shqipëri duket se është më shumë produkt trysnie sesa vetëdije. Vasjari theksoi se anëtarët e GJK mund të ketë influenca të ndryshme politike. “Nuk mund të mbyllë sytë, përballë faktit se Gjykata Kushtetuese është produkt trysnie, jo vetëdije. Nëse nuk do kishim trysni të ndërkombëtarëve, sot nuk do të kishim anëtarë të rinj të GJK. Është fat që e kemi më në fund Gjykatën Kushtetuese, por ne më vonë do themi nëse jemi përpara një GJK të pavarur apo do jetë nën varësi…
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca iu është bashkuar reagimeve pas emërimit të anëtarit të 7 të Gjykatës Kushtetuese nga presidenti Ilir Meta. Përmes një postimi në rrjetet sociale Soreca përgëzoi Metën dhe KED për mbylljen me sukses të procedurës për emërimin e anëtarit të shtatë të Gjykatës Kushtetuese. “Sot Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar Znj.Sonila Bejtja si anëtare e 7-të e Gjykatës Kushtetuese. Ne e përgëzojmë Presidentin dhe KED për plotësimin e këtij vendi vakant. Ky vendim i rëndësishëm përforcon më tej funksionalitetin e Gjykatës”, -shkruan Soreca.
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar rreth orës 19:15 në Qerek, Krujës. Policia njofton se një makinë me drejtuese shtetasen M. T., 31 vjeçe, ka përplasur për vdekje një këmbësor. Krujë/Informacion paraprak Më datë 28.12.2020, në orën 19:15, në Qerek, Krujë, një mjet me drejtuese shtetasen M. T., 31 vjeçe, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Koronavirusi i merr jetën i inspektorit të antidrogës në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat. Klodian Shevroja ishte prekur nga Covid-19, por për shkak të agravimit të situatën së tij shëndetësore Shavroja u shtrua në Spitalin “Shefqet Ndroqi”. 38-vjeçari qëndroi rreth 2 javë i shtruar në këtë spital dhe ishte në oksigjenim. Ditët e fundit, inspektori Klodian Shevroja u përkeqësua dhe mjekët e intubuan. Ai nuk e mposhti dot betejën me virus dhe pas dy ditësh në intubim, ndërroi jetë. Të forta kanë qenë reagimet e kolegëve e miqve të Klodianit në rrjetet sociale, ku shprehin jo vetëm dhimbjen e madhe…
Kryeministri Zoran Zaev tha se qeveria po bën përpjekje që të pranohet propozimi i opozitës edhe për përdorimin e shenjave të gishtërinjve gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë. Zaev tha se nëse ndonjë nga partitë politike, qeveria ose opozita, nuk bien dakord me ligjin, regjistrimi mund të vihet në pikëpyetje. Zaev kujtoi se Maqedonia është një nga vendet e pakta në botë ose i vetmi në Evropë që nuk ka pasur një regjistrim për 18 vjet. – Advertisment – “Opozita ka bërë një propozim të ri, të përdoren shenjat e gishtërinjve. Nuk e di se si do t’i përdorin gjurmët…
Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja në Vlorë ku një 30-vjeçar u ngujua në një dyqan dhe kërcënoi se do e hidhte në erë duke plasur bombulën e gazit. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanËeb se 30-vjeçari është me probleme mendore dhe prej disa ditësh ai kurohet nga mjekët. Sot ai u mbyll në dyqan dhe i kërkoi të gjithëve të largohen. Sipas dëshmitarëve, ai kishte halucionacione se do e vrisnin me snajper nga pallati përballë. Pas kërcënimit me bombulë, ai kërcënoi sërish me gërshërë për t’u vetëvrarë. FNSH ndërhyu forcërisht duke shembur derën, hedhur tymuese dhe më pas…
Në raportimin e sotëm, ministria e Shëndetësisë raporton se janë bërë vetëm 1508 testime, ndërsa janë 318 raste të reja. Fatkeqësisht 11 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirusin Covid 19. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1508 testime, 557 të shëruar, 318 raste të reja dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, respektoni rregullat gjatë festave për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maska mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; kujdeseni për higjenën vetjake. Është koha…
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 700 testime për koronavirus dhe prej tyre 83 kanë rezultuar pozitivë. Ky është numri më i ulët i të prekurve që nga muaji korrik i këtij viti. Në 24 orët e fundit 11 pacientë kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës. Ndërsa Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar gjithsej 419 persona brenda 24 orëve të fundit. Deri më tani në vendin tonë janë kryer 394 329 testime për Kovid-91, ndërsa numri i të prekurve është 81 804, dhe rastet aktive pas dy muaj bien nën 20 mijë,…
Dy pronarë subjektesh në Krujë janë ndëshkuar me nga 10 milionë lekë, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se lokalet u konstatuan në Fushë-Krujë dhe Nikël, pasi kishin organizuar ceremoni mortore, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë. Shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin K. V., pronar i subjektit në Fushë Krujë dhe shtetasin B. B., pronar i subjektit në Nikël, Krujë.

