Gazetare: Evi Shkopi – Advertisements – Gjoba më të larta dhe më shumë aktvendime gjyqësore për dëmtuesit e mjedisit jetësorë. Ky është rekomandimi i organizatave joqeveritare, të cilat alarmojnë se me gjoba të ulëta dhe vendime të pakta gjyqësore shkelësit e ligjit do të vazhdojnë të dëmtojnë ekologjinë në vend, shkruan Alsat. Aleksandar Cekov, nga Qendra për kërkim dhe politikbërje, thotë se nga viti 2012 deri në vitin 2018 ka pasur vetëm një vendim penal ndaj një personi juridik për ndotje të mjedisit. “Fakt është se vendimet e pakta të gjykatave dhe shqiptimi i sanksioneve të ulëta ndaj personave fizik…
Author: almakos
Konflikti ruso-ukrainas është sfida më e madhe e sigurisë me të cilën është përballur Evropa në historinë e re, tha kreu i Institutit për Demokraci, Marko Troshanovski. Sipas tij, ky konflikt mund të ketë implikime edhe në pjesë të tjera të botës, si në Tajvan, por shtoi se ekziston rreziku i madh që turbulenca të tilla të përhapen në Ballkan, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë. – Advertisements – “Uniteti i aleatëve euroatlantikë duhet të jetë në nivelin më të lartë, ndërsa sanksionet vetvetiu, nuk besoj se do të kenë ndonjë efekt, sepse historia ka treguar që, veçanërisht regjimet autokratike, por…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri sot një denoncim të fortë, ku para gazetarëve të mbledhur në dalje të sallës së Parlamentit të Shqipërisë, i u shpreh se Mirel Mërtiri, bosi i inceneratorëve, i cili sot është në kërkim, ka qenë anëtar i Bandës së Lushnjës, ndërsa, sipas Bashës, Kryeministri Rama e ka shpallur gjeni para ministrave. “Mirel Mërtiri ka qenë anëtar i Bandës së Aldo Bares, ai që ka thënë në Kuvend se nuk e kam takuar. Sipas raportimeve të vetë ministrave të tij është ulur me të në kryeministri, ka darkuar, e ka shpallur gjeni para ministrave…
Gazetar: Adrian Kerimi – Advertisements – Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi nuk do të thërrasë seancë të Komisionit për zgjedhje dhe emërime derisa përbërja e komisionit nuk reflekton me realitetin politik shumicë-opozitë në Kuvend. Xhaferi i bëri thirrje deputetit Fadil Zendeli i cili nga dhjetori ka deklaruar se do të rreshtohet si deputet i opozitës, të largohet nga pozita e anëtarit të komisionit që të mund të funksionin trupi për zgjedhje dhe emërime bashkë me trupat tjerë të ligjvënësit. “Nuk ka të drejtë ta bartë funksionin e anëtarit të Komisionit përkatës si përfaqësues i opozitës për faktin se ndikon në…
Një sherr me thika mes pesë vajzave të reja në Tiranë ka përfunduar për fat të mirë pa pasoja të rënda. Sipas Policisë, tre prej tyre kanë përfunduar në spital. Blutë e Tiranës raportojnë se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetaset G. S., 22 vjeçe dhe S. F., 25 vjeçe, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. “Pasi për motive të dobëta, gjatë një konflikti, kanë goditur me mjet prerës, shtetaset T. Xh., 22 vjeçe, A. M., 23 vjeçe dhe F. R., 23 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut…
Seanca për rastin “Alfa” e cila ishte caktuar për sot, mbi kërkesën e mbrojtjes në rastin e Almir Derplanin, i dënuar veçmas për këtë lëndë është anuluar edhe njëherë. – Advertisements – Nga Gjykata e Apelit thonë se anulimi është bërë me kërkesë të avokatit mbrojtës të Derplaninit, Asmir Alispahiç duke mos potencuar arsye për këtë. Siç thonë nga Gjykata e shkallës së dytë, pa prezencën e avokatit nuk ka dashur të merr pjesë as i akuzuari Almir Derplanini. Seanca e radhës është caktuar për 14 prill.
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, tha në Kuvend se pushtimi i Ukrainës është shkelje e marrëveshjeve të firmosura nga vetë Rusia. Xhaçka theksoi se po koordinohen me BE-në për sansksione të rënda ndaj Rusisë. Xhaçka deklaroi se tre shqiptarë kanë kërkuar ndihmë në Ukrainë, ndërsa i është sugjeruar të largohen në rrugë tokësore drejt Polonisë, ku do të priten nga ambasada shqiptare atje. Pushtimi i Ukrainës është shkelje flagrante e marrëveshjeve të firmosura nga vetë Rusia, e së drejtës ndërkombëtare në tërësinë e vet, dhe e Kartës së OKB-së. Shqipëria mbështet me vendosmëri pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës, në…
Ka kaluar për gjykim dosja ndaj ish-kreut të bashkisë Lushnje, Fatos Tushe dhe të pandehurve të tjerë. Ata dyshohet se abuzuan me një tender me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali vaditës. ARRESTIMI I FATOS TUSHES DHE ABUZIMI ME TENDERIN 24 MLN LEKË Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe sëbashku me 8 zyrtarë të tjerë të bashkisë dhe 2 biznesmenë u arrestuan më 6 korrik me urdhër të SPAK nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe përfshirjes në një tender abuziv. Bëhet fjalë për një tender prej 24 milionë lekësh të rinj për rehabilitimin e kanalit ujitës në…
Fotoja që shikoni është shkrepur pak minuta më parë tek Ambasada e Rusisë në Tiranë. Gjithçka aty rrotull duket e qetë, ndërsa Moska zyrtare nisi sot ofensivën e saj ushtarake në Ukrainë. Por në një foto, fotografi i Gazeta Shqiptare ka fiksuar momentin kur dikush ka çuar një tufë me lule te dera e ambasadës, si për ironi të fatit, pikërisht në ditën kur ky shtet nisi pushtimin e Ukrainës. Personi i panjohur i cili dergoi lule te dera e Ambasades Ruse ne Tirane Personi i panjohur pak momente para se te dergonte lulet te dera e Ambasades Ruse ne…
Kryeministri Dimitar Kovacevski ka dënuar siç tha ai, aktin e agresionit të hapur ushtarak nga Rusia kundër Ukrainës, shkruan Alsat. – Advertisements – “Lufta është mënyra më e keqe për zgjidhjen e keqkuptimeve, dhe agresioni kundër Ukrainës është një kërcënim për paqen evropiane dhe botërore”, ka shkruar Kovacevski në profilin e tij në Facebook. “Qeveria po monitoron nga afër situatën në Ukrainë. Situata e sigurisë në vendin tonë është stabile dhe në këtë moment nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Maqedonisë së Veriut”, tha Kovaçevski.
Policia e Ukrainës ka thënë se ka vrarë 50 ushtarë dhe ka rrëzuar gjashtë avionë rusë, në mes të një ofanzive të Rusisë në orët e para të mëngjesit. Deklarata vjen pasi fillimisht u njoftua për shtatë të vrarë ukrainas dhe 11 të zhdukur. – Advertisements – Zyra e Presidentit të Ukrainës ka njoftuar se “nuk pritet të ketë një luftë të shpejtë”.
Banorët e 5 Majit, Laprakës, Kodrës së Priftit dhe Paskuqanit kanë dalë sërish në protestë përpara parlamentit. Ata kërkojnë drejtësi për shpronësimet e pronave të tyre, transparencë për devijimin e projektit të Unazës së Madhe dhe kërkojnë gjithashtu lirimin e 5 të arrestuarve gjatë përplasjeve të 5 Maji. Mes qytetarëve që folën para Kuvendit, ishte dhe nënë Liza, e cila apeloi për lirimin e djalit të saj dhe 4 të arrestuarve të tjerë. Madje ajo iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin në dorë fatin e tyre. “I bëj thirrje qeverisë, gjykatës, drejtësisë që të lirojnë fëmijët tanë. Unë…

