Bullgaria nga dita e sotme nuk do të kërkoj certifikata digjitale të vaksinimit për Kovid-19 nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe të disa shteteve tjera që hyjnë në territorin bullgar. Sipas njoftimit, personat që vijnë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Turqia, Rumania, Serbia, Hungaria, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Izraeli dhe Egjipti kur hyjnë në Bullgari nuk u kërkohet më certifikata dixhitale Covid. Vendimi është marrë nga ministrja bullgare e shëndetësisë, prof. Asena Serbezova, me urdhër të lëshuar nga dita e djeshme. Po ashtu edhe trupave të NATO-s që marrin pjesë në stërvitjet ndërkombëtare dhe kontigjentet shumëkombëshe nuk do…
Author: almakos
Autorët e vrasjes së 55-vjeçarit Nazmi Bandullas, dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë. Hetuesit kanë dalë në këtë përfundim nisur nga mënyra se si është ekzekutuar Bandulla. Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur shumë pak prova që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve. Pas ngjarjes, policia e Shkodrës ka shoqëruar mbi 20 persona të cilët janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen. Sipas burimeve dëshmitë e administruara deri më tani nuk kanë dhënë asnjë ndihmesë për identifikimin e autorëve. 5 nga personat e pyetur janë dëshmitarë okular. Përpara grupit…
LEXO EDHE: Ish-kryeministri Zoran Zaev do të marrë pjesë në Kongresin e tretë të partisë opozitare greke SYRIZA, i cili do të mbahet nga 14 deri më 17 prill dhe pak para udhëtimit në Athinë, në një intervistë për portalin informativ grek “Ajidis”, tha se Marrëveshja e Prespës ia vlente dhe do të tregohet se ia vlen dhe problemi kthehet në zgjidhje, konflikti në bashkëpunim dhe armiqësia në aleancë, njofton korrespondentja e MIA-së nga Athina. Ai vlerëson se bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është në nivel mjaft të lartë. Ai komentoi se “ka pika ku ka bashkëpunim dhe…
Kur Frank-Walter Steinmeier u nis të martën në Varshavë, opinioni publik nuk kishte informacione për një udhëtim tjetër që duhej të zhvillohej në sekret të plotë. Presidenti polak, Duda po përpiqej prej ditësh për një udhëtim të përbashkët në nivel të lartë: pesë presidentë europianë do të shkonin së bashku tek presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Por gjërat u zhvilluan ndryshe. Kur Steinmeier në konferencën e shtypit me presidentin polak, Duda në mënyrë të papritur po i bënte bisht përgjigjeve të pyetjeve, u bë e qartë, se diçka nuk shkon. Pak më vonë doli lajmi nga gazeta më e madhe bulevardeske…
Italia është tronditur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur natën e 30 marsit, ku një 33-vjeçar u gjet i pajetë dhe i djegur brenda një tendë. Sipas mediave italiane mësohet se karabinierët në lidhje me këtë ngjarje kanë arrestuar vëllain e viktimës, pasi nga hetimet e kryera dyshohet se 36-vjeçari e vrau dhe më pas i vuri flakën vëllait të tij për të marrë dëmshpërblimin e sigurimit të jetës. Më 30 mars, karabinierët të alarmuar nga disa banorë të zonës që kishin vënë re përhapjen e flakëve dhe një kolonë tymi që dilte nga një tokë bujqësore, ndërhynë në…
LEXO EDHE: Pas arrestimit të shefit të pikës kufitare në Bllacë, Alsat, merr vesh se aksioni është duke vazhduar dhe pritet të ketë edhe arrestime të tjera. Departamenti për kontroll të brendshëm në koordinim me prokurorinë kompetente që nga mbrëmë ka punuar intensivisht për zbardhjen dhe sanksionimin e një rasti të ryshfetit nga ana e zyrtarëve policorë në vendkalimin kufitar Bllacë./Alsat.mk
Një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Roskovecin dhe mbarë opinionin publik, ku një 61-vjeçar masakroi me thikë bashkëjetuesen e djalit të tij dhe më pas u vetëvra, viktimat e krimit të dyfishtë do të përcillen për në banesën e fundit. Gazeta Shqiptare mëson se Xhavair Hoxha, do të përcillet për në banesën e fundit në fshatin e tij Vidhishtë, ndërsa 30-vjeçarja Merushe Hazizi do të prehët në varrezat pranë familjes së saj. 30-vjeçarja ishte nënë e 3 fëmijëve nga martesa e parë dhe fëmijët jetonin me ish-bashkëshortin, teksa ajo kishte 3 vite që bashkëjetonte me shtetasin Fatjon Hoxha.…
Shteti hungarez prej kësaj jave është bërë aksioner në dy kompanitë shqiptare të sektorit të telekomunikacioneve, ALBtelecom dhe ONE. Kompania hungareze 4iG, i ka transferuar kuotat që zotëron në këto dy ndërmarrjet e sapoblera në operatorin hungarez të telekomunikacioneve Antenna Hungaria, në formën e kontributit për rritjen e kapitalit të kësaj kompanie. 4iG bën të ditur se ka kontribuar në kapitalin e Antenna Hungaria me 80.27% të aksioneve që zotëron në ALBtelecom dhe 99.8% në One Telecommunications. Kapitali i shtuar është llogaritur me një vlerë totale kontabël prej 132 miliardë forintash hungareze ose rreth 350 milionë eurosh. Si rezultat i…
01:58 | 13 Prill 2022Nuk janë të rralla dëshmitë e shumë njerëzve që thonë se qentë e tyre sillen në mënyrë të çuditshme përpara korridoreve, dritareve apo dhomave ku nuk ka asnjë person. Ndonjëherë lehin në mënyrë tëpakontrolluar, ndonjëherë duket sikur reagojnë me dikë të padukshëm, ndërkohë që disa të tjerë lehin nga frika dhe fshihen menjëherë. Një qen që fshihet poshtë shtratit, një qen që leh në dhoma boshe, apo njëqen që duket i nervozuar pa asnjë arsye janë disa nga shenjat që mund të kuptojmë, kur qeni është duke parë apo ndjerë një fantazmë. Por pse ndodh kështu?…
FIER- Një ngjarje makabër është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Vidhishtë, Roskovec të Fierit, ku 61-vjeçari, Xhevair Hoxha masakroi me thikë nusen e tij 30 vjeç, Merushe Hazizi. E kthyer në një skenë të frikshme krimi, shtëpia që mesa duket ishte edhe një ndër shkaqet që solli tragjedinë, u lye me gjakun e Merushe Hazizit në banjën e banesës dhe vijoi me vetëvarjen në pemë të 61-vjeçarit. Nga raportimet e vazhduara të Gazetës Shqiptare, u mësua paraprakisht se shkaku i këtij rasti horror ishte fakti se viktima dhe Fatjon Hoxha, i biri i Xhevair Hoxhës kishin lënë martesat e…
LEXO EDHE: Në emisionin “200” në Alsat, Jakim Nedellkovski, kryetar i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë tha se derisa të gjendet një zgjidhje e pranueshme që do të kalojë për shqyrtim në anëtarësi, greva do të vazhdojë. “Derisa të gjejmë një zgjidhje të pranueshme që do të kalojë shqyrtimin e anëtarësimit, greva do të zgjasë, në një situatë të tillë kemi dy ditë që jemi në grevë, ndoshta nesër apo pasnesër do të takohemi me ministrin, por vërtet deri sa të ndodhë takimi nuk ka arsye që ne të kërkojmë nga anëtarët tanë të marrin vendim për ta përfunduar…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Orman në Maliq mbrëmjen e kësaj të marte. Bazuar në informacionet paraprake të policisw, bëhet me dije se një automjet tip “Benz” ka përplasur një 13-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë. Ndërkohë, 13-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Tiranës, ndërkohë që policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit. Nga ana e tij, grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Maliq/Informacion paraprak Me datë 12.04.2022, rreth orës 20:40, jemi njoftuar se në rrugën e fshatit Orman, Maliq, shtetasi Xh.…

