23:37 | 1 Dhjetor 2025E.GNjë Wolfgang Amadeus Mozart 4-vjeçar ulet në një tavolinë, zhyt me ngathtësi stilolapsin në bojën e shkrimit dhe kompozon një koncert për piano. Babai i tij shqyrton kompozimin dhe shpërthen në lot për shkak të aftësisë së djalit të tij. Kjo skenë përshkruhet në një letër nga një mik i familjes Mozart, një nga 12 letrat që “Fondacioni Ndërkombëtar Mozarteum” në Salzburg i mori si dhuratë nga një familje koleksionistësh në Këln t[ë Gjermanisë. “Nuk do të kishim mundur ta blinim këtë koleksion”, tha Ulrich Leisinger, drejtor akademik i “Fondacionit Mozarteum”. Dokumentet nga familja Mozart, nga…
Author: almakos
Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) njoftoi se të enjten, inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, së bashku me zyrtarët e ISHP-së, kryen një kontroll të jashtëzakonshëm në nëntë shkolla fillore në komunën e Karposhit në Shkup. Gjatë inspektimit u morën mostra ushqimore dhe tampona nga sipërfaqet e punës në kuzhinat e shkollave. Kontrolli u nxit nga rasti në shkollën fillore “Dimo Hadzi Dimov”, ku javën e kaluar dhjetëra nxënës pësuan probleme të stomakut, dhe disa prej tyre u trajtuan në spital. Analizat e kryera nga ISHP-ja zbuluan baktere fekale në musakanë e konsumuar nga nxënësit. “Pas analizave të kryera,…
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka lënë të kuptohet se është rikthyer në Partinë Demokratike të Kosovës. Në një postim në Facebook, ai deklaroi se për PDK-në dhe Bedri Hamzën ashtu si më 9 shkurt, do të jenë më të përkushtuar se kurrë për votë më 28 dhjetor, me synimin për të tejkaluar 20 mijë vota. “Fitorja i ka hije bastionit, besa edhe fitores ia kemi marrë dorën. Do të vazhdojë me fitore si në zgjedhjet lokale, ashtu edhe në ato qendrore. Vazhdojmë! Të bashkuar, të fituar”, ka shkruar Lladrovci.
Ish-U.D. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në emisionin “Debat në SHENJA”, deklaroi se nuk është penduar që ka qenë pjesë e koalicionit AKI gjatë zgjedhjeve të fundit lokale. “Jo, aspak. Nëse flasim posaçërisht për Gostivarin, rezultatet janë të dukshme dhe shumë të qarta. Mendoj se ishte një rezultat i jashtëzakonshëm edhe në Vrapçisht, ku zgjedhjet po përsëriten. Besoj se e njëjta situatë do të përsëritet edhe në zgjedhjet e radhës”, u shpreh Limani. MARKETING
Një person me inicialet N.Gj, me banim në Lezhë, është shoqëruar mbrëmjen e sotme në Policinë e Elbasanit, pasi dyshohet se ka përdorur ditët e fundit automjetin tip Audi, i cili u përdor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mehalla. Sipas burimeve, N.Gj është fiksuar nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, teksa kryente pagesën në traut e autostradës, duke përdorur të njëjtin automjet që më pas u identifikua si pjesë e skemës së krimit. Aktualisht, policia po ushtron kontroll në banesën e tij në Lezhë, në kërkim të provave apo gjurmëve që mund të ndihmojnë hetimin për zbardhjen e…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga data 26 nëntor dhe deri më 30 nëntor, përmes platformës elektronike të KQZ-së janë pranuar rreth 24,500 aplikime për regjistrim për votim jashtë Kosovës. Sipas KQZ-së janë aprovuar mbi 14,600, ndërkaq janë refuzuar rreth 3,500. Në vlerësim e sipër thuhet se janë edhe rreth 6,400 aplikime. “Nga numri i përgjithshëm i aplikuesve të aprovuar, pjesa më e madhe janë regjistruar për të votuar përmes postës, mbi 10,500 prej tyre për të dërguar pakon me fletëvotim në ndonjërën nga adresat e kutive postare jashtë Kosovës dhe mbi 500 të tjerë për të dërguar…
Kthimi i mjeteve nga TVSH-ja Ime për tremujorin e tretë nuk është ndërprerë, as anuluar, thonë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike. Prej atje theksojnë se në procesin e pagesës te një pjesë të specifikave është paraqitur problem teknik i cili kërkon përpunim të plotë të të njëjtëve. “Në procesin e pagesës për disa nga specifikimet ka lindur një problem teknik që kërkon përpunimin e plotë të tyre. Përkatësisht, nëse ka vetëm një porosi ku një përdorues paraqitet me ndryshim të llogarisë bankare ose transaksionale, e gjithë dërgesa kthehet sistematikisht dhe mjetet nuk u paguhen të gjithë përdoruesve që janë…
As Durmish Beluli, pronar i “Durmo Tours” i denuar me 10 vite burg për aksidentin në Llaskarcë nuk shkoi në burg. Beluli fitoi kohë sërish në serinë e prolongimeve për të hyrë prapa grilave. Edhe njëherë është sëmurë dhe do të ketë intervenim kirurgjik. Beluli, fillimisht u operua në tetor dhe duhej të shkonte në Idrizovë më 1 dhjetor, por tani ai ka thënë se sërisht do të kryej një intervenim kirurgjik, prandaj edhe këtë herë nuk do të shkoj në burg. Remzi Miftari, përgjegjës për transportin dhe i denuar gjithashtu me 10 vite burg për të njejtin rast, pas…
Juristi Franc Nuri, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me çështjen e Belinda Ballukut, një ditë para se Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë kërkesën e Këshillit të Ministrave pas pezullimit të saj nga detyra nga GJKKO, për shkak të hetimeve që po zhvillohen ndaj saj. Sipas Nurit, seanca e 2 dhjetorit është një moment vendimtar, pasi do të sqarojë nëse Gjykata Kushtetuese do të kalojë në shqyrtim të plotë të çështjes, apo nëse ajo do të ndalet në fazën paraprake, ku vendoset nëse kërkesa është e pranueshme. “Seanca e 2 dhjetorit do të jetë e rëndësishme, pasi do të përcaktojë nëse…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka pranuar propozimet e Qeverisë për emërimin e dy ministrave të rinj.“Sipas njoftimit, Qeveria ka propozuar:Muamet Hoxha për ministër të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor,Bekim Sali për ministër të Çështjeve Evropiane.Propozimet, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, do t’i nënshtrohen procedurave të mëtejshme parlamentare.Datën e seancës ku do të shqyrtohen dhe hidhen në votim, Kuvendi do ta kumtojë publikisht në ditët në vijim”, thuhet në komunikatën e Kuvendit. MARKETING
Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, rreth orës 15:00, në fshatin Kukur të Gramshit. Zjarri, i cili ka nisur ende në rrethana të paqarta, ka përfshirë me shpejtësi të gjithë godinën. Banesa, e cila në katin e parë shfrytëzohej edhe si njësi shërbimi, ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të Gramshit, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në banesat përreth. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet që çuan në përfshirjen e objektit nga…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,10 % në raport me vendimin e datës 27.11.2025. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë. Çmimet shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,00 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,902 den/kg dhe do…

