Author: almakos

Fatmir Limani ka reaguar publikisht pas deklaratës së kryetarit të Tetovës dhe njërit prej drejtuesve të VLEN-it, Bilall Kasami, i cili mes tjerash tha se do të shqyrtojë shkarkimin e Limanit pasi ishte në një tryezë iftari ku ishte edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Në reagimin e tij, Limani thekson se prania në një sofër iftari nuk duhet të shndërrohet në dilemë politike, duke theksuar se ishte i ftuar si ministër dhe se mikpritësi është ai që përcakton rendin e sofrës. Sipas tij, në kulturën shqiptare tryeza e iftarit është simbol respekti dhe bashkimi, dhe jo vend për përplasje…

Lexo më Shumë

Një efektiv policie në Elbasan është pezulluar nga detyra pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Elbasan ka ekzekutuar vendimin e dhënë nga Gjykata dhe ka pezulluar nga detyra inspektorin me inicialet E.K, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Policinë e Elbasanit. Po ashtu, gjykata ka dhënë ndaj tij edhe masën e ndalimit të daljes jashtë vendit dhe detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore. Sipas AMP, nga hetimet nga rezultuar se polici ka përkrahur persona me precedent penal në aktivitetin e tyre të kundraligjshëm. “Caktimi i masave të…

Lexo më Shumë

Kryeministri, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot pyetjes gazetareske lidhur me uljen e çmimit të derivateve të naftës dhe mënyrën se si do të realizohet e njëjta, deklaroi se pret që gjatë ditës të ketë ulje të derivateve të naftës për 2,5 denarë për litër. “Gjatë ditëve të fundit kemi punuar së bashku me Ministrinë e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale me furnizuesin më të madh, do të thosha, që është OKTA. Lajmi i mirë për qytetarët është se OKTA, nga sot, për kompanitë që bashkëpunojnë me të, do të japë një zbritje prej rreth 45 deri në 50 dollarë…

Lexo më Shumë

Në një kohë të tensioneve të larta ndërkombëtare, një pyetje e rëndësishme ngrihet: A është Rusia gati të provokojë një konflikt të ri me NATO-n? Një gjeneral polak në pension sugjeron se një provokim i tillë mund të ndodhë shumë shpejt, duke e bërë situatën edhe më të ndërlikuar për sigurinë evropiane. Jarosław Kraszewski, një ish-gjeneral polak dhe aktualisht drejtues i një kompanie mbrojtëse, ka shprehur shqetësimin e tij në një intervistë për media, duke theksuar se probabiliteti i një provokimi rus ndaj një vendi të NATO-s është rreth 75-80 përqind. Kjo situatë mund të ndodhë në një nga zonat…

Lexo më Shumë

18 vjeçari M.R. nga Pallatica e Tetovës është arrestuar nën dyshime se dërgonte mesazhe me kërcënime për bomba në shkollën e mesme të mjekësisë. Mbrëmë në Stacionin Policor Tetovë, disa mësues nga Shkolla e Mesme Mjekësore “Nikola Shtejn” në Tetovë raportuan se kishin marrë informacione nga prindërit e nxënësve se M.R. dërgonte mesazhe nxënësve dhe kërcënonte se do të vendoste bomba dhe do të kryente vrasje në shkollë. “Menjëherë u ndërmorën masa dhe veprime të duhura nga punonjësit e policisë së Tetovës dhe, me urdhër gjyqësor, u kontrollua banesa dhe ambientet ndihmëse të R.R. (49) në fshatin Pallaticë, Tetovë. Gjatë…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se dje (12.03.2026) në orën 21:10, nëpunës policorë nga Njësiti kundër Tregtisë së Paligjshme pranë SPB Shkup e privuan nga liria D.R. (30) nga fshati Marinë, rrethina e Shkupit. “Bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore Penale Shkup, nëpunësit policorë realizuan bastisje në shtëpinë e D.R., me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një peshore digjitale”. “Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB. MARKETING

Lexo më Shumë

Në faqen e sistemit të prokurimit publik prej dje është publikuar marrëveshja e Ministrisë së Punëve të Jashtme me operatorin për evakuimin e qytetarëve të RMV-së nga Lindja e Mesme. Bëhet fjalë për një marrëveshje të negociuar pa publikuar njoftim për prokurim publik, të arritur me Avialog Dooel për shumën prej 59,799,900 denarë. Më parë, Ministri Timço Mucunski tha se qytetarëve të RMV-së nuk do t’u ngarkohej tarifa për transportin ajror për evakuim.Deri më tani, një pjesë e madhe e qytetarëve të RMV-së që kërkuan ndihmë për t’u larguar nga vendet e rrezikshme janë evakuuar.Dje, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit…

Lexo më Shumë

Më shumë se një e treta (35,4 për qind) e blerësve online në BE raportuan probleme gjatë blerjes përmes një faqeje interneti ose aplikacioni, sipas studimit të Eurostat për vitin 2025 mbi përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit. Në Maqedoni, probleme me e-shopingun patën 29,41 për qind e blerësve. Ndër vendet e BE-së, përqindja më e lartë e klientëve që kanë hasur probleme është regjistruar në Maltë (64,0 për qind), Holandë (57,9 për qind) dhe Luksemburg (51,4 për qind). Në anën tjetër, përqindjet më të ulëta janë raportuar në Portugali (4,5 për qind), Greqi (10,6 për qind) Letroni (13,3…

Lexo më Shumë

Në raportin e zyrës ligjore Kasowitz LLP që mbron kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërkohet angazhim i  qeverisë amerikane, e cila, sipas avokatit mbrojtës ka ofruar asistencë për krijimin dhe këshillimin e SPAK, për të hetuar dhe monitoruar situatën me kryebashkiakun. “Mbështetja e SPAK-ut në lobim të ligjshëm për të justifikuar ndalimin e vazhdueshëm të paligjshëm të Kryebashkiakut Veliaj në Shqipëri është thellësisht shqetësuese”, tha Daniel Fetterman, partner në Kasoëitz LLP dhe këshilltar ndërkombëtar i Kryebashkiakut Veliaj. “T’i drejtohesh qeverive dhe të flasësh publikisht për rastin tënd është një e drejtë themelore demokratike dhe jo një bazë për…

Lexo më Shumë

Nga BDI thonë se pas rritjes së çmimeve të derivateve të naftës, Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria kanë qëndruar në heshtje dhe nuk kanë marrë asnjë masë konkrete. “Prej një jave qytetarët përballen me një rritje të vazhdueshme të çmimeve të produkteve bazë dhe të derivateve të naftës. Në këtë periudhë, Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria ka qëndruar në heshtje, pa asnjë masë konkrete për të zbutur presionin mbi buxhetet familjare”. “Nga e hëna pritet një rritje e re e çmimeve të derivateve. Kjo do të ketë efekt të drejtpërdrejtë në çmimet e transportit, të ushqimit dhe të shërbimeve, duke…

Lexo më Shumë

Një konflikt mes grupeve adoleshentësh dyshohet se fshihet pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50 në rrugën “Karl Topia”, kur dyshohet se nga një automjet është qëlluar me armë zjarri të llojit Kallashnikov. Sipas burimeve policore, të shtënat kanë ardhur pas një konflikti verbal mes tre personave më një të katërt, të gjithë adoleshentë. Policia gjatë gjithë natës ka kryer kontrolle për kapjen e të dyshuarve dhe gjetjen e armës së zjarrit. Ndërsa kanë shoqëruar dy adoleshentë. Paraprakisht mendohet se konflikti i mbrëmshëm është vazhdim i një ngjarjeje tjetër të…

Lexo më Shumë

“Mickoski është mbajtësi i karriges së VMRO-së, po i hapet rruga shefit të vërtetë të VMRO-DPMNE,-së – Gruevskit”, theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një intervistë për “Fokus”. Filipçe thotë se mënyra se si VMRO-DPMNE,-ja e menaxhon partinë dhe publikun ka për qëllim mbrojtjen e pozicioneve personale dhe partiake, dhe jo zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve. “A mund t’u besohet fare njerëzve që thonë se e vërteta është e prerë dhe e ngulitur?! Qëllimi ndoshta është i qartë për të gjithë. Në vend të Idrizovës, nga aeroporti drejt në Pallatin e Bardhë. Prandaj Mickoski, mbajtësi i karriges së…

Lexo më Shumë