Një sondazh i publikuar në Euronews tregon se pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, besimi ndaj Prokurorisë së Posaçme u rrit me 10 pikë – vlerësim që sipas analistëve reflekton perceptimin mbi pavarësinë po aq sa sjelljen e liderëve politikë ndaj SPAK-ut. Brenda një kohe të shkurtër, besimi i publikut tek Prokuroria e Posaçme u rrit me 10 pikë, sugjeron Barometri i realizuar nga Datacentrum për Euronews Albania, rritje që autorët e sondazhit e lidhin me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Sipas Barometrit të publikuar të mërkurën me një kampionim të rastësishëm në të gjithë vendin dhe me 1600…
Author: almakos
Prokurori Publik i Shtetit, Ljupço Kocevski, sot informoi se propozimin për shkarkimin e tij e ka marrë dje nga Këshilli i Prokurorisë Publike dhe për të gjitha pikat do të deklarohet në afat të arsyeshëm. Megjithatë, ai tregon se nga ajo që ka shqyrtuar, propozimi nuk përmban asnjë bazë për konstatimin e shkeljes së rëndë disiplinore. “(Qeveria) po i referohet të njëjtës gjë që ishte në media kohëve të fundit”, tha Kocevski në një deklaratë për media. Qeveria shton se, përveç përgjegjësisë ligjore, prokurori publik i nënshtrohet ose duhet t’i nënshtrohet përgjegjësisë më të gjerë shoqërore, veçanërisht para organit që…
Një djalë i mitur, Andi Cakkalli, i moshës 7 vjeç, ka humbur në qytetin e Elbasanit mëngjesin e sotëm. I mituri ka veshur këmishë të bardhë, dhe pantallona jeshile. Më poshtë shihet fotoja e 7 vjeçarit, i cili po kërkohet nga blutë. Prindërit e tij ndodhen në panik, pasi ai u largua nga shkolla rreth orës 10:00, por nuk erdhi në shtëpi. Kushdo që mund të shohë të lajmërojë policinë. Sakaq, blutë janë mobilizuar për gjetjen e tij.
VLEN ka reaguar ndaj BDI-së, e cila sipas tyre, vazhdimisht flet në emër të luftës, por tashmë i ka shpallur luftë vetvetes deri në shkatërrim të plotë. “Mbrëmë, eksponentë të lartë të kësaj partie vajtonin publikisht për Besnik Eminin, por brenda natës e mbyllën tendën e tyre sapo në media doli dokumenti që tregon se ai kishte qenë pjesë e armatës që luftoi kundër UÇK-së. A mund të jetë rastësi që Besnik Emini, pjesë e Armatës së Maqedonisë gjatë vitit 2001, u gradua në gjeneral pikërisht nga BDI? Jo, sepse gjithçka që ka bërë kjo parti në këto 20 vjet…
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është detyruar të shtyjë për në 12 mars procesin ndaj te pandehurve të dosjes “5D”. Shkak i shtyrjes u bë mungesa e tagrit ligjor të avokatit e të pandehurit, Taulant Tushe, për të kërkuar ose jo gjykim të shkurtuar. Të pandehurit e tjerë të dosjes i qëndruan kërkesës për gjykim të shkurtuar. Nga hetimet e SPAK është provuar fakti se shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k (e njëjtë me shoqërinë me emrin “V.A.S Konstruksion” sh.p.k), e cila është zotëruar në mënyrë indirekte nga shtetasit Redi Molla dhe Mariglen Qato, ish funksionarë në cilësinë e…
Deputetja aktuale dhe ish-ministre e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska konsideron se ndryshimet e fundit kadrore në Ushtri dhe Ministrinë e Mbrojtjes janë të panevojshme, të papërshtatshme dhe një hap prapa. Ajo pretendon se shkarkimi i disa gjeneralëve me rekorde ushtarake jashtëzakonisht profesionale është i pajustifikuar dhe i papranueshëm. “Është e pakuptueshme që një Gjeneral që ka marrë gjithmonë vlerësime pozitive nga aleatët e tij dhe që ka ende shumë për t’i dhënë Ushtrisë, të “pensionohet” dhe të ricaktohet nga një Komandë operative në një Sektor të Ministrisë. Më shqetëson informacioni se individët të cilët në të kaluarën ishin refuzuar për certifikim…
Rehatia është çelësi kur udhëtojmë me avion, por ka disa rregulla që është mirë t’i kemi parasysh për sigurinë tonë gjatë fluturimit. Kur flasim për udhëtimin me avion, për shumë njerëz zgjedhja e veshjes duket si një çështje komoditeti. Një triko e thjeshtë, xhinse dhe atlete janë përzgjedhjet më të zakonshme. Megjithatë, duhet të jemi të vetëdijshëm se disa zgjedhje veshjesh mund të jenë më të rrezikshme se sa duken, sidomos nga pikëpamja e sigurisë. Christine Negroni, një stjuardesë me përvojë, thekson se materiali i veshjeve tona ka rëndësi të madhe në rast emergjence në avion. Ajo paralajmëron që të…
Një 19 vjeçare në Berat është arrestuar pasi shfrytëzonte dy vajza, të cilat ishin motra, për prostitucionin, por njëra prej tyre ishte e mitur. Në pranga ka rënë shtetasja S.K., 19 vjeçe, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë motrat A.A., 19 vjeçe dhe e mitura. Po kështu, përgjatë të njëjtit operacion (Multiple), u arrestua shtetasi K.B., pasi dyshohet se vendoste baste sportive me celularë. Nga kontrolli në banesën e tij u gjetën e u sekuestruan 1 shufër hekuri, 1 elektroshok, 1 shkop bejsbolli, 2 maska dhe 7 celularë. I vëllai, shtetasi V.B., dhe i riu B.E., u proceduan në…
Pasi u përball me rregullat e reja të tregut në Bashkimin Evropian, Apple tani po përballet me një tjetër sfidë të rëndësishme në Amerikën Latine, konkretisht në Brazil. Për herë të parë, Brazili po ndjek një qasje më të fortë për të rregulluar praktikat e Apple, duke kërkuar ndryshime që janë të ngjashme me atë që u kërkua nga Bashkimi Evropian përmes Aktit të Tregjeve Digjitale (DMA). Kjo situatë ka bërë që shumë ekspertë të mendojnë se Apple po përballet me një presion në rritje për t’u përshtatur me normat ndërkombëtare, por edhe për të mbrojtur interesat e konsumatorëve të…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe theksoi se kur politikanët të pushojnë së vënë duart mbi gjyqësorin dhe kur të zbatohen reformat e nevojshme në përputhje me agjendën e reformave, përmirësimi i situatës në të do të jetë i dukshëm për të gjithë. “Përderisa merremi me vendime personale, qoftë njëri apo tjetri, të cilët i shohim tani ashtu siç janë, nuk do të kemi një gjyqësor të pavarur. VMRO-DPMNE solli një gjyqtar dhe një prokuror, njëri prej të cilëve është i afërm i kryetarit të Radovishit, tjetri i zëvendëskryeministrit. Kjo është reforma në drejtësi? Filipçe përsëriti thirrjen që tashmë e ka…
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, është paraqitur këtë mëngjes në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. [embedded content] SPAK caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Ajola Xoxën më 10 Shkurt, por pas seancës në GJKKO më 12 shkurt, masa u zëvendësua me atë të “detyrim paraqitje”. VENDIMI I GJKKO-së Në vendimin e shpallur mbrëmë GJKKO bëri me dije se: Prokuroria e Posaçme me datë 11.02.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “1. Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit dhe nevojat e sigurimit personal të…
Lideri i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi me rastin e 7 Marsit-Ditës së Shkollës Shqipe ka uruar të gjithë arsimtar shqiptar kudo që punon e vepron. Sipas Ibrahimit, mësuesit shqiptarë janë yjet që e ndriçojnë qiellin tonë dhe janë shenja orientimi në jetën e kombit. “ Në Ditën e Shkollës Shqipe dëshiroj t’i drejtohem me falënderim secilit arsimtar shqiptar kudo që punon e vepron, i cili me punën e tij ndihmon në iluminimin e kombit dhe edukimin e arsimimin e brezave. Sot është dita kur duhet t’i kujtojmë edhe të gjithë ata mësues e veprimtarë të arsimit shqip, të cilët që nga…

