Detaje të reja dalin nga zhdukja misterioze e 49-vjeçarit nga Tirana, Naim Likometi, i cili ka humbur gjurmët që prej mëngjesit të 8 marsit 2025. Sipas burimeve për News 24, 49 vjeçari Naim Likometi, i cili zotëron një banesë në Ksamil, por që është rezident në Tiranë, është larguar nga shtëpia e tij rreth orës 06:00 të mëngjesit të 8 marsit dhe që nga ai moment nuk ka pasur më asnjë kontakt me familjarët apo miqtë e tij. Sipas familjarëve në momentin kur është larguar nga banesa, Naimi ishte i veshur me një xhup të zi, atlete Adidas dhe një…
Author: almakos
“Do të luftoj deri në fund, fëmija im humbi jetë në mënyrë tragjike në rrethana të menduara. Do të këmbëngul të dalë e drejta. Seanca të bëhet e hapur, s’kemi çfarë mbajmë sekret. Seanca të zhvillohet me dyer të hapura, fëmija im të bëhet shembull për të tjerët, që kjo tragjedi të mos ndodh në familjet e tjera”, tha ajo.
Kryebashkiaku Erion Veliaj do të paraqitet ditën e nesërme (11 Mars) në Apelin e GJKKO-së ku do të zhvillohet seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës së tij për lirimin nga qelia. Erion Veliaj, i cili ndodhet pas hekurave prej datës 10 Shkurt, së bashku me biznesmenët nën hetim, kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë. Seanca gjyqësore në Apelin e GJKKO-së do të zhvillohet në orën 10:00. Sipas shortit të hedhur, trupi gjykues monokratik do të përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 13 akti, datë 04.03.2025 regjistrimi,…
Është një situatë shqetësuese për miliona përdorues të X, i njohur ndryshe si Twitter, pasi aplikacioni ka hasur një ndërprerje të rëndësishme këtë mëngjes. Aplikacioni, i cili përdoret nga shumë njerëz çdo ditë për të komunikuar dhe shpërndarë informacione, ka pasur probleme të mëdha me aksesin në llogaritë e tij. Përdoruesit kanë raportuar se janë të bllokuar, duke mos qenë në gjendje të postojnë apo të shohin ndonjë aktivitet nga të tjerët. Mesazhi shqetësues “Diçka shkoi keq, provoni ta rifreskoni” është paraqitur në ekranet e shumë përdoruesve, duke përforcuar frikën dhe ndjesinë e pasigurisë rreth platformës. Sipas të dhënave nga…
Nga koalicioni VLEN, kanë reaguar sot duke thënë se paralajmërimet për bojkotimin e zgjedhjeve lokale po i rrezikojnë skemat e Blerim Bexhetit me Danella Arsovskën.“Nuk është rastësi që ish-nënkryetari i Shkupit në foltoren e Këshillit deklaroi se Danela Arsovska po i shfrytëzon përvojat nga Saraji për qytetin. Gjashtë muaj para nisjes së fushatës, Bexhetit nuk i konvenon tema humbëse e bojkotit, sepse nuk mund t’i realizojë deri në fund kombinimet për përfitime personale.Thjesht, askush nuk dëshiron të jetë në shoqërinë e humbësve. Prandaj, Blerim Bexheti po e modifikon tezën, sikur gjoja BDI qenka e gatshme për zgjedhje, por ato nuk…
Është shtyrë seanca e sotme e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini ku duhej të shqyrtohej Propozim- ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor në procedurë të shkurtuar. Pas dorëheqjes së kryetares së këtij komisioni Ilire Dautit nga Fronti Europian. Një nga opsionet ishte që kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, të emërojë një deputet i cili do ta kryejë këtë funksion deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij trupi parlamentar. Nga Kuvendi thonë se Gashi caktoi deputetin Bejxhan Iljas si kryesues, por që paraprakisht, Fronti Europian ka njoftuar që ai do të…
Të shumtë kanë qenë ata shok e miq të Andis Harasanit, të cilët përmes rreshtave nëpër rrjetet sociale kanë shprehur dhimbjen e tyre për ikjen e parakohshme nga kjo jetë të ish-deputetit socialist. Një prej tyre ka qenë edhe gazetari Enkel Demi, i cili ka sjellë momentit kur kuptoi që miku i tij ishte diagnostikuar me kancer. Ndër të tjera, gazetari e ka përshkruar Andisin si njeriun me zemrën e madhe, mikun e shtrenjtë dhe shokun i cili gjithmonë, sa herë që të kishe nevojë ishte aty, për ty. “Ike shok i shtrenjtë! Deri në fund nuk bëre zë. Edhe…
Microsoft ka shpallur një iniciativë të re për të zhvilluar modele të inteligjencës artificiale, me qëllimin për të konkurruar drejtpërdrejt me OpenAI, sipas një raporti të publikuar nga The Information. Kompania me qendër në Redmond, Uashington, e cila ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të OpenAI, po shqyrton alternativa nga konkurrentët si xAI, Meta dhe DeepSeek për të pasuruar gamën e saj të produkteve me AI. Kjo strategji synon të zvogëlojë varësinë e Microsoft-it nga OpenAI, ndonëse marrëdhënia e tij me këtë startup e vendosi atë në një pozitë të fortë në tregun e inteligjencës artificiale. Siç e…
Shtëpia e Big Brother ka qenë relativisht e qetë dhe mbushur me pozitivitet gjatë ditës së sotme. Një atmosferë e tillë është mundësuar nga shpërblimi që Rozana mori gjatë sfidës së “Ninxhave të Natës”, ku për një ditë banorët do të bindeshin çdo urdhri dhe dëshire të saj. Një nga urdhrat e Rozanës ishte që meshkujt e shtëpisë të vishen si gra dhe t’u shërbejnë banoreve në çdo kërkesë. Ky moment ka sjellë shumë të qeshura dhe ka krijuar një atmosferë të veçantë dhe të ngrohtë në shtëpi. Por, surprizat nuk ndaluan me kaq. Gjatë pasdites, banorët u vendosën për…
Mungesa e gjyqtarit të Posaçëm, Erion Çela, u bë shkak për dështimin e seancës gjyqësore paraprake ndaj ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj për dosjen “Buka sha” në Gjykatën e Posaçme. Burime zyrtare të gjykatës bënë me dije se gjyqtari Çela është me leje. Në këtë çështje Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim te detyrës” gjatë procedurës së privatizimit të ndërmarrjes “Buka sha”, duke sjellë një dëm prej miliona euro në buxhetin e shtetit. Arben Ahmetaj fillimisht në cilësinë e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes e më pas të ministrit të Ekonomisë dhe Financave, akuzohet se shkeli legjislacionin në fuqi. Për këtë…
Në apelin e GJKKO zhvillohet sot seanca ndaj bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxa. Kujtojmë qe Ajola Xoxa me vendim te GJKKO është lënë nën masën e detyrimit të paraqitjes, ndërkohë që bashkëshorti i saj, Erion Veliaj është lënë në masën “arrest me burg”. Ajola Xoxa ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit të GJKKO-së që legjitimoi kontrollet në bizneset e saj, si edhe sekuestrimin e celularit. Kujtojmë se me vendim të GJKKO, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) mori autorizimin dhe kërkonte të kontrollonte telefonin e Ajola Xoxës. Ndërkohë më 3 shkurt, Ajola Xoxa, ka…
Ish banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu është komentuar shumë edhe pas daljes nga shtëpia. Kjo pasi Xheneta kishte krijuar një lidhje dashurie me Gjesti, tanimë banor i Big Brother VIP Albania. Lidhja e tyre nuk shkoi mirë, pasi Gjesti sapo u fut brenda BBVA filloi flirtimin me njërën nga vajzat aty, Eglin. Xheneta sot e ftuar në emisionin “E diel” në Top Channel ka marr shumë pyetje në lidhje me Gjestin që kanë ardhur nga ndjekësit e tyre. Ajo u pyet që ta përshkruante Gjestin me tri fjale, shkruan lajmi.net. “Mashtrues, narcist dhe e ka zemrën e…

