Author: almakos

Komisioni i Medias ka zgjedhur emrat e kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH. Kandidatët e përzgjedhur për kryetar janë Helion Haliti dhe Fatjon Hoxhalli, ndërsa për anëtarë të Këshilli Drejtues janë; Petrit Beci, Rajmonda Bulku, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Robert Budina, Eno Civici, Alket braho, Lorenc Vangjeli, Pano Xhixho dhe Zamira Kita. Emrat tashmë pritet të kalojnë për votim në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë seancës së të enjtes (13 mars). SHKARKIMI NË BLLOK Më 13 shkurt, Kuvendi i Shqipërisë shkarkoi 11 anëtarët e këshillit drejtues të RTSH për shkeljen e procedurave në garën për drejtor të përgjithshëm të televizionit dhe një sërë…

Lexo më Shumë

Një 54 vjeçar në Elbasan është arrestuar pasi akuzohet se i ka vjedhur të vëllait automjetin tip “Range Rover”. Në pranga ka rënë shtetasi T.H., 54 vjeç, banues në Elbasan. Ka qenë i vëllai ai që e ka denoncuar makinën e vjedhur, teksa automjeti ka qenë i parkuar në lagjen “Beqir Dardha”. Uniformat blu pasi janë mobilizuar për gjetjen e makinës, mundësuar arrestimin në flagrancë të 54 vjeçarit në lagjen “Luigj Gurakuqi”, teksa lëvizte me automjetin që i vodhi vëllait. Materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë Elbasan I vodhi vëllait “Range Rover-in” ,…

Lexo më Shumë

Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë seancën për vendimin ndaj Erion Veliajt për ditën e mërkurë, data 12 mars, ora 12:30. Arsyeja e shtyrjes vjen për shkak që avokatët të njihen me provat e reja. Sakaq, kryebashkiaku i Tiranës, ende nuk ka parashtruar argumentet e tij para togave të zeza. Apeli i Posaçëm, pasi ka dëgjuar të gjithë argumentet të avokatëve e të pandehurve, gjykata u ka lënë mundësinë e dy prokurorëve të çështjes, Ols Dado dhe Altin Dumani, të paraqesin argumentet e tyre. Gjatë fjalës së tyre, që zgjati rreth 1 orë e 30…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme në koordinim me Prokurorinë Publike për Përndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka kryer një aksion policor, ku në bazë të urdhërave të siguruara nga Gjykata Themelore janë kryer bastisje në disa lokacione në rajonin e Shkupit, Manastirit dhe Kërçovës, tek persona juridikë dhe fizikë, në lidhje me kryerjen e veprave penale të lidhura me furnizimet e dyshimta të derivateve. Gjatë aksionit të kryer më 10 mars, janë arrestuar 11 persona, një person është i pakapshëm për organet e ndjekjes dhe një tjetër është në masën e arrestit. Në mesin e personave që po hetohen është…

Lexo më Shumë

Një 20 vjeçar dhe dy 17 vjeçar në Shkodër janë arrestuar për vjedhje, pasi kanë grabitur çantën me para dhe sende personale të një klienti në berbehane të këtij qyteti. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Perash” të Shkodrës. Rasti u denoncua nga pronari i berberhanes, i cili kallëzoi vjedhjen e çantës së klientit të tij. Vijojnë hetimet për të dokumentuar vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta të rinj. Njoftimi policisëShkodër Vodhën çantën me para dhe sende personale, të një klienti në një berberhane në lagjen “Perash”, arrestohen një 20-vjeçar dhe 2 shtetas të mitur. Vijojnë hetimet për…

Lexo më Shumë

Pas akuzave të njëpasnjëshme të VMRO-së kundër kryetarit të Lidhjes së sindikatave, pasi ky I fundit Paralajmëroi protesta nëse paga minimale nuk bëhet 500 euro ka reaguar edhe kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. Nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale ai iu drejtua qytetarëve, e veçanërisht, siç thotë ai, punonjësve. VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË “Momentalisht, VMRO-DPMNE përdor shpifje të përditshme në konferenca për shtyp për të shmangur përgjegjësinë që t’ju mundësojë juve, punonjësve, paga më të larta. Jemi dëshmitarë të një fushate të ndyrë nga VMRO-DPMNE kundër çdo njeriu që punon ndershëm, fiton dhe meritojnë një të ardhur të denjë.…

Lexo më Shumë

Edona James emër mjaftë i njohur për një publikun e gjerë. Ajo së fundmi po shqetëson ndjekësit me postimet në Instagram, shkruan Kosovarja. Ndonëse po i rregullon imazhet me fotoshop, Edona po ia tepron me trupin. Në postimin më poshtë nuk njihet, e ka ndryshuar krejtësisht formën e trupit të saj.

Lexo më Shumë

Deputeti i Frontit Evropian, Ilir Hasani, ka paralajmëruar se BDI do të parashtrojë interpelancë për punën e Gjykatësve Kushtetues.Duke folur për vendimin që mund të ndikojë në përdorimin e gjuhës shqipe, deputeti Hasani tha se Kushtetuesja po prek aty ku nuk guxon të prekë.“Nëse vazhdoni tutje me këtë formë të shtypjes, do të jemi të obliguar të bëjmë interpelancë për të gjithë ata që janë zgjedhur në këtë Parlament, edhe atë 365 ditë të vitit dhe jo më larg, do të fillojmë nga Gjykata Kushtetuese, edhe atë shumë shpejtë do të parashtrojmë interpelancë për gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese të cilët…

Lexo më Shumë

GJKKO ka dënuar me 4 vite burg ish-deputetin e PS-së, Alqi Ballko për inceneratorin e Tiranës.  Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 2.8 vite burg. Alqi Bllako akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në dy raste lidhur me inceneratorin e Tiranës. Sipas Prokurorisë së Posaçme, ish-deputeti i PS-së në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit ka përfituar në mënyrë të parregullt në dy raste, vlerën monetare prej 119.715 euro dhe vlerën monetare prej 7.520.000 lekë për Vladimir Bezhanin. HETIMET NDAJ ALQI BALLKOS Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit…

Lexo më Shumë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-deputetit të PD, Ervin Salianji, kundër dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Edhe më datë 15 tetor 2024, Gjykata e Lartë e refuzoi kërkesën e Salianjit për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli. Ish-deputeti i PD-së po vuan dënimin me burg për kallëzim të rremë. Kujtojmë që Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë, pasi në 2018-ën publikoi materiale të prezantuara si audio-përgjime, përmes së cilave pretendonte  se vëllai i ministrit të Brendshëm atë kohe, Fatmir Xhafaj, ishte…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, sot në konferencë për shtyp njoftoi se nuk do të nënshkruhet marrëveshja me “Gjoka Construction”, kompaninë shqiptare që duhej të menaxhonte parkingun në Qendrën Klinike në Shkup. Taravari tregoi se janë duke u shqyrtuar dy opsione tjera për menaxhimin e parkingut. “E para është që Ndërmarrja Publike “Parkingu i qytetit” të ndërtojë garazhe dykatëshe dhe t’i menaxhojë ato dhe e dyta është që Shërbimi i Çështjeve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në Qendrën Klinike ta bëjë këtë”, tha Taravari.Mediat raportuan javën e kaluar se operatori privat nga Shqipëria, Gjoka Construction, ishte e vetmja kompani që…

Lexo më Shumë

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë u përball me një fushatë komentesh negative në mediat sociale pas publikimit të një fotografie të bjeshkëve të mrekullueshëm kosovarë, që përfshin majat e Shkelzenit, Zogut dhe Gjeravicës. Fotografia e postuar nga ambasada tregonte bukuritë natyrore të Kosovës dhe ishte shoqëruar me përshkrimin: “Shëtitjet në terren në këtë vend të mrekullueshëm janë vërtet mbresëlënëse me një panoramë kaq mahnitëse përpara teje. Përshëndetje nga maja më e lartë e Kosovës, Gjeravica dhe fqinjët e saj mahnitës. Kontrasti mes pyllit të errët, borës së bardhë që shkëlqen dhe qiellit të thellë blu është thjesht spektakolar!”. Kjo paraqitje,…

Lexo më Shumë