Author: almakos

Nga përplasja e tifozëve në derbin Partizani-Tirana, lëndohen disa efektivë policie. Punonjësit e policisë janë dërguar në spitalin e Traumës. Kujtojmë se në momentin e futjes së tifozëve bardheblu, një situatë aspak normale u krijua në tribunat ku qëndronin grupet ultras të dy tifozerive, teksa u desh ndërhyrja e forcave “Shqiponja”, për të shmangur një përleshje masive. Në këtë moment u krijua një hapësirë e madhe mes dy tifozerive nga forcat e policisë, për të shmangur gjuajtjet me flakadanë dhe sende të forta. Situata e tensionuar zgjati për afro 5 minuta, teksa më pas gjithçka u mor nën kontroll nga…

Lexo më Shumë

Shumë qytetarë kanë bllokuar rreth rrotullimin përball kopshtit zoologjik në Shkup në shenjë proteste për 22 vjeçaren, e cila u godit për vdekje në rrugën pranë sallës univerzale. Bllokimi i rrugës u shfrytëzua për të zhvilliar një debat në të cilën u dhanë disa propozime nga ekspert të fushës së sigurisë për sigurinë në kominikacion.Igor Antov nga Forumi i të rinjve që organizuan këtë protestë tha se qëllimi i kësaj proteste është që të jepen zgjidhje adekuate se si qytetet tona të jenë më të sigurtë. “Qëllimi i Forumit është që të gjindjen zgjidhje konstruktive se si qytetet tona në…

Lexo më Shumë

Kosova po mban sot zgjedhjet parlamentare, një ngjarje që mund të përcaktojë rrugëtimin e saj të ardhshëm dhe integritetin territorial në një botë gjithnjë e më armiqësore. Në një atmosferë të tensionuar politik, kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar se nuk do të negociojë për një koalicion me partitë opozitare nëse rezultati zgjedhor nuk i ofron atij një shumicë të qartë. Kurti mbajti një miting masiv në Prishtinë mbrëmjen e kaluar, me sloganin “Cep më cep”, duke festuar arritjet e tij në qeverisje dhe konsolidimin e kontrollit të qeverisë mbi territoret me popullsi serbe në veri të Kosovës. Ai theksoi se,…

Lexo më Shumë

Mozzik dhe Lotina Haziri kanë kryer obligimin e tyre si qytetarë të Kosovës. Rep-artisti përmes një postimi në rrjete sociale ka treguar që së bashku me Lotinën kanë votuar, shkruan Kosovarja. “Sapo përfunduam obligimin ndaj mëmëdheut, dil VOTO, dil mos rri n’shpi” ishin fjalët e Mozzik-ut. Kujtojmë se reperi shumë herë ka treguar dashurinë qe e ka për ish-krerët e UCK-së, Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin.

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Hrisitjan Mickoski në një dalje për media u ka bërë thirrje komunave që të përgatisin aplikimet për thirrjen e dytë për financimin e projekteve nga Qeveria. “Vazhdojmë më tutje. Këtë javë pres të nënshkruajmë thirrjen e dytë, e cila do të jetë pak më e madhe në vlerë nga thirrja e parë. Nëse e para ishte deri në 6 miliardë denarë, kjo do të jetë deri në 15 miliardë denarë. Ju bëj thirrje komunave që të përgatisin aplikimet, do të ketë kohë më të zgjatur për aplikim e cila do të zgjasë deri më 30 prill”, tha…

Lexo më Shumë

G Bani u përjashtua ditën e sotme nga Big Brother VIP Albania 4, pas sherrit me Gjestin, ku gjatë sfidës së rezistencës e goditi me shuplakë në fytyrë. Vëllai i Madh ka marrë vendim që menjëherë ta përjashtojë nga gara pasi dhuna nuk tolerohet në këtë format. I tronditur nga situata dhe vendimi i Vëllait të Madh, G Bani dha një intervistë për “Fan Club”, disa minuta pas përjashtimit nga “BIg Brother VIP 4”. Duke pranuar se goditi Gjestin, G Bani tha se edhe këngëtari bëri të njëjtën gjë ndaj tij. “Jam mësuar të më preket imazhi“, tha ai. ”Nuk…

Lexo më Shumë

Një incident ka ndodhur në një qendër të votimit në Podujevë, ku për pasojë një person ka përfunduar në prangat e Policisë. Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur në SHFMU “Xheladin Rekaliu” në Podujevë, ku një person dyshohet se e ka fotografuar qytetarin tjetër duke votuar, ndërsa më pas njëri prej tyre i ka sulmuar zyrtarët policorë. Detaje në lidhje më këtë ka dhënë drejtoresha e shkollës “Xheladin Rekaliu”, Arjeta Bashota. Ajo ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 7:40, ku një qytetar e ka fotografuar qytetarin tjetër duke votuar. “Rreth orës 07:43 minuta është parë…

Lexo më Shumë

Sot, liderët e koalicionit për familjen kanë përmbushur obligimin e tyre për të votuar. Eman Rrahmani ka votuar në Shkollën “Nazim Gafurri”, Selim Pacolli në Shkollën “Shkendija” në Hajvali, Ferid Agani në Shkollën “Naim Frashëri” dhe Fatmir Smajli në Shkollën “Iliria” në Prishtinë. Këta liderë, me votën e tyre, tregojnë angazhimin e tyre për të mbështetur procesin demokratik dhe për të inkurajuar qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje. Pjesëmarrja e liderëve në votim është një veprim simbolik, por tepër i rëndësishëm në mbështetje të demokracisë. Votimi është një nga drejtuesit kryesorë të legjitimitetit në çdo sistem demokratik, dhe prania e…

Lexo më Shumë

Në vendin tonë po vazhdon procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare 2025. E pasi ka hedhur votën e tij, kryeministri Albin Kurti po shijon një kafe së bashku me prindërit dhe gruan e tij. “Dita e mirë thonë shihet që në mëngjes. E sot qenka ditë e bukur e me diell të fortë. Prandaj vendosëm që pas votimit ta shijojmë edhe kafen e mëngjesit bashkë. Jo veç baba, por edhe nana, edhe reja e djali,” shkruan Kurti, sipër fotografisë së publikuar në Facebook. Ky moment i thjeshtë dhe i ngrohtë në mes të procesit të rëndësishëm demokratik ka tërhequr vëmendjen…

Lexo më Shumë

Një 50 vjeçar, është gjetur i pajetë në banesën e tij. Raportohet se 50 vjeçari ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. I dënuari vuante nga cirroza, gjë që i shkaktoi e vdekjen. Viktima me inicialet E.V u gjet nga familjarët të cilët lajmëruan policinë dhe urgjencën e spitalit. Ndërkohë policia po kryen të gjitha veprimet për rastin.

Lexo më Shumë

Një 50 vjeçar, është gjetur i pajetë në banesën e tij. Raportohet se 50 vjeçari ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. I dënuari vuante nga cirroza, gjë që i shkaktoi e vdekjen. Viktima me inicialet E.V u gjet nga familjarët të cilët lajmëruan policinë dhe urgjencën e spitalit. Ndërkohë policia po kryen të gjitha veprimet për rastin.

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili publikisht thotë se nuk i ka provuar qershitë, shpenzon mijëra euro në muaj për reklama në Facebook, thonë nga opozitarja LSDM. Ata shtojnë se kryeministri nuk brengoset për qytetarët dhe standardin e tyre të jetesës, por harxhon para në luks dhe për interesa personale. Reagimi i plotë: “Përderisa njerëzit mezi ia dalin me bukën e gojës për shkak të rritjes së madhe të çmimeve, ndërsa nuk ka para për pagë minimale më të lartë dhe ndërsa njerëzit po vdesin sepse nuk ka ilaçe, Mickoski po hedh mijëra euro për pëlqime. Vetëm një reklamë në profilin…

Lexo më Shumë