Author: almakos

Komisioni për çështje të rregullores dhe mandatit-imunitetit sot mban mbledhje në të cilën shqyrtohen çështje lidhur me zbatimin e Rregullores së Kuvendit gjatë punës së Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarit për debatin mbikëqyrës të caktuar për më 25 shkurt 2025 me temë “Efektet nga ndotja e ajrit në Shkup dhe në qytetet e tjera ndaj shëndetit të njerëzve dhe masat që po ndërmerren për mbrojtjen e shëndetit publik”. Deputetët nga partitë në pushtet i bëjnë vërejtje kryetarit të Komisionit të përhershëm anketues Dimitar Apasiev për mënyrën e caktimit dhe organizimit të debatit…

Lexo më Shumë

Të shtunën në spektaklin e Big Brother VIP Albania 4 u organizua një festë me rastin e Pavarësisë së Kosovës. Produksioni improvizoi ‘NEW BORN’ në ambientet e Top Channel dhe për të performuar ishte artistja e njohur, Leonora Jakupi. Por pavarësisht kësaj, moderatori Ledion Liço ia huqi ku tha se ‘Kosova feston 18 vjetorin e Pavarësisë’. Këtë gjë duket se e ka vënë re edhe Gjesti, i cili i thotë banorëve se janë bërë 17 vjet. “Jemi pak orë përpara festimeve të mëdha të 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, 17 vjetori se ia ka huq. Unë vetëm e kam…

Lexo më Shumë

Tregtarët kanë dorëzuar në Qeveri propozime për uljen e çmimeve të një grupi produktesh. Siç bëjnë me dije përmes një komunikate për media, Oda Ekonomike e tregtarëve me shumicë dhe pakicë, kryesisht të produkteve ushqimore dhe jo ushqimore, propozimet i kanë dorëzuar edhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës si dhe te Inspektorati Shtetëror i Tregut, për siç thonë ata masa efektive për uljen e çmimeve të një grupi produktesh. Oda e Tregtarëve me shumicë dhe pakicë “Propozimet janë përgatitur pas mbledhjes së mbajtur të premten në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, së bashku me ministrin, zëvendësin e tij dhe…

Lexo më Shumë

Më shumë se një e treta e popullsisë ose 35,2 për qind mendojnë të largohen nga Maqedonia e Veriut. Anketa e realizuar nga institute për hulumtime politike në Shkup tregon se çdo I dyti qytetar me arsim të lartë I grup moshës nga 30 deri në 50 vjeç dëshiron ta kërkojë lumturinë e tij jashtë vendit. 15.9 për qind e të anketuarve thonë se arsyeja që duan të lëvizin janë pagat, të ndjekur nga ata që thonë se arsyeja janë mundësitë më të mira për fëmijët, shëndetësia më e mirë, arsimi dhe infrastruktura më e mirë. Sipas anketës, Gjermania është…

Lexo më Shumë

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka publikuar një postim të veçantë në Instagram, duke shprehur krenarinë e saj për vendin e saj të lindjes, Kosovën. Fotografia e saj përkrah festimeve kombëtare është mbushur me emocione dhe mesazhe pozitive, duke prekur zemrat e ndjekësve. Nora, e njohur për talentin dhe bukurinë e saj, ka një lidhje të ngushtë me Kosovën, gjë që reflektohet në çdo hap të saj. Postimi, me mbishkrimin “Gëzuar Kosovë”, ka bërë jehonë në rrjetet sociale, duke marrë komente dhe pëlqime nga fansat e saj. “Dita e shenjtë për ne”, shkruan ajo, duke i bërë thirrje të gjithë…

Lexo më Shumë

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin e rëndë automobilistik që ndodhi sot rreth orës 14:00 në aksin kombëtar Tepelenë-Gjirokastër, pranë Liqenit të Viroit. Dy automjete, njëri prej të cilëve ishte i ushtrisë me targa të FA, janë përplasur, duke shkaktuar vdekjen e dy personave. Njëri prej viktimave është identifikuar si Pano Kalanderi (drejtues i mjetit), ndërsa identiteti i viktimës së dytë është Shefki Salaria (pasagjer) Ndërkohë, drejtuesi i mjetit të ushtrisë është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se mjeti i ushtrisë ishte duke transportuar materiale të arkivit të Gjirokastrës, në momentin që është aksidentuar. Në vendngjarje…

Lexo më Shumë

Grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicionit deri në Kuvend sot kanë dorëzuar propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për TVSH-në me të cilin kërkojnë uljen e taksës për energjinë elektrike nga 18 për qind në 5 për qind dhe heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore bazë, gjegjësisht uljen e saj nga 5 për qind në 0 për qind. Siç informoi në konferencën e sotme për media deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi, me këto propozim-ndryshime kërkohet realizimi sistematik i dy nga shtatë masave ekonomike të LSDM-së.“Ulja e TVSH-së për energjinë elektrike do të nënkuptojë 13 për qind fatura më të…

Lexo më Shumë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Durrës, ku një 49-vjeçar ka qëlluar në drejtim të mjetit me të cilin qarkullonte një 26-vjeçar. Sipas Policisë, 49-vjeçari Ardian Hoxha ka qëlluar me armë gjahu ë drejtim të automjetit të një 26-vjeçari, me të cilin u konfliktua për një manovër të gabuar në qarkullim. Fatmirësisht, nga  të shtënat pati vetëm dëme materiale. Autori është vënë në pranga, ndërsa rma e gjahut është sekuestruar. Njoftimi: Durrës/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon një ngjarje kriminale në aksin rrugor “Manzë-Maminas”. Qëlloi me armë gjahu, në drejtim të automjetit të një 26-vjeçari, me të cilin u konfliktua për një…

Lexo më Shumë

Rilind Berisha, gjyqtar në futbollin kosovar, është ndarë nga jeta në moshën 27-vjeçare. Në Ligën e Dytë vendore ai dha kontributin e tij, ndërsa po ashtu kishte qenë edhe futbollist. Për lajmin e trishtë, vetë presidenti Agim Ademi, ka shprehur ngushëllimet në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës.  “Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Rilind BerishësE nderuara Familje Berisha, Të nderuar drejtues dhe staf i KF “Rilindja 1974”Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Rilind Berisha, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë…

Lexo më Shumë

Një postim bëri bujë nga G-Bani dhe Xheneta. Siç shihet ne postim, G-Bani gjendet në Kosovë dhe pranë tij shihet ish-banorja e ‘BBVK’ Xheneta Fetahu, shkruan Indeksonline. Duket se ky është një ‘diss’ për Gjestin pasi e njëjta ishte në lidhje me të ndërsa G-Bani u largua nga ‘BBVA’ pas sjelljes ndaj Gjestit. ‘Gezuar festën e Pavarësisë’, shkroi krahas fotografisë.

Lexo më Shumë

Me autorizim nga Prokuroria e Posaçme, familjarët e kryebashkiakut e Tiranës, Erion Veliajt, do të mund ta vizitojnë atë në paraburgimin në Durrës ku ai po qëndron me vendim të GJKKO-së. Kryebashkiaku i Tiranës, i cili u prangos në zyrën e tij më 10 Shkurt, u dërgua në paraburgimin e Durrësit më 13 Shkurt, një ditë pasi GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij. GJKKO nuk i ndryshoi masën kryebashkiakut Veliaj, ndërsa për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa u caktua masa e detyrimit të paraqitjes. Edhe ndaj 5 biznesmenëve, GJKKO la të njëjtën masë sigurie, atë të…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet ndaj çështjes së abuzimeve me fondet e SASPAC, për të cilat akuzohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Prokuroria e Posaçme ka ngritur 5 akuza, korrupsion pasiv i zyrtarëve, mashtrim, falsifikim, shkelje e barazisë në tendera dhe fshehje e pasurisë për Beqajn dhe të pandehurit, Ermal Kurtulaj, Bledar Leka, Gazmend Haxhia dhe Mira Topçiu. Ish-ministri Beqaj është arrestuar për dosjen e fondeve të SASPAC me urdhër të SPAK-ut në muajin korrik, kur dhe GJKKO e la në burg, kurse për çështjen e sterilizimit po ndiqet në gjendje të lirë. Në këtë dosje ka 8 persona nën akuzë, mes…

Lexo më Shumë