Në Gjykatën e Tiranës u zhvillua procesi gjyqësor për vrasjen tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani, ngjarje që tronditi opinionin publik. Në seancën e radhës, para trupit gjykues janë paraqitur për të dëshmuar 5 të mitur, në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen. Mes dëshmitarëve ishte edhe i mituri K.B, i cili ndodhej në vendngjarje në momentin e ngjarjes. Ky dëshmitar ka qenë subjekt i pretendimeve nga familjarët e viktimës, të cilët kërkojnë zbardhje të plotë të rrethanave që çuan në humbjen e jetës së Martin Canit. Dëshmia e të miturve është zhvilluar pa praninë e autorit të dyshuar,…
Author: almakos
NGA HYQMET ZANE/ Është një e vërtetë e provuar historikisht se, nëse e keqja harrohet, ajo ka rrezik të përsëritet. E kam fjalën për atë vit tragjik të para 65 vjetësh kur pushteti i diktaturës staliniste vrau djemtë e Çamërisë me të atë sajesën maskaradë të “grupit çam të Teme Sejkos”. Veç atyre që kemi shkruar herë pas herë, sot dua të them se një e keqe që është futur brenda nesh mes çamëve që ndodhen në Shqipëri, bën që ngjarje me spikatje të madhe dhe të fokusuar edhe ndërkombëtarisht, harrohet nga e quajtura Shoqata Çamëria dhe shteti shqiptar. Shkruarja…
Microsoft do të investojë 400 milionë dollarë në Zvicër, tha kompania të hënën, me paratë që do të shkojnë për zhvillimin e infrastrukturës së saj të “cloud computing” dhe Inteligjencës Artificiale. Kompania amerikane e teknologjisë njoftoi investimin në një takim të ministrit zviceran të Ekonomisë, Guy Parmelin dhe nënkryetarit të saj Brad Smith në Bernë, duke nënvizuar angazhimin e saj për avancimin e teknologjisë në Evropë. Ky investim është pjesë e strategjisë së Microsoft për të forcuar prani në tregjet e Evropës, ku kërkesa për shërbime të cloud-it dhe inteligjencës artificiale vazhdon të rritet. Microsoft, i cili aktualisht punëson 1,000…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me publikun një bilanc pozitiv për turizmin natyror në vend, duke theksuar rritjen e ndjeshme të vizitorëve në zonat e mbrojtura të Shqipërisë. Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se vetëm gjatë katër muajve të parë të vitit 2025, 867 mijë vizitorë kanë eksploruar bukuritë natyrore të vendit, shifër kjo 60 mijë më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Vetëm në katër muajt e parë të këtij viti, 867 mijë vizitorë kanë eksploruar bukuritë e zonave tona të mbrojtura – 60 mijë më shumë se një…
Vera e vitit 2025 pritet të jetë dukshëm më e nxehtë dhe më e thatë se vlerat mesatare shumëvjeçare, thonë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Në vend ekziston probabilitet shumë i lartë që temperaturat të tejkalojnë vlerat mesatare shumëvjeçare. Devijimi më i madh pozitiv i temperaturës së ajrit nga mesataret shumëvjeçare për këtë sezon pritet të jetë në korrik. Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), sipas analizave për të gjithë rajonin juglindor të Evropës, temperaturat e verës pritet të arrijnë vlera mbi mesataren. “Pasiguria tek parashikimet rajonale të reshjeve është gjithmonë më e madhe në lidhje me…
Ministria e Arsimit nuk ka një vendim konkret se cila do të jetë zgjidhja për rastin e Norovës. Ministrja Vesna Janevska përsëriti se objekti ri shkollor është ndërtuar në mënyrë ilegale duke shtuar se do të shqyrtoj mundësinë për të rikonstruar objektin ekzistues ku tashmë ndjekin mësimin mbi 120 nxënës. Janevska tha se të martën një ekip i dikasterit të saj do të vizitoj këtë fshat për të parë nga afër gjendjen e objektit ekzistues dhe nëse i njëjti mund të rikonstroohet. Janevska tha se tashmë ka nisur komunikimin me shkrim me drejtuesit të Komunës së Krushevës por deri në…
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së 57-vjeçarit, Pjetër Kaza, krim i ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm (1 Qershor). Sipas bluve, vrasësi i dyshuar me iniciale G. A., qëlluar me automatik në drejtim të shënjestrës së tij nnë momentin që 57-vjeçarit kishte zbritur nga makina për të hapur portën dhe për të hyrë në banesë. Si pasojë e plagëve të marra, 57-vjeçari Pjetër Kaza ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. “Nga hetimi intensiv dyshohet se shtetasi G. A. (për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera) ka qëlluar me armë zjarri…
VLEN në një kumtesë për media thotë se për përballimin me sfidat që sjell sezoni veror dhe rritjen e rrezikut nga zjarret, Qeveria përmes Planit Operativ për vitin 2025, do të angazhojë 400 zjarrfikës të rinj në komunat me nevojat më të mëdha. Nga VLEN thonë se qëllimi i kësaj mase është të sigurojnë reagim të shpejtë dhe efikas, për të parandaluar përhapjen e zjarreve, veçanërisht gjatë muajve të nxehtë të verës. “Zjarrfikësit janë heronjtë e vijës së parë në luftën kundër zjarreve, duke vënë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar qytetarë, pasuri materiale dhe mjedisin tonë jetësor.…
Për të njëzetepestën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të hënën ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Ligjbërësit refuzuan për të shtatëmbëdhjetën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës. Çështja e votimit të fshehtë, që u propozua më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti në disa votime t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u konfirmuar në post – është dërguar…
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e plagosjes së një 15 vjeçari në zonën e Ali Demit në Tiranë. Ngjarja ndodhi në ambientet e Picerisë Fantazia, ku mësohet se 15 vjeçari është konfliktuar me motoristin e këtij biznesi. Policia thotë se 21 vjeçari, Aldi Neziri ka plagosur minorenin me një armë zjarri “atipike”, por duke mos sqaruar më shumë. Ndërkohë që të gjithë punonjësit e kësaj Piceria janë arrestuar për “moskallzim krimi”. Ne kerkim eshte shpallur dhe administratori i biznesit, Leonard Mejdani. Sipas gazetarit Igli Celmeta, në kërkim është shpallur Aldi Neziri (autori) dhe Leonardo Mejdani (Administratori).Ndërkohë që janë arrestuar dhe…
Dy automjete janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në fshatin Sovjan të bashkisë Maliq. Një prej makinave është shkrumbuar nga zjarri, ndërsa tjera është djegur pjesërisht. Ka dyshime për zjarrvënie të qëllimshme tek mjeti që u shkrumbua nga flakët dhe më pas zjarri është përhapur edhe tek makina tjetër. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të zbuluar shkaqet e ngjarjes. Sipas burimeve, pronari i mjetit të djegur plotësisht mohon të ketë konflikte. [embedded content]
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në një kumtesë për media thotë se Plani Operativ për punësim për vitin 2025 kap vlerën prej 2.5 miliardë denarë apo 40 milionë euro dhe përfshin mbi 16.000 qytetarë. Krahasuar me vitin e kaluar, 2024, nga Qeveria thonë se e kanë rritur këtë plan për një shumë rekorde prej 7.5 milionë euro. “Me Planin Operativ fokusi vendoset te të rinjtë dhe personat e papunë, duke treguar kështu se për ne si Qeveri, prioriteti kryesor mbetet ulja e papunësisë përmes krijimit dhe hapjes së vendeve të reja të punës për qytetarët. Plani Operativ përfshin tri kategori,…

