Pasditen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit, duke i hapur kështu rrugë formimit të institucioneve të reja. Por, certifikimi bëhet pasi kanë kaluar të gjitha afatet e ankesave të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe në Gjykatën Supreme. Kjo fazë e procesit zgjedhor është thelbësore për të garantuar një kalim të qetë dhe të ligjshëm në institucione të reja. Fillimisht, para se të certifikohen rezultatet, anëtarët e Qeverisë aktuale të udhëhequr nga Albin Kurti, që kanë fituar votat e…
Author: almakos
Një gjuajtje me armë që ndodhi të martën në orët e vona ka lënë të vdekur një person, ndërsa një tjetër të lënduar. Gjuajtjen me armë e konfirmoi edhe Policia e Kosovës, ku fillimisht ishin plagosur dy persona, por që njëri prej tyre nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve. I pranishëm në vendin ku ndodhi ngjarja ishte edhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Naim Bunjaku – Xuxi. Ai tha se ndodhej për herë të parë në atë vend, ku u ftua për të pirë një çaj, e po hante një ëmbëlsirë. “Fatkeqësisht ndodhën shumë raste brenda dy tre…
E njohur me nofkën Bela mafia në radhët e organizatës ku bën pjesë, si Lubi Balluku që e thërret lideri opozitës, apo Plaçkitësja, siç e quna ish-kolegu i saj, Arben Ahmetaj, Belinda Balluku ka ngritur një perandori të zhvatjes brenda shtetit shqiptar. Me një lukuni shërbëtorësh besnikë, të cilët i shtëtit si drejtorë e kudo ku ka para, një pjesë të të cilëve i bën edhe ministra, e të tjerëve u bën familjarët e tyre emigrantë hallëxhinj, të cilët punojnë punëra të zakonshmë si kuzhinier, ndërtim etj, Belinda Balluku i kthen në Shqëri dhe i bën milionerë, ose, për të…
Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbana Pasholli, bën të ditur se Grupi Parlamentar i Frontit Evropian sot do të kërkojë zyrtarisht krijimin e një Komisionit Parlamentar të posaçëm për të hetuar siç tha, qasjen selektive dhe të njëanshme të sistemit të drejtësisë së kontrolluar nga Qeveria në trajtimin e tragjedisë në Koçan. Pasholli tha se ky komision duhet të ngrihet menjëherë dhe të përfshijë përfaqësues të OSBE-së, si dhe përfaqësues nga ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në cilësinë e vëzhguesve me qëllim siç tha deputetja, garantimin e një hetimi të drejtë,…
Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të fortë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 99.68 lekë, në rritje me 0.91 krahasuar me të mërkurën. Niveli i sotëm i kursit të Euros është më i larti që prej fundit të muajit janar. Rritjet e forta ditore të kursit të Euros janë tipike për momentet kur tregu shfaq një kërkesë të madhe dhe të përqendruar për të blerë valutë. Kjo vjen zakonisht për shkak të kërkesës nga shoqëri tregtare ose në raste më të rralla për nevoja të vetë bankave. Një…
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot mbajti një takim pune me drejtoreshën e Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin, Ivana Ginovska, dhe drejtorin e Drejtorisë për Mjedisin, Igor Nikoski. Në takim u shqyrtua plani akcional për kontrolle të përforcuara të inspektorëve, me qëllim zbatimin efikas të ligjeve për mbrojtjen e mjedisit. Ministri Mexhiti theksoi se kontrollimet inspektuese duhet të kryhen me një dinamikë të shtuar, për të parandaluar aktivitetet ndotëse dhe për të siguruar zbatimin e qëndrueshëm të rregulloreve. Si pjesë e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe…
Fero ka marrë vëmendjen e gjithë rrjetin me konfirmimin e rrikthimit të tij në industrinë e muzikës përsëri. Ndonëse e keni dëgjuar një pjesë të vet publikuar, kënga rikthyese e tij duket të jetë një dedikim. Fero pas këtij konfirmimit vetëm pak orë më vonë ka publikuar një instastory nga xhamia, shkruan Kosovarja. Ndonëse Fero gjithashtu ka pak kohë që është martuar dhe po shijon dashurinë e re.
Prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit i cili humbi jetën pas sherrit me bashkëmoshatarin e tij, janë paraqitur sot në Gjykatën Penale ku zhvillohet seanca paraprake për Mario Përlleshajn, autor i ngjarjes. Të kapur dorë për dorë, Engjëll dhe Florina Cani shoqërohen nga të afërm të tjerë, si dhe nga shoku i djalit të tyre, i cili mbeti i plagosur ditën e ngjarjes, Luis Meçe. Mësohet se seanca gjyqësore zhvillohet me dyer të mbyllura, ashtu si edhe herë të tjera. Ndaj Mario Përlleshajt rëndon akuza për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka deklaruar se janë në komunikim të vazhdueshëm me partitë e tjera të koalicionit VLEN për mënyrën se si do garojnë në zgjedhjet lokale. Ai tha se ata si ASH kanë insistuar që të dalin me lista të veçanta për këshilltarë, ndërsa shtoi se është optimist se do të gjejnë gjuhë të përbashkët.“Jemi në komunikim të vazhdueshëm, duke komunikuar dhe duke u përgatitur për zgjedhje lokale, kështu që mendoj se së shpejti do të dalim edhe do t’i tregojmë qëndrimet tona…Unë e kam thënë shpesh sa më shumë dhe kam insistuar në negociata që të…
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka deklaruar se në takimin fundit që kanë patur liderët e VLEN-it, Arben Taravari ka mohuar se ka është takuar me liderin e BDI-së Ali Ahmeti.Kasami po ashtu tha se nuk është e vërtetë se ASH ka kërkuar që të ketë 40% të kandidatëve, ndërsa propozimi i tyre ka qenë që të garojnë veçmas me lista për këshilltarë.“Në fillim kërkesa ka qenë që gjithë partitë të shkojnë veçmas në listat për këshilltarë, por kur u prezantua qëndrimi i gjithë subjekteve tjera, se ne jemi të dakordësuar që të shkojmë bashkë ashtu siç kemi shkuar…
Në një akt të dyshimtë, me firmën e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, qeveria miratoi më 12 mars 2025 një vendim që i kalon shoqërisë shtetërore KAYO pronësinë e godinave të ish-Uzinës së Autotraktorëve, të cilat ndodhen në zonën e Shkozës. Qeveria ka revokuar të drejtën e pronësisë, të cilën vetë e kishte dhënë më parë me një vendim të mëparshëm për Bashkinë e Tiranës. Deri më tani, godinat ishin në pronësi të Bashkisë Tiranë dhe ishin caktuar për ndërtimin e banesave sociale. Por tani, pa pëlqimin e pronarit, ato kalojnë në duar të tjera, konkretisht në pronësinë e shoqërisë KAYO, nën…
Ish-opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka dhënë disa komente për banorët në formatin në Shqipëri. Në “Big Brother Radio”, ai ka folur për dinamikat në shtëpinë e famshme por bëri edhe një deklaratë të fortë. Për gazetaren Valbona Mhilli theksoi se është i sigurt që ka lënë një lidhje jashtë BBVA. Valbona pas daljes nga ky reality shou në “Pardon My French” i është kundërpërgjigjur kësaj. Ajo thotë me plot bindje se nuk ka marrëdhënie jashtë dhe nuk e ka lënë askënd. “Mua më vjen shumë keq që Milaimi është zhgënjyer nga unë. Unë realisht kam…

