Detaje të reja dalin nga ekzekutimi me plumb në kokë i 43-vjeçarit Vladimir Topjana, krim i ndodhur rreth orës 21:30 të mbrëmjes së të dielës (6 Prill) në Fontanafredda pas një sherri mes tij dhe dy bashkatdhetarëve (baba e bir). Raportohet se viktima ndodhej në lokal së bashku me djalin e tij, kur në vendngjarje ka mbërritur një Audi i bardhë, ku ndodheshin Roger Shota, 34-vjeçar dhe i ati, 66-vjeçari Pren Shota. Sipas mediave italiane, Roger Shota qëlloi me armë zjarri Vladimir Topjanën, shofer i kompanisë Porcia dhe banues në Cordenons, dhe u largua nga vendngjarja me Audi-n. Kërkimet nisën menjëherë në të gjithë zonën e…
Author: almakos
Inflacioni në mars 2025 krahasuar me muajin shkurt shënoi një rënie prej -1.3%, të dhëna këto të Entit Shtetëror të Statistikave, njoftoi në rrjetin social Facebook ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi.“Masat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës po japin rezultat. Çmimet e produkteve ushqimore bazë janë në stabilizim dhe në rënie. Në nivel vjetor në mars 2025 krahasuar me mars 2024, inflacioni i matur përmes kostos së jetesës është 2.7%. Në vazhdimësi po punohet në masa për përmirësimin e standardit të qytetarëve dhe stabilizimin e çmimeve”, ka shkruar ministri Durmishi.Qeveria, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës,…
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për korrupsion për ish-gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka. Njoftimi: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më 07.04.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 11, datë 08.01.2025 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 02, datë 26.01.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar – disponuar mbi ankimin e paraqitur nga…
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari tha se ai gëzohet që LD, Besa, Alternativa dhe Vetëvendosje kanë vendosur që të shkrihen në një parti, ndërsa shtoi se ASH do të mbese si subjekt që do të tentoje të bashkëpunoj me ta.“Deri tek ne nuk ka ardhur ftesë, nëse do të vjen do ta shqyrtojmë, jemi miq, shokë as që e diskutojë që mund ta hapim atë temë. Për momentin gëzohem se këta janë dakorduar si tre parti, më gëzon si fakt”, tha Taravari, raporton SHENJA.Taravari tha se ata nuk kanë bashkëpunim me BDI-në dhe se në momentin kur do të ketë…
Aktorja e njohur Gresë Gashi ka ngjallur kureshtjen dhe reagime të shumta në rrjetet sociale pas një “story” të postuar së fundmi në Instagram. Në imazhin e publikuar, Gresa ka ndarë një moment me të dashurin e saj nga shtrati, ku shihen vetëm këmbët e tyre të mbuluara, duke lënë të nënkuptohet një moment intim e romantik mes çiftit, shkruan Indeksonline. Edhe pse fytyra e partnerit nuk është zbuluar, ndjekësit kanë filluar menjëherë të spekulojnë për identitetin e tij dhe lidhjen e tyre, e cila deri më tani nuk është konfirmuar publikisht nga aktorja. Gresanjihet për rolet e saj të…
WhatsApp po lanson veçori të reja për thirrjet audio dhe video, të dizajnuara për të përmirësuar përvojën e përdoruesve dhe për të mbrojtur më mirë privatësinë e tyre. Me një fokus të veçantë në sigurinë dhe kontrollin e përdoruesve mbi intensitetin e komunikimeve të tyre, WhatsApp ka filluar testimin e opsioneve të reja për përdoruesit e Android. Këto veçori synojnë të ofrojnë një përvojë më të qetë dhe më të kontrolluar për thirrjet audio dhe video. Një nga funksionet më tërheqëse të reja është butoni “mute”, i cili lejon përdoruesit të përgjigjen në thirrje me mikrofonin e fikur. Kjo veçori…
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur një proces të rëndësishëm për formimin e Qeverisë së re në Kosovë duke dërguar ftesa për takime konsultative me partitë opozitare. Në një hap të pritur, Kurti i ka dërguar ftesë kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, për të diskutuar mbi mënyrat e konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjen e ekzekutivit të ri. Takimi është propozuar të mbahet më 9 prill në orën 15:00 ose më 10 prill në orën 09:00 ose 14:00. Në letrën e dërguar, Kurti thekson se ky takim ka si qëllim të sigurojë një konstituim të plotë të Kuvendit të…
Ilia Ndoka, 50-vjeçari, i cili u ekstradua sot (7 prill) nga Italia është anëtar i bandës së ish deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka. Ilia Ndoka 50-vjeçari u arrestua në Itali në kuadër të megaoperacionit të SPAK, ku u goditën 7 grupe kriminale, ku ishte edhe grupi i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka. Ilia Ndoka ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e…
Në finalen e madhe të X Factor Albania, Alketa Vejsiu ftoi Arbana Osmanin. Pas një shkëputjeje të gjatë televizive, Arbana u shfaq në TV Klan, ku foli për herë të parë për arsyen e largimit të saj nga ekrani dhe nga Top Channel. Ajo sqaroi për publikun se kishte nevojë për pushim dhe se duhej të largohej pak nga bota e televizionit për të gjetur vetveten. Pas daljes së saj në TV Klan, nuk kanë munguar reagimet dhe komentet e shumta në rrjetet sociale. Veç reagimeve në rrjet, u duk qartazi që nuk munguan as ironitë dhe thumbimet nga Ledion…
Tani që presionet tarifore të presidentit amerikan Donald Trump kanë filluar të godasin industri të ndryshme, përfshirë atë të teknologjisë, pyetje të mëdha lindin rreth të ardhmes së Apple dhe prodhimit të saj. Sipas analistit të njohur Mark Gurman nga Bloomberg, mundësia që Apple të zhvendosë prodhim në SHBA është tejet e ulët. Kjo për shkak të sfidave ekonomike dhe logjistike që do të duhej të përballonte kompania, sidomos tani që tarifat e reja kanë hyrë në fuqi. Tarifat e reja, të cilat pritet të tejkalojnë 54% për produktet e prodhuara në Kinë, nënkuptojnë se Apple do të duhet të…
Shkarkohet nga detyra, drejtori i AKU-së Tiranë, Fatjon Pasholli, ndërsa mësohet se në vend të tij është komanduar Alketa Hoxha, e cila ka mbajtur postin e drejtores juridike në AKU. Ky ndryshim vjen pas disa skandaleve të fundit që kanë ngritur shqetësime për sigurinë ushqimore, përfshirë rastin e filetove të pulës me salmonelë dhe luleshtrydheve të kontaminuara me pesticide. Këto incidente janë pjesë e një sere rastesh shqetësuese që janë shënuar në vitin 2025, ku janë zbuluar produkte të tjera të rrezikshme për konsumatorët, si mandarinat me pesticide dhe peshku me parazit, që ishin hedhur në treg.
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se të gjitha subjektet politike brenda koalicionit VLEN kanë qëndrim që në zgjedhjet lokale të shkohet me kandidat, lista, shtabe, platforma e programe të përbashkët she shtoi se, në disa vende ka vlerësime se duhet dalë jashtë koalicionit dhe të mbështeten kandidatët e pavarur. “Në lidhje me listat, d.m.th këtu qëndrimi i të gjitha subjekteve politike brenda VLEN është që të shkojmë me kandidatë të përbashkët, me lista të përbashkëta, me shtab të përbashkët, me program dhe platformë të përbashkët, bile edhe diku ku ka analizë dhe vlerësim se duhet të dalim edhe…

