Debati për ribalancin e Buxhetit vazhdon nesër në Komisionin amë për financim dhe buxhet. Sot, në ditën e parë të debatit, deputetët e qeverisë dhe të opozitës akuzuan njëri-tjetrin se kush ka bërë më shumë ekonomikisht për vendin. Për deputetët e partisë në pushtet VMRO-DPNE, ribalanci është real dhe garanton rritje ekonomike dhe përmirësim të standardit të jetesës, ndërsa për opozitën është provë se është bërë një llogaritje politike afatshkurtër dhe një sërë masash populiste. MARKETING
Author: almakos
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, njoftoi sot në një konferencë për shtyp vendimin e Këshillit Mbikëqyrës për uljen e normës bazë të interesit nga 2.75% në 2.5%, një masë e marrë për t’u përballur me rreziqet e krijuara nga tensionet gjeopolitike dhe luftërat tregtare në ekonomi. Sejko theksoi se kjo ulje do të mundësojë reagim më të shpejtë dhe më efikas për ruajtjen e stabilitetit ekonomik në vend. Ai bëri të ditur gjithashtu uljen e normave të kredisë dhe depozitës njëditore, duke treguar se norma e kredisë ulet nga 3.75% në 3.5%, ndërsa norma e depozitës nga 1.75%…
Është mbyllur procesi i rinumërimit të 586 kutive të votimit në Qarkun e Fierit, pa ndryshuar numrin e mandateve për forcat politike. Pas rinumërimit, Zegjine Caushi humbet mandatin e deputetes, ndërsa në vend të saj do të ulet në Kuvend Maldrita Bardho, e cila ka siguruar mandatin me një diferencë prej vetëm 10 votash. Sipas Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, gjatë verifikimeve iu hoqën 48 vota Zegjine Caushit, të cilat sipas vendimit ishin regjistruar padrejtësisht në favor të saj gjatë numërimit fillestar. Ndërkohë, Maldrita Bardho ka rifituar 26 vota që i ishin tjetërsuar më herët. Ky ndryshim i papritur përmbys…
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një vizitë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku prit nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi. Spiropali i përsëriti Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Joan, urimet për udhëheqjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe besimtarëve ortodoksë. “Drita e Perëndisë, kthjelltësia hyjnore dhe urtësia e Fortlumturise së Tij, Joan, na frymëzojnë për të fuqizuar përmasën shpirtërore në punët e detyrat tona të përditshme, si qytetarë, shërbyes publikë dhe politikanë.” u shpreh Spiropali.
Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës kanë në dispozicion edhe 24 ditë për ta konstituar Parlamentin. Kjo pasi më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese e Kosovës shpalli aktgjykimin e saj, ku theksohet se deputetët janë të obliguar që brenda 30 ditësh ta konstituojnë Kuvendin. Megjithatë, as ky aktgjykim nuk ka arritur ta zhbllokojë situatën politike. Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve, vazhdon të këmbëngulë që Albulena Haxhiu të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit dhe insiston që votimi të zhvillohet në mënyrë të fshehtë. Nga ana tjetër, partitë tjera opozitare si PDK, LDK, AAK dhe…
Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të abuzimit seksual ndaj një 12-vjeçareje në Fier, e cila dyshohet se është abuzuar prej vitesh nga babai i saj, Zamir Meta. Përmes një deklarate zyrtare të publikuar në rrjetet sociale, Avokati i Popullit shpreh shqetësimin e thellë për rastin, duke e konsideruar atë një tragjedi që kërkon jo vetëm ndëshkimin e autorëve, por edhe reflektim të thellë institucional dhe shoqëror. “Ngjarje të tilla kërkojnë forcimin e mekanizmave të mbrojtjes së fëmijëve, sidomos për ata që jetojnë në kushte të vështira sociale apo familjare,” thuhet në reagim. Avokati i…
Nën ndikimin e një mase të ngrohtë ajri nga jugu, nga nesër deri në mesin e javës së ardhshme, moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Temperatura ditore kudo do të jetë mbi 30 gradë Celsius, ndërsa vende-vende do të kalojë 40 gradë Celsius, informojnë sot Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Të dielën në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, do të ketë kushte për vranësira lokale të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Instituti i Shëndetit Publik këto ditë ka dalë me rekomandime për mbrojtjen e të moshuarve nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me Presidenten e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Pia Kauma, dhe Sekretarin e Përgjithshëm Roberto Montella, ka kërkuar ngritjen e një qeverie teknike në Shqipëri, duke e konsideruar situatën pas zgjedhjeve të 11 majit si një krizë të rëndë legjitimiteti dhe demokracie. I shoqëruar nga Fatmir Mediu dhe deputetja Albana Vokshi, Berisha e cilësoi Shqipërinë si “narko-shteti i parë dhe i vetëm në Europë” dhe ngriti akuza të rënda për lidhje të qeverisë me kartele droge, manipulim të zgjedhjeve dhe pastrim masiv parash. Deklarata e plotë i PD: Berisha shprehu mirënjohjen për Asamblenë…
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu, e cila po hetohet për lidhje me bandën e Suel Çelës. Me vendimin e shpallur më 2 korrik 2025, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Dhimitër Lara rrëzoi ankimimin e Fetahut, e cila kërkonte shuarjen e masës së paraburgimit, me pretendimin se afatet ligjore për mbajtjen e saj në qeli kishin skaduar. Në vendim thuhet qartë: “Rrëzimin e ankimit/kërkesës së të hetuarës znj. Pajtime Fetahu, mbi kohëzgjatjen e paraburgimit.” Vendimi: Gjykata e Posaçme…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot ka hedhur poshtë ndikimin e botës serbe në vendin tonë. “Unë nuk e kam parë atë Raport. Kur ta shoh, do të komentoj për të. E hedh poshtë një konkluzion të tillë dhe nuk besoj se përmbahet në ndonjë Raport zyrtar të BE-së sepse do të ishte shumë naive”, thotë kryeministri Hristijan Mickoski kur u pyet për termin “botë serbe” që u përmend në Draft-Raportin mbi progresin e Maqedonisë në BE që do të miratohet më 8 korrik. Nga kontaktet që kam me përfaqësues të lartë të BE-së, shton Kryeministri, jo vetëm…
Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Zamir Metën, 36-vjeçarin që akuzohet për abuzim seksual me vajzën e tij 12-vjeçare, një ngjarje e rëndë që ka tronditur opinionin publik. Para trupit gjykues 36- vjeçari ka qëndruar gjithë kohën me kokën ulur dhe ka pohuar abuzimin. Ndërkohë ekspertiza mjeko- ligjore ka vërtetuar se ai ka kryer disa herë marrëdhënie me vajzën. Ndaj të pandehurit rëndon akuza për “marrëdhënie seksuale me të mitur”, një vepër e dënueshme rëndë nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë. Vendimi i gjykatës u mor pas paraqitjes së provave të para dhe…
BDI sot ka akuzuar Qeverinë se po largon miqtë e sinqertë dhe e zhvendos Maqedoninë e Veriut nga rruga evropiane Nga BDI thonë se komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, është një mike e sinqertë dhe e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut. “Jo vetëm për shkak të funksionit të saj aktual, i cili është kyç për rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, dhe as vetëm për shkak të lidhjes së saj personale me rajonin, që për ne përbën një mundësi unike por para së gjithash për qasjen e saj thellësisht evropiane ndaj respektimit të dallimeve dhe mbrojtjes së veçorive etnike në Evropë.…

