Author: almakos

Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, anëtarët e të cilit u emëruan nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 24 qershor 2025, ka mbajtur sot seancën konstituive. Gjatë kësaj seance, në përputhje me Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele si dhe me Rregulloren e punës së Agjencisë, u zgjodhën kryetari dhe zëvendëskryetarja e Këshillit. Kryetar u zgjodh Sasho Stefanovski, ndërsa zëvendëskryetare Zirieta Hajro Jajaga. Përveç Stefanovskit dhe Jajagës, anëtarë të Këshillit janë edhe Afrona Verzivoli, Viktor Pavllovski, Gordana Majnova, Petar Xhurovski dhe Cvetanka Minovska. MARKETING

Lexo më Shumë

Ngjarja e djeshme në zonën e Bllokut ishte si në filma, një operacion policor ku efektivët u detyruan të ndiqnin një makinë, pasi të dyshuarit nuk ndalonin. Policia arrestoi Skerdi Sinën, pasagjer në makinën e Joni Sadikut, që u përplas me të paktën automjete. News24 ka siguruar pamje të tjera nga kjo ndjekje e pazakontë në një nga lagjet më të populluara të kryeqytetit. Siç shikohet edhe nga pamjet, policia e ka ndjekur makinë deri brenda një qendre tregtare. Ka thyer edhe traun e parkimit, por gjithsesi, më pas ka ndaluar. Sadiku arriti të largohet menjëherë nga vendngjarja, ndërsa Skerdi…

Lexo më Shumë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga ish-efektivi i forcave “Shqiponjat”, Nevaldo Hajdaraj, i dënuar për vrasjen e të riut Klodian Rasha në dhjetor të vitit 2020. Me këtë vendim, mbetet në fuqi dënimi i dhënë më herët nga Gjykata e Apelit – 12 vite burg – një dënim i reduktuar nga 18 vite, për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar. Po ashtu, Gjykata e Lartë ka rrëzuar edhe rekursin e Prokurorisë së Apelit, e cila kërkonte dënimin maksimal prej 20 vitesh burg, në bazë të nenit 76 të Kodit Penal, si dhe mospranimin e kërkesës për…

Lexo më Shumë

Pas orëve të tëra përpjekjesh nga toka, autoritetet kanë vendosur të përfshijnë helikopterët në operacionin për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë fushën e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit. Sipas burimeve zyrtare, që prej orës 16:00 të pasdites së sotme, janë nisur ndërhyrjet ajrore mbi zonën e përfshirë nga flakët, me qëllim përshpejtimin e operacionit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit në shtresat e thella të mbetjeve. Ndërhyrja nga ajri është bërë e domosdoshme për shkak të vështirësive në aksesin tokësor dhe intensitetit të flakëve, të cilat vijojnë të digjen pavarësisht përpjekjeve intensive në terren dhe hedhjes së…

Lexo më Shumë

Ndikimi prindëror lë një gjurmë të thellë në zakonet e përditshme që formësojnë karakterin, marrëdhëniet dhe mënyrën se si përballemi me jetën. Çdo prind ndikon në formimin e fëmijës së tij në mënyrë unike, dhe katër zakone të veçanta janë prova se si një edukim emocional i shëndetshëm ndihmon në krijimin e individëve të fortë. Këto zakone jo vetëm që reflektojnë mënyrën se si ne menaxhojmë emocionet tona, por gjithashtu ndikojnë në marrëdhëniet që ndërtojmë gjatë gjithë jetës. Duke ndjekur një qasje të kujdesshme dhe të dashur, prindërit krijojnë një bazë të fortë për zhvillimin e shëndetshëm emocional të fëmijëve…

Lexo më Shumë

Petrit Çela, babai i Suel Çelës, ka reaguar pas njoftimit të SPAK dhe autoriteteve italiane për sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 4 milionë euro në Verona, të dyshuara si të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës. Në një komunikim telefonik me gazetaren Klodiana Lala, Çela mohoi kategorikisht që pasuritë të kenë lidhje me aktivitet kriminal, duke deklaruar se ka nisur aktivitetin e tij 34 vite më parë dhe se çdo pasuri që zotëron është e ligjshme. “Pasuritë në Itali janë hetuar më parë dhe unë disponoj tre vendime gjykate që provojnë ligjshmërinë e tyre”, u shpreh Çela. Ai reagoi…

Lexo më Shumë

Google padyshim mbledh shumë të dhëna përdoruesish nga telefonat Android, megjithatë, një gjykatë në Kaliforni ka vendosur që gjigandi i teknologjisë duhet t’u paguajë 314.6 milionë dollarë përdoruesve në këtë shtet amerikan për “keqpërdorim” të të dhënave të tyre. Bëhet e ditur se përdoruesit ngritën një padi kolektive në vitin 2019 duke përfaqësuar afërsisht 14 milionë banorë të Kalifornisë. Kjo padi ka hapur një diskutim të rëndësishëm mbi të drejtat e privatësisë dhe mbledhjen e të dhënave, duke e vendosur Google në qendër të një skandali që mund të ketë pasoja të mëdha për të ardhmen e saj. Padia pretendon…

Lexo më Shumë

Një operacion i përbashkët mes Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Veronës në Itali ka çuar në goditjen e një organizate kriminale shqiptare me qendër në Elbasan, e dyshuar për trafik ndërkombëtar të drogës dhe pastrim parash në territorin italian. Sipas njoftimit zyrtar, hetimet e zhvilluara në bashkëpunim nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), Guardia di Finanza dhe seksioni i hetimeve financiare në Verona, çuan në sekuestrimin preventiv të pasurive me vlerë mbi 4 milionë euro. Hetimi ka zbuluar se këto pasuri janë blerë dhe financuar me të ardhura të gjeneruara nga trafiku i…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë, në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka kërkuar që institucionet publike dhe private të zbatojnë masa për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, për periudhën 03 – 10 korrik 2025. Në njoftimin për media thuhet se temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta. “Ftohen të gjitha institucionet që t’i respektojnë këto rekomandime, me…

Lexo më Shumë

Bankers Petroleum Albania ka reaguar në lidhje me hetimet e nisura ndaj saj për shmangen e detyrimeve tatimore, ku janë lëshuar edhe 14 masa sigurimi.  Kompania thekson se gjatë 21 viteve në Shqipëri ka qenë partner i përkushtuar në zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit energjetik të vendit. Sipas kompanisë, që prej vitit 2004, BPAL ka investuar mbi 4.5 miliardë dollarë në ekonominë shqiptare, duke siguruar 83% të prodhimit kombëtar të naftës bruto dhe duke punësuar më shumë se 1,500 familje lokale. Në reagim theksohet edhe kontributi i kompanisë në buxhetin e shtetit, me 730 milionë dollarë të dhënë në formë…

Lexo më Shumë

Pasi eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev njoftoi këtë mëngjes se ishte arritur një marrëveshje midis partive më të mëdha evropiane për të mos përmendur fare gjuhën dhe identitetin maqedonas në Raportin e Progresit të RMV-së me BE-në, reagoi edhe kryeministri Hristijan Mickoski.Kur u pyet nëse kjo është e favorshme për ne dhe si i sheh ai gjërat, Mickoski tha se paralajmëroi kundër një inxhinierie të tillë. “Është po aq keq për ne që gjuha dhe identiteti maqedonas po fshihen, sikur të kishin qenë “modern”. Është fjalë për fjalë po aq keq, por është e rëndësishme të theksohet hapi i vogël kur…

Lexo më Shumë

Një ngjarje shqetësuese është zbuluar nga Policia e Korçës, ku një shtetas ka tentuar të vetëvritet pas presioneve të vazhdueshme për dhënie pasurie. Dy persona dyshohet se kanë dërguar mesazhe kërcënuese ndaj viktimës, duke ndikuar rëndë në gjendjen e tij psikologjike. Sipas njoftimit zyrtar, më datë 28 qershor 2025, shtetasi E. L. ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar klor, pas kërcënimeve që i ishin bërë përmes mesazheve. Ngjarja është raportuar një ditë më vonë nga Policia e Korçës. Si rezultat i hetimeve, është shpallur në kërkim shtetasja V. K., 43 vjeçe, banuese në Vlorë, ndërsa është proceduar në gjendje të…

Lexo më Shumë