Author: almakos

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka kërkuar që të shfuqizohet vendimi që e ka lënë atë në masën “arrest me burg”. Për këtë, mbledhja e Gjyqtarëve ka vendosur që të marrë në konsideratë kërkesën e tij, nëse çështja do të kalojë ose jo për shqyrtim në seancë gjyqësore. Erion Veliaj ka paraqitur kërkesë për shfuqizimin e vendimit që ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”. Kujtojmë që në nëntor të vitit të kaluar ekipi i tij i mbrojtësve depozitoi një ankim në Gjykatë Kushtetuese, ku ai synon lirimin. Nga Kushtetuesja, Veliaj kërkon shfuqizim të vendimit…

Lexo më Shumë

Më 25.01.2026, në orën 22:50, në SPB Tertovë u njoftua se në rrugën rajonale f. Jazhincë – Tetovë, pranë hyrjes në f. Neproshten, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet tre automjetesh udhëtarësh “Folksvagen Golf” me targa të Tetovës, të drejtuara nga E.S. (25) nga f. Sllatinë, A.I. (55) nga f. Dobrosht dhe A.J. (19) nga f. Sllatinë. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore pësuan shoferi E.S. dhe bashkudhëtari i tij B.S. (36), të cilët pas ndihmës së dhënë në Spitalin Klinik të Tetovës, për shkak të seriozitetit të lëndimeve janë transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup.…

Lexo më Shumë

Gazetari Artan Hoxha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, ku raportohet se ka dorëzuar audiopërgjimin origjinal të 21 janarit. [embedded content] Prej 15 korrikut 2024 dosja hetimore për vrasjen e 4 protestuesve me 21 janar 2011 është në duart e prokurorëve të SPAK. Vendimi i Gjykatës së Strasburgut që e quajti krim shtetëror i hapi rrugë hetimeve nga SPAK, duke regjistruar procedimin penal me datë 15 korrik 2024, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë, për 3 vepra penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht Faton Selami u betua si Avokat i Popullit.Në fjalimin e tij, Selami tregoi edhe disa nga prioritetet që do ti ketë, mes tjerash edhe nevoja për punësime të reja pasi që institucioni sipas tij punon me 40% kapacitet të administratës.“Gjithashtu duhet të zgjidhen me Badenter në Parlament edhe zëvendësit e Avokatit të Popullit dhe do të duhet të kalohen në Parlament edhe Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit për Avokatin e Popullit. Unë do të kërkoj që edhe gjoba të parashihen, në qoftë se nuk respektohen rekomandimet e Avokatit të Popullit, të mund…

Lexo më Shumë

Kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi kërkoi bashkëpunim institucional për të ruajtur pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe rritur besimin tek publiku. I pranishëm në ceremoninë e nisjes së vitit të ri gjyqësor, Rusi theksoi se sistemi gjyqësor ka ecur përpara, por përballet ende me shumë sfida, për të cilat, theksoi ai, duhet më shumë punë. Ai theksoi se sfidat kërkojnë vizion strategjik, përmirësime në infrastrukturë si edhe forcimin e sigurisë në gjykata. “Mbështetja e SHBA, BE, organizatave ndërkombëtare ka kontribuuar në përmirësimin e standarteve profesionale, hartimin e  akteve ligjore dhe forcimin dhe monitorimin e reformave. Në këtë…

Lexo më Shumë

Një stuhi e fuqishme dimërore ka përfshirë SHBA-në, duke shkaktuar tragjedi dhe pasiguri për qindra mijëra banorë. Më shumë se 800,000 familje janë pa energji elektrike, ndërsa të paktën shtatë persona kanë humbur jetën për shkak të kushteve ekstreme. Stuhia, e cila ka prekur një pjesë të gjerë të vendit, ka sjellë mbylljen e shkollave dhe rrugëve, duke anuluar gjithashtu mbi 11,000 fluturime. Kushtet janë përshkruar si “kërcënuese për jetën”, duke prekur nga Teksasi deri në New England, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit. Raportet e para tregojnë se dy persona kanë vdekur nga hipotermia në Luiziana, ndërsa vdekje të tjera…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim Ilirjan Selmanin, 31-vjeçarin që masakroi me thikë të dashurën 52-vjeçare Kozeta Teço dhe më pas i vuri flakën banesës për të fshehur gjurmët. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.1 të Pogradecit në korrik të vitit 2025, ku fillimisht u raportua një zjarr në banesë, ndërsa më pas u zbulua trupi i pajetë i viktimës me shenja të shumta dhune. Sipas organit të akuzës, Selmani kishte lidhje dashurie me 52-vjeçaren prej më shumë se tre vitesh dhe e frekuentonte shpesh në banesën e saj. Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se shkaku i vdekjes ishte…

Lexo më Shumë

Bujar Sefa, i njohur edhe me mbiemrin Xaka, është arrestuar në Dubai, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), nën akuzën për trafik droge drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Sefa ishte një nga personat më të kërkuar nga autoritetet shqiptare, pasi dyshohet si pjesë e një rrjeti kriminal të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Ai i kishte shpëtuar më herët arrestimit gjatë një operacioni policor në fshatin Nojë, ku u sekuestruan 145 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar hashash, si dhe municion luftarak. Sipas burimeve hetimore, Bujar Sefa është një emër i…

Lexo më Shumë

Për shkak të paralajmërimit të transportuesve për bllokadë, në vendin tonë do të mbyllen për qarkullimin e automjeteve të rënda pikat kufitare: Deve Bair, Dellçevë, Novo Sellë, Dojran, Bogorodicë, Mexhitli, Qafë Thanë, Bllatë dhe Bllacë, ndërsa Tabanoc–Preshevë do të mbyllet vetëm nga ana serbe. Për shkak të vendosjes së sistemit të ri të hyrje-daljeve (EES) të Bashkimit Evropian, transportuesit nga Maqedonia e Veriut, si dhe nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, paralajmëruan se do të fillojnë një bllokadë shtatë ditore të pikave kufitare që çojnë drejt zonës Shengen. Kërkohet zgjidhje për problemin e evidentimit të qëndrimit në…

Lexo më Shumë

Të dhëna të reja kanë dalë në dritë nga hetimet e autoriteteve greke për vrasjen e 49-vjeçarit shqiptar Jani Aliaj në burgun e Koridhalos pasditen e 19 janarit. Ndonëse në fillim ishte një 28-vjeçar grek që mori përgjegjësinë e krimit, autoritetet tani po shqyrtojnë mundësinë se autori i vërtetë mund të jetë dikush tjetër. Sipas mediave greke, hetuesit janë përqendruar te 44-vjeçari shqiptar, Xhuliano Halili, i transferuar së fundmi në burgun ku ndodhi ngjarja dhe qëndronte në një qeli pranë atij të Aliajt. Autoritetet dyshojnë te Halili pasi atij i janë konstatuar plagë me thikë, gjë që tregon se mund…

Lexo më Shumë

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i identifikuar si Emiljan Nikolli, alias Emiljan Lleshi nga Mamurrasi. Sipas policisë, gjatë vitit 2025 dhe muajit janar 2026, 30-vjeçari dyshohet se ka kryer 11 vjedhje, prej të cilave 7 nën kërcënimin e armës. Mes rasteve të dokumentuara janë vjedhje në dy karburante, një dyqan dhe katër taksistë, ku dyshohet se ka përdorur një pistoletë lodër. Po ashtu, ai akuzohet për katër vjedhje të tjera në markete dhe banesa. Gjithashtu, ndaj tij rëndojnë dyshime se ka djegur pjesërisht një automjet në Tiranë dhe ka kanosur me fjalë ish-vjehrrën e tij. Për…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me 82.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.8 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.9 lekë dhe do shitet me 105 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.5 lekë dhe do shitet me 111.5 lekë.

Lexo më Shumë