Pasi kaloi filtrin e Komisionit amë, ligji për shkollat fetare përmes të cilës pritet të zgjidhet edhe çështja e Medresesë “Isa Beu”, sot është para deputetëve në lexim të parë. Se ligji do të kalojë, janë të sigurtë nga shumica parlamentare. Deputetja e koalicionit VLEN, Imërlije Saliu tha se nga shtatori për nxënësit e medresësë “Ias Beu”, fillon njē realitet i ri. IMËRLIJE SALIU, VLEN “Unë shpresoj dhe besoj se ky ligj në fund të korrikut do të kalojë të gjitha fazat edhe në lexim të dytë dhe prej shtatori, Medreseja ‘Isa Beu’ në RMV po edhe shkolla teologjike në…
Author: almakos
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO Apel) ka shpallur sot vendimin për çështjen penale ndaj 14 të pandehurve të akuzuar për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal të angazhuar në trafikim narkotikësh. Pas shqyrtimit të ankesave të SPAK-ut dhe të vetë të pandehurve, trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtaret Igerta Hysi (kryesuese), Nertina Kosova dhe Tereza Merkaj vendosi të lërë në fuqi dënimet për 13 prej tyre dhe të ndryshojë dënimin për Kudret Rustemajn. 13 të pandehurit për të cilët vendimi i Shkallës së Parë mbeti në fuqi: Sulo Pajo, Arian Tola, Fadjon…
Zjarri i madh që shpërtheu të shtunën në masivin pyjor të Njësisë Administrative Labinot Mal, në bashkinë Elbasan, ka avancuar ndjeshëm këtë të hënë drejt territorit të bashkisë Librazhd, duke përfshirë zonat pyjore përreth fshatrave Gurakuq dhe Orenjë. Përballë rrezikut të drejtpërdrejtë për komunitetin dhe mjedisin, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Librazhd është vënë në gatishmëri të plotë. Në vendngjarje ndodhen aktualisht 8 efektivë zjarrfikës, të pajisur me mjetet bazë dhe një fuoristradë, që po punojnë për izolimin e flakëve në terren të thyer dhe të vështirë. Për shkak të relievit të thepisur, ndërhyrja me mjete zjarrfikëse…
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e “arrestit në shtëpi” për dy vëllezërit Agim dhe Florenc Domi, të cilët u arrestuan pas kontrolleve në ambientet e kompanisë “Master AL”, ku u konstatuan ushqime të skaduara me etiketa të dyshuara të falsifikuara. Sipas hetimeve, në magazinën që administrohej nga Agim Domi dhe ku punonte si magazinier vëllai i tij, Florenc Domi, grumbulloheshin produkte të skaduara të cilave u ndryshohej data e skadencës përpara se të hidheshin në treg. Në kuadër të operacionit “Siguria Ushqimore”, Policia dhe Prokuroria sekuestruan 716 koli dhe sasi të konsiderueshme produktesh të përpunuara, si kroasantë dhe fruta…
SPAK ka përmbyllur sot fazën e tretë të procesit të përzgjedhjes për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në këtë fazë, shtatë kandidatët e kualifikuar iu nënshtruan një provimi me shkrim që përfshinte një ese dhe një test për arsyetimin logjik. Testimi zgjati gjithsej 1 orë e 45 minuta, 60 minuta për esenë dhe 45 minuta për testin e logjikës, me një total prej 60 pikësh, nga 30 pikë për secilin komponent. SPAK bën me dije se procesi u mbikëqyr nga anëtarët e Komisionit të Përzgjedhjes, vëzhgues ndërkombëtarë dhe staf teknik mbështetës, duke garantuar transparencë dhe integritet në vlerësim. Kandidatët…
Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, sot këmbënguli se është zgjidhur problemi me punësimin e përhershëm të 155 motrave medicinale dhe personeli mjekësor në Spitalin e Tetovës. “Sot bashkëbiseduam me 155 tashmë të punësuar full time në Spitalin e Tetovës. Jam i lumtur që takohemi sërish me zgjidhjen e problemit që e kishim. Një pjesë e motrave kanë punuar për 2 vite edhe pa rroga. Nuk është e vërtetë që Fondi ka dhënë mendim negativ. Nëse ministri del në konferencë dhe thotë se e ka zgjidhur problemin, kjo nënkuptohet. Jam institucion para juve dhe jam njeri me kredibilitet dhe them se…
Vetëm pak javë pas marrjes së detyrës si drejtuese e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Donjeta Bali është larguar nga posti. Bali u emërua në krye të QSUT më 29 maj, duke pasuar Alma Canin, e cila gjithashtu dha dorëheqjen pas një qëndrimi 14-mujor në këtë funksion. Burime konfidenciale bëjnë me dije se në vend të Balit është caktuar ish-deputeti i Partisë Socialiste, Florenc Spaho. Ai pritet të marrë zyrtarisht drejtimin e QSUT-së në muajin shtator. Ky është ndryshimi i dytë brenda një kohe të shkurtër në drejtimin e QSUT-së.
Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, duke e dënuar me 3 vite e 1 muaj burg. Apelit i GJKKO ka rrëzuar ankimim e Goros, dhe dy ish-drejtorëve, Jerasimo Basho dhe Vezir Gjikokaj, duke lënë në fuqi edhe dënimin e dhënë për këta të fundit. Ndërkohë, apeli ka kërkuar konfiskimin e një apartamenti. Jorgo Goro akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim me ish-drejtorin e tokës dhe menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë, Vasillaq Strakosha, i cili është gjithashtu i pandehur në këtë çështje. Dosja është ngritur pas kallëzimit të Fredi Belerit, i…
Kryeministri i Maqedoisë së Veriut Hristijan Mickoski, në lidhje me thirrjen e SHBA-së që vendet evropiane të vendosin tarifa 100 për qind për produktet ruse, tha se Maqedonia e Veriut si vend me politikë të harmonizuar me BE-në, do ta ndjek atë proces. “Ne jemi vendi i parë në rajon që kemi një politikë të jashtme dhe të mbrojtjes të harmonizuar 100 për qind me BE-në, kështu që do ta ndjekim atë proces dhe nëse merret një vendim i tillë, ne si vend do ta zbatojmë atë”, tha Mickoski. Ndryshe, presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi javën e kaluar se…
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se Qeveria sot do të shqyrtojë një projektligj për rritje lineare të pensioneve, i cili më pas do t’i dërgohet Kuvendit.“Presim një rritje lineare të pensioneve, këtë e kërkojnë pensionistët nga Qeveria – që përqindja që duhet të rritet të shpërndahet në mënyrë lineare për të gjithë përfituesit e pensioneve,” deklaroi Mickoski.Ai shtoi se pret që Kuvendi ta miratojë ligjin përpara shpalljes së zgjedhjeve lokale.“Sot, në mbledhjen e Qeverisë, zgjidhja ligjore e propozuar duhet të kalojë dhe menjëherë pas kësaj të dërgohet në Parlament. Pres që Parlamenti ta miratojë atë pozitivisht para shpalljes së zgjedhjeve lokale,”…
Një foshnjë e porsalindur ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë, ndërsa familja dyshon se vdekja është shkaktuar nga neglizhenca në trajtimin mjekësor. Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi me iniciale Xh. Q., 34 vjeç, ka bërë kallëzim në Policinë e Tiranës kundër stafit mjekësor të maternitetit, duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe përgjegjësitë për humbjen tragjike. Policia njofton se materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë për vlerësimin e mëtejshëm ligjor të ngjarjes. “Xh. Q., 34 vjeç, deklaroi se foshnja e tij ka humbur jetën në spital, si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor. Materialet iu referuan…
“Golden Dental &Aesthetics” është klinika dentare ku pacientëve u injektoheshin preparate të skaduara, disa prej të cilave nga viti 2018. Pas zbulimit preparateve të skaduara në klinikë, në pranga ranë administratori Ervin Zeka që rezulton se ka 60% të aksioneve dhe Kejdi Myzyri, të dy stomatologë në “Golden Dental &Aesthetics”. Klinika ndodhet në Rrugën e Kavajës dhe ofronte shërbime, punime stomatologjike dhe laboratorike si: terapi, ortodoncë, kirurgji, ura porcelani, proteza, implante e riparime të aparaturave dentare. Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, një sërë preparatesh dhe materialesh dentare të skaduara. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi…

