Author: almakos

Microsoft vazhdon të inkurajojë përdoruesit e kompjuterëve të investojnë në inovacionet e tij më të fundit, duke theksuar rëndësinë e Copilot+ për përmirësimin e përvojës së përdoruesit. Me një postim të ri në blogun zyrtar, Microsoft shpreh një entuziazëm të dukshëm rreth Copilot+, duke e quajtur atë kompjuterin më të fuqishëm me sistemin operativ Windows të prodhuar ndonjëherë. Postimi, i titulluar “Kompjuterët Copilot+ janë kompjuterët më të fuqishëm me Windows të prodhuar ndonjëherë. Tani ata kanë më shumë veçori të inteligjencës artificiale për t’ju ndihmuar çdo ditë”, është një thirrje e hapur për përdoruesit që ende mbështeten në versionet më…

Lexo më Shumë

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski njofton se sot ka realizuar takim me kryetarin e PD-së së Shqipërisë, Sali Berisha, në të cilën kanë diskutuar për partitë e djathta si motra në Ballkan. Sot, u zhvillua një takim i rëndësishëm me z. Sali Berishën, ish-President dhe Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, si dhe kryetar i hershëm i Partisë Demokratike. Takimi ishte një mundësi për të shkëmbyer mendime dhe pikëpamje mbi proceset aktuale politike dhe shoqërore në rajon, si dhe për të nxitur bashkëpunimin dhe mirëkuptimin midis popujve fqinjë. Gjithashtu diskutuam për sfidat me të cilat përballen forcat demokratike në Ballkan, si…

Lexo më Shumë

Albulena Haxhiu, e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, po përballet me sfida të mëdha për të siguruar mandatin e saj. Deri më tani, emri i Haxhiut është hedhur në votim gjashtë herë, me rezultatin e një dështimi të përsëritur. Në pesë seancat e mëparshme, ajo ka siguruar vetëm 57 vota, ndërsa seanca e fundit e mbajtur sot i ka dhënë marrëveshje vetëm 54 deputetë për të votuar në favor të saj. Kjo situatë ka ngjallur shumë reagime dhe shqetësime në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila vazhdon të insistojë se Haxhiu është kandidatja ideale për të drejtuar…

Lexo më Shumë

Detaje të reja janë zbuluar nga konflikti në një zyrë elektorale në zonën e “Ali Demit” në Tiranë, ku në vendngjarje janë gjetur dy plumba të paplasur. Sipas policisë, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarje është konstatuar se xhami i zyrës është dëmtuar me sende të forta. Gjithashtu, raportohet se shtetasit e përfshirë në konflikt janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet, ndërsa vijon puna për kapjen e tyre. Ende nuk është bërë e qartë shkaku i konfliktit dhe personat e përfshirë. Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se…

Lexo më Shumë

Ka pasur zëra të ndryshëm që ka krisje mes çiftit Teuta dhe Adonisi. Mirëpo këto thashetheme aktorja i hodhi poshtë me postimin e fundit. Në Instastory ka publikuar një fotografi në gjirin familjar ku shihet bashkë me prindërit, vajzat dhe bashkëshortin Adonisin. Ata janë mbledhur për të festuar ditëlindjen e Tarës e cila ditë me parë mbushi 15-vjet jetë.

Lexo më Shumë

Nëna e Kejsi Spahillarit, e cila ka rezultuar nga hetimet se qëndron pas vdekjes së të dashurit të saj, 18-vjeçarit Antonio Karafili, më 14 Qershor 2018 në Voskopojë, ka mohuar përfshirjen e të bijës në krim, duke e cilësuar historinë si sajesë. Në një prononcim për mediat, nëna e së resë pretendon se historia në fillim ka qenë ndryshe nga çfarë ka rezultuar pas hetimeve. Ajo ka treguar se e bija dhe Antonio ditën e ngjarjes kishin qenë në Korçë, ku dhe kishin pasur një zënkë mes tyre e më pas ishin ngjitur në Voskopojë. Siç tregon ajo, 18-vjeçarit Antonio Karafili kishte…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka kaluar në gjykim dosjen në ngarkim të avokatit Radovan Çela, lidhur me çështjen ‘Toyota Auris’. Radovan Çela ka qenë avokat i Alfred dhe Elvis Vladi, të arrestuar në vitin 2018 pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit, si pjesë e të ashtuquajturës dosja ‘Toyota Yaris’. Çela është përfshirë  në dosjen e ish-Kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka. Në dosje janë përfshirë gjithashtu ish-oficerja e policisë gjyqësore pranë ish-prokurorisë për Krime të Rënda, Erjona Daupaj dhe Astrit Vladi. Ndaj tyre rëndojnë akuzat e korrupsionit në disa raste, si dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm…

Lexo më Shumë

AFET – Confirmation hearing of Marta KOS, European Commissioner-designate for Enlargement Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë histori të trishtueshme në Ballkan për anëtarësim në BE, tha Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, e cila po viziton sot Pragën. “Shumë gjëra kanë ndryshuar që kur isha kandidat për Komisionere dhe tani. Zgjerimi është i ndryshëm tani nga ç’ishte pesë vjet më parë. Shumë gjëra kanë ndryshuar në muajt e fundit, me zgjedhjet në SHBA situata gjeopolitike ka ndryshuar. Dhe sot, me zgjerimin, po kthehemi te themelet për të cilat u themelua BE-ja, që janë siguria dhe…

Lexo më Shumë

Katër turiste spanjolle janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion në një apartament në rrugën e Kavajës. Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetaset me iniciale A. R., 26 vjeçe, B. P., 26 vjeçe, E. R., 26 vjeçe dhe S. R., 27 vjeçe. Ndërkohë, gjatë kontrollit në këtë ambient dhe kontrollit fizik ndaj 27-vjeçares, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shuma parash dhe një sasi të vogël Cannabisi. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset…

Lexo më Shumë

Vrasja e Antonio Karafilit, 18-vjeçarit që u gjet i varur në pyll në Voskopojë më 14 Qershor të vitit 2018, është zbardhur pas shtatë vitesh. Ndërsa fillimisht çështja u raportua si vetëvrasje, pas dyshimeve të familjes, çështja u rihap dhe pas hetimeve u zbulua edhe e vërteta tronditëse. 18-vjeçari u vra nga e partnerja Kejsi Spahillari dhe Rexhep Vathi, i moshuari me të cilin ajo kishte krijuar lidhje paralele. 24-vjeçarja ndodhet në Kanada ku ka krijuar familje, ndërsa Gjykata e Korçës ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë. Ndërsa Rexhep Vathi i ka dhënë fund jetës në gusht të vitit 2024. Bisedat…

Lexo më Shumë

Kompania e internetit Yahoo ka shprehur interes për të blerë shfletuesin Google Chrome, një lëvizje që mund të ndodhte nëse një gjykatës federal amerikan vendos që Google duhet ta shesë atë për të shmangur akuzat për monopol. CEO i Yahoo, Brian Provost, theksoi rëndësinë e blerjes në një seancë gjyqësore, duke demonstrur se kompania e tij sheh potencial të madh në këtë marrëveshje. Ai shprehu besimin se Chrome mund të shitet me një çmim prej disa dhjetëra miliardë dollarësh. Kjo lëvizje është pjesë e një tendence më të gjerë që ndërlidh planet ambicioze të Yahoo për t’u rikthyer si një…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari komentoi deklaratën e nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, i cili tha se “bashkëpunimi i Taravarit me BDI-në do të ishte vetëvrasje politike”.Taravari tha se dihen vendimet e deritanishme të partisë dhe se në rast të ndonjë vendimi tjetër, vendosin organet e partisë.“Ne kemi organe partiake. Vendimet tona i sjellim vetë. Deri tash, vendimi ynë është vetëm me lista për këshilltarë ASH të del e vetme. Për kandidatë për kryetarë komunash, kemi thënë se jemi të hapur, para se gjithash me VLEN-in. Nëse kanë disponim, nëse nuk kanë disponim, opsioni i dytë është të shkojmë vetë,…

Lexo më Shumë