I akuzuar për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj dy vjet më parë, i pandehuri Naim Murseli ka rrëfyer versionin e tij në seancën e sotme në Gjykatë, duke u betuar edhe për fëmijët se nuk ishte prezent në momentin e krimit. Ai ka thënë se nuk ka bërë asnjë marrëveshje për të vrarë bashkëshorten e tij Liridona Ademaj. “Nuk kishte asnjë marrëveshje për të vrarë Liridonën”, ka thënë ai. Gjithashtu, sipas raportimeve të medias kosovare, ai ka theksuar se në momentin e vrasjes ai dhe fëmijët nuk ishin në makinë. “Ju betohem në dy fëmijët e…
Author: almakos
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli sot vendimin për ish drejtoreshën e Tirana Parking, Eglantina Zere dhe 4 zyrtarëve të tjerë, konkretisht Enkeljda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha si dhe Kristo Zhulati duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Sipas vendimit të Apelit, të pandehurit u shpallën fajtorë për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe secilit iu dha një dënim prej 9 muajsh burg, i cili u reduktua me një të tretën në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, duke rezultuar…
Një sasi e madhe e produkteve të duhanit pa pulla akcize është sekuestruar gjatë një aksioni të ekipeve mobile doganore dhe zyrtarëve të Doganës së Manastirit, në një objekt tregtar me pakicë në Strugë.Sipas njoftimit zyrtar, vlera e mallrave të sekuestruara tejkalon 1.8 milionë denarë, ndërsa me këtë aktivitet është parandaluar shmangia e pagesës së akcizës në vlerë prej 509 mijë denarësh. Gjatë kontrollit, autoritetet kanë gjetur 1.027 kuti cigare, 1.387 cigare elektronike, 530 cigarilo, 503 paketime duhani për nargjile, 77 puro dhe 19 paketime duhani për tymosje, të gjitha pa pulla akcize. Kundër personave përgjegjës është iniciuar procedura përkatëse…
Zhvillohet këtë të enjte në ministrinë e Brendshme intervistomi i 8 kandidatëve që kanë aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës pas dorëheqjes së Ermal Onuzit. Intervistimi i 8 kandidatëve do të bëhet sipas rendit alfabetik: Arian Sopiqoti, Denis Deliu, Faik Basha, Ilirjan Hasanaj, Liman Hoxha, Simon Zereci, Vasil Çuni dhe Zaje Osma. Denis Deliu është ish deputet i PS-së, i cili hyri në parlament pasi Lefter Maliqi la mandatin e tij. Ndërsa Faik Basha ka qenë anëtar i kryesisë së Partisë së Lirisë, por njoftoi “divorcin” me partinë në prill të vitit të kaluar para…
Në fshatin Bërvenicë të rrethinës së Tetovës pesë persona kanë përfunduar në pranga pasi policia pas një bastisjeje gjeti armë, drogë dhe para.Më 28.01.2026 në orën 06.40, nëpunës policorë nga SPB Tetovë – Njësia kundër Tregtisë së Palejuar të Drogës dhe Armëve i privuan nga liria I.J. (43), S.Z. (36), D.P. (69), D.P. (65) dhe S.Z. (42), të gjithë nga f. Bërvenicë. Janë realizuar bastisje në f. Bërvenicë, në disa shtëpi, në hapësira ndihmëse dhe në automjete udhëtarësh, në bazë të urdhrit të mëparshëm të lëshuar nga gjykata. “Me këtë rast, tek I.J. janë gjetur pesë pako me një materie…
Sot mbahet në GJKKO seanca e radhës paraprake për dosjen në ngarkim të Ilr Metës, Monika Kryemadhit dhe personave të tjerë. Në gjykatë janë paraqitur ish deputetja Kryemadhi si edhe avokati i kreut të PL, Kujtim Cakrani. Kryemadhi përshëndet gazetarët, të cilët i kërkojnë t’i bëjnë pyetje por në një moment ajo dëgjohet duke thënë se “tani do të hyjmë ne” .
Policia ka arrestuar një 32-vjeçar, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Mjedë–Spathar”. Sipas policisë, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi mjetin, është përplasur me barrierat metalike të urës së Spatharit dhe më pas ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës. Si pasojë e aksidentit, 32-vjeçari dhe një pasagjer po marrin mjekim në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërsa një pasagjer tjetër është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës. NJOFTIMI : Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Mjedë-Spathar”, informojmë se specialistët e qarkullimit…
Për shkak të protestave nga shoferët e kamionëve, disa pika kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi janë bllokuar për transportin e mallrave. Siç njoftojnë nga Makam-Trans, transportuesit nga Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi filluan protestë më 26 janar 2026 duke bllokuar pikat kufitare për hyrjen dhe daljen e automjeteve të mallrave nga vendet, e cila do të zgjasë derisa të kapërcehet problemi i regjistrimit të qëndrimit të shoferëve në zonën Shengen. Pikat kufitare që janë të bllokuara janë: Deve Bair, Dellçevë, Novo Sellë, Dojran, Bogorodica, Mexhitlia, Qafë Thanë, Bllacë, Bllatë dhe Stenje.Terminalet kufitare për hyrjen…
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se mbi 345 milionë lekë do të shpërndahen si dëmshpërblim për 15 bashki të vendit, të cilat u prekën nga zjarret gjatë sezonit veror. Sipas ndarjes, shuma më e madhe e fondeve do të përfitohet nga bashkia e Krujës me 146 milionë lekë, e ndjekur nga Gramshi me 86,6 milionë lekë dhe Finiqi me 40 milionë lekë. NJOFTIMI: Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se mbi 345 milionë lekë dëmshpërblime do të shpërndahen për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës. Ndarja sipas bashkive: Delvinë – 36 mln lekëDibër – 10,5 mln lekëGramsh – 86,6…
Policia ka goditur një tjetër rast të ushtrimit të prostitucionit në Durrës. Pas një hetimi dyjavor, janë proceduar penalisht 4 persona, dy shtetase braziliane dhe dy shtetas shqiptarë. Në gjendje të lirë u proceduan dy shtetase braziliane, Th. C., 35 vjeçe, dhe A. F., 39 vjeçe, të cilat dyshohet se kishin marrë me qira një apartament në zonën e Vollgës, të përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit. Po ashtu u proceduan edhe dy shtetas shqiptarë, E. D. dhe S. A., banues në Durrës. Gjatë kontrollit të ambientit, policia sekuestroi shuma parash në valuta të ndryshme, konkretisht 1 080 euro,…
Ndonëse Shqipëria është një nga shtetet më të vogla të Europës, shtetasit e saj janë të shpërndarë nëpër vendet e Bashkimit Europiane, duke qenë në listën e vendeve kryesore për kombësinë e vendeve të jo BE-së që janë rezidentë në Bashkimin Europian. Nëse krahasohet me madhësinë e popullsisë, vendi ynë kryeson listën në Europë, në një tregues të përmasave të mëdha të emigracionit. Sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat, shtetasit shqiptarë u renditën në vend të 11 në grafikun e kombësive kryesore të shtetasve jo të BE-së, që janë rezidentë në BE në vitin 2024, sipas numrit në…
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e jugut reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 900-1000 metër dhe juglindje në lartësitë mbi1000-1100 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar kryesisht në juglindje. Era do të fryjë me drejtim juglindja – jugperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore…

