Agjencia Teknike-Operative plotësisht i hedh poshtë si të pavërteta informacionet për moszbatim të dispozitave të Ligjit për Agjencinë Teknike-Operative, të cilat ishin thënë nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme Naqe Çulev, në konferencën për media të mbajtur më 28.05.2020.
ATO, në pajtim me kompetencat e saja ligjore të përcaktuara në nenet 2 dhe 3 të Ligjit për ATO, duke vepruar si organ ndërmjetësues siguron kalim dhe lidhje teknike mes operatorëve dhe organeve të autorizuara për shkak të zbatimit të ndjekjes së komunikimeve në bazë të urdhrit gjyqësor në përputhje me Ligjin për ndjekjen e komunikimeve dhe pa qasje deri te përmbajtja e komunikimit të ardhshëm;, thuhet në kumtesën e ATO-s.
Sistemi i ndjekjes së komunikimeve, informojnë nga ATO, është vendosur ashtu që rol të vetëm ndërmjetësues për lidhje mes operatorëve organeve të autorizuara ka ATO, me çka qasja deri te organet e autorizuara MPB dhe ASK, realizohet përmes rrjeteve të veçanta për lidhje nga objektet e tyre deri te pajisja aktive e rrjetit me leje të MPB-së dhe në hapësirën e MPB-së ku janë vendosur të dyja institucionet.
ATO është organ i pavarur shtetëror i formuar me ligj, i cili për punën e tij dërgon raport deri te Kuvendi i RMV-së. Që nga formimi i tij e deri më sot, në ATO pa kurrfarë vërejtjesh ishin zbatuar shumë kontrolle nga trupat kompetente për kontroll dhe mbikëqyrje në Ligjin për ndjekjen e komunikimeve.
Data 21.09.2026
Aktuale
- Rama për vendimin e Speciales: Shqipëria do t’i qëndrojë në krah Kosovës
- Mickoski takohet me Rubion: Po forcojmë partneritetin strategjik me SHBA-në
- Përleshje në Prishtinë: Arrestime dhe lëndime në ngjarjen e dhunshme
- Pasojat e aktgjykimit të Speciales për Kosovën: Një analizë e thellë
- Përplasja për pagat e magjistratëve/ Rama fton në tryezë institucionet e drejtësisë: Të flasim për një mekanizëm të ri
- Dimitrievski i përgjigjet LSDM-së: “Kujdes mos ju shfaqet edhe ZNAM 3.0!”
- LSDM kërkon rritje të pagës minimale pas rritjes së shportës sindikale
- Përleshje në aeroportin e Shkupit: Sherr masiv para udhëtarëve në terminal



