Në mënyrë indirekte, përmes qëndrimit se sipas propozimeve të Nimicit, duhet të gjendet një emër që ka një emër me përcaktim gjeografik ose kohor, nga kabineti i kryeministrit grek Aleksis Cipras e hedhin poshtë propozimin e pranuar nga pala maqedonase për “Republika Ilinditase e Maqedonisë”.
Sipas korrespondentes të MIA-s nga Athina, në njoftim është komenti mbi deklaratat e kryeministrit
Zaev.
” E përshëndesim pranimin i mirëpritur të IRJM-se se zgjidhja e emrit nuk mund të ekzistojë pamiratimin e një emri erga omnes, respektivisht për përdorim të përgjithshëm. Megjithatë, ne inkurajojmë fqinjët tanë të vazhdojnë të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje të pranueshme
me përcaktim gjeografik ose kohor ashtu si parashikon pakoja e propozimeve që i paraqiti i dërguari special i OKB-së Methju Nimic”, citohet në njoftimin nga kabineti Cipras dhe edhe një herë përsëriet qëndrimi grek se zgjidhja dhe gjithçka që ka të bëjë me heqjen e irredentizmit duhet të garantohet me revizionin e kushtetutshmërisë.
Shumica e partive opozitare greke, siç publikoi paraprakisht MIA e kanë hedhur poshtë emrin “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, sepse ata besojnë se nuk e eliminon irredentizmin.
Data 27.10.2026
Aktuale
- Elvana Gjatës i është tharë shpirti pasi ka marrë lajmin për tragjedinë në Pejë, i përloti të gjithë me fjalët për Arlinda Zekajn
- Mediat shtetërore: Sulmet ajrore jordaneze vrasin 5 civilë në jug të Sirisë
- Nora Istrefi “godet” me vendimin e fundit, nuk është më vetëm, është vet e dyta
- Shasivari: Austria, partner strategjik në rrugën drejt BE-së dhe në forcimin e shtetit të së drejtës
- Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
- Fërçkoski paralajmëron efektin domino: Ndryshimet në Serbi mund të tronditin edhe Maqedoninë e Veriut
- 3 persona të lënduar në aksidentin në Çair, policia jep detajet
- Haradinaj: Tërheqja e ligjit për Specialen, një intrigë mes PDK-së dhe Presidentes


